ADRA

ADRA është akronimi që i referohet Agjencisë Adventiste për Zhvillim dhe Ndihmë.[1] Ajo është një agjenci humanitare e drejtuar nga Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë, që vepron në mbi 120 vende për të luftuar varfërinë dhe për të krijuar ndryshime të qëndrueshme. ADRA përqendrohet në zhvillimin individual, komunitetit dhe në ndihmën në rast fatkeqësish. Po ashtu, ADRA është një autoritet i nxitjes së një ekosistemi dashamirës i biznesit në Emiratin e Abu Dabit. Të dyja organizatat luajnë role të rëndësishme në fushat e tyre përkatëse, njëra në përpjekjet humanitare dhe tjetra në rregullimin e biznesit.

Agjencia Adventiste për Zhvillim dhe Ndihmë

ADRA është një organizatë humanitare ndërkombëtare jofitimprurëse e krijuar në vitin 1956. Misioni i ADRA-s është “respekt dhe dashuri për të gjithë” dhe ndihmon njerëzit në nevojë pa dallim feje, race apo kombësie. Fushat në të cilat ajo vepron janë:

  • Ndihma urgjente në ushqim, ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore gjatë fatkeqësive natyrore
  • Projekte për përmirësimin e jetesës së komuniteteve të varfera: bujqësi e qëndrueshme, ujësjellës, mikrofinanca
  • Arsimi ndërtim shkollash, bursa studimi, programe për alfabetizim
  • Klinika lëvizëse, vaksina, trajnime për higjienë dhe parandalim sëmundjesh

ADRA Albania është dega shqiptare e Adventist Development and Relief Agency, një organizatë humanitare botërore[2] e Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë. Vepron në Shqipëri që prej 1993-shit, dhe prej vitit 2000 vepron si organizatë joqeveritare me seli në Tiranë dhe përqendrohet në disa fusha kryesore:

  • Arsimi dhe mbështetja e fëmijëve
  • Fokus i veçantë tek fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara, për shembull Rom/Rromë, Egjiptianë, ose familje me të ardhura të ulëta
  • Përkrahja e familjeve dhe komuniteteve
  • Ndikim në fushat e mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave njerëzore
  • Reagim ndaj emergjencave
  • Shëndetësi dhe informacion publik
  • Edukim për masat mbrojtëse kundër sëmundjeve, trajnim të stafit lokal
  • Projekti i udhëheqjes së rinisë, aktivizim qytetar, promovimi i mirëkuptimit mes komuniteteve dhe nxitja e bashkëpunimit mes familjeve dhe shkollave

Veprimtaria në komunitete

Zonat: Kruja dhe periferi e Tiranës.

Fëmijë nga komunitetet Rom, Egjiptiane, dhe fëmijë shqiptarë me vështirësi sociale, ekonomike ose arsimore.

Referime

  1. ^ cite_ref-1 "ADRA Albania". adraalbania.org (në anglisht).[lidhje e vdekur]
  2. ^ cite_ref-2 "ADRA Our Work Across the World". adra.org (në anglisht).

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.