Agger
Një agger (latinisht)[1][2] është një barrikadë, pengesë ose ledh fortifikues romak. Fjala ndonjëherë përdoret për fortifikimet, si Agger Servianus, një pjesë e Murit Servian të Romës, i cili e mbronte qytetin në krahun e tij më të brishtë, Campus Esquilinus. Ai konsistonte në një ledh të dyfishtë që bartëte fortifikime të frikshme. Sidoqoftë në përdorimin modern, veçanërisht në arkeologjinë britanike, zakonisht përdoret për të përshkruar bregun ose argjinaturën mbi të cilën ndërtoheshin rrugët romake. Itinerari i një rruge romake shpesh mund të gjurmohet sot nga vija dalluese e agger përgjatë peizazhit[3] dhe madje edhe kur shkatërroheshin nga bujqësia, brigjet e mbetura mund të vijojnë duke i lejuar arkeologët në vitet e fundit të gjurmojnë itinerarin e rrugëve romake duke përdorur lidarin.
Fortifikimi
Agger, si një ledh mbrojtës, do të shfaqej në Latium nga shekulli VIII p.e.s.,[4][5] zakonisht përreth zonave më pak të mbrojtura në mënyrë natyrore të një vendbanimi.[6][7] Një strategji e tillë mbrojtëse me gjasa u nxit nga gjeologjia vendore e Italisë Qendrore, e cila përbëhej kryesisht nga terrene kodrinore, duke lejuar për vendbanime që mbështeteshin gjerësisht te mbrojtja natyrore dhe vetëm i shtonin rrethimiet me fortifikime të kufizuara njerëzore.[8] Site të ndryshme laciale përmbajnë dëshmi kategorish të tjera strukturash mbrojtëse.[6] Për shembull, në Romë, ka dëshmi të një palisade druri—e datuar nga Periudha III—që u ndërtua në krye të një hendeku të mbushur me shtuf të lidhur me baltë.[9]
Agger-ët e rrugëve romake

Agger-i i rrugës zakonisht ndërtohej nga pastrimi fillimisht i kreut të terrenit, para se të gërmohej një hendek i cekët përgjatë vijës së rrugës, megjithëse në disa shembuj rrugësh ushtarake, ndërtoheshin drejtpërdrejtë mbi sipërfaqen ekzistuese pa e hequr bimësinë. Krijoheshin themele të forta (në Britani vetëm 28% e rasteve ishin prej guri[10]), përpara ndërtimit të agger-it, zakonisht nga materiale me burime të afërta me rrugën, duke përfshirë gurë, tdhe, rërë dhe baltë, ndonjëherë në shtresa, jo shpesh, por gjithmonë të ngjeshur fortë në një masë solide.
Disa nga këto materiale vinin nga gërmimi i hendeqeve (fossae), të cilat zakonisht shoqëronin një rrugë romake. Këto hendeqe shpesh vendoseshin në një largësi nga agger-i,[11][12] kur funksioni i tyre duket se përkufizonte rrugën, në vend që të mundësonte dranazhimin, megjithëse në zonat malore, me reshje të shumta dhe terren më të vështirë, ishte mjaft e zakonshme të gjeje hendeqe pranë agger-it për të ndihmuar me dranazhimin. Meqë hendeqet shpesh ishin (por jo gjithmonë) mjaft të cekët, quhen 'hulli kanali' nga arkeologët, materiale të mëtejshme rruge shpesh merej nga gropat e guroreve pranë rrugës, që shpesh mund të formojnë vija të gjata, ose të bashkoheshin për të formuar atë që në fakt ishte një gërmim guroreje. Vetëm rrallë materiali sillej nga një largësi.
Ky përdorim i materialeve vendore, veçanërisht në rrugët ushtarake (viae militares), nënkuptonte se herë pas here në ndërtimin e agger-it nuk kishte gurë fare. Në fund, agger-i mbulohej me gurë të vegjël në një sipërfaqe materialesh më të vogal si zhavor dhe dhe, dhe mysëtohej për të siguruar kullim të mirë të sipërfaqes së rrugës. Rrugët e shtruara gjenden rrallë jashtë qyteteve, as afër vetë Romës madje.

Agger-ët e pak rrugëve të rëndësishme romake në Britani dhe Evropë, mbijetojnë si ledhe të larta lineare dhe deri relativisht afër shumë studjues besonin se ato ishin ndërtuar në atë mënyrë. Për shembull, Rruga Ermine në veri të Linkolnit, e cila mbijoton në vende deri në 1.5 m e lartë dhe në gjerësi deri në 15 m, u përshkrua nga Margary si të ishte 'një nga më madhështoret në Britani, duke u rivalizuar vetëm nga Ackling Dyke'.[13] Rruga tjetër romake nga Linkolni për në Jork ishte e njohur si Ledhi Romak në vende të ndryshme midis Donkasterit dhe Tadkasterit, duke qëndruar afërsisht 2 m e lartë dhe ishte akoma në përdorim në shekullin e XVIII, siç përmendet nga një gravurë në Eboracum të Francis Drake në vitin 1736.
Sidoqoftë, hulumtimet moderne arkeologjike kanë treguar (mbi këtë rrugë dhe të tjera), se kur u ndërtuan së pari këto rrugë agger-ët përgjithësisht nuk ishin të mëdhenj fare – qe mbulimet e mëvonshme dhe rindërtimet që i shtuan gjithmonë e më shumë materiale agger-ëve që i bënë ato të merrnin madhësi të dallueshme. Për shembull, kur u hulumtuar afër fundit të Korsisë së Tillbrixhit, agger-i origjinal romak i Rrugës Ermine u konstatua të kishte qenë vetëm 6.5 m i gjerë dhe 50 cm i lartë[14][15] me shumicën e agger-it të madh që ishte post-romak dhe me gjasa deri i shekullit të XVIII.
Shiko gjithashtu
- Rrugët romake
- Ura romake
- Via Appia
- Aqua Appia
- Via Candavia
- Via Cassia
- Rruga Flaminia
- Via Egnatia
- Via Salaria
- Vallum
- Arx
- Castellum
- Castra
- Burgus
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Peripli
- Periplusi i Pseudo-Skylaksit
- Tabula Peutingeriane
- Itinerari
- Itinerarium Burdigalensis - Hierosolymitanum
- Itinerarium Antonin Augusti
- Agentes in rebus
- Albaniana (fortesë romake)
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cirku Romak
- Contio
- Curia Calabra
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dominati (Roma)
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Frumentarii
- Harku i Triumfit
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Insula
- Itinerarium Antonin Augusti
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Limes
- Limes Pannonicus
- Limes Danubii
- Limes Sarmatiae
- Limes Moesicus
- Limes Alutanus
- Limes Transalutanus
- Limes Porolissensis
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Ludi
- Legjioni romak
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Martesa në Romën e lashtë
- Mitologjia romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Monarkia romake
- Mos maiorum
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Trajanit
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Optimates dhe populares
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plumbata
- Principati (Roma)
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Tirones
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Turma (njësi ushtarake)
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vigiles
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Referime
- ^ cite_ref-Cham20_1-0 Macdonald, A. M., red. (1972). Chambers Twentieth Century Dictionary (në anglisht). Chambers. fq. 20. ISBN 0-550-10206-X.
- ^ cite_ref-2 "Agger Definition". Merriam Webster Dictionary (në anglisht). Marrë më 4 mars 2023.
- ^ cite_ref-3 Ivan Margary; John Baker (1973). "Introduction". Roman Roads in Britain (në anglisht) (bot. i 3-të). fq. 18–22. ISBN 0-212-97001-1.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEZiółkowski200542_4-0 Ziółkowski 2005, f. 42.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEPiegdoń201490_5-0 Piegdoń 2014, f. 90.
- ^ a b Amoroso 2010, f. 5.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEZiółkowski200531_7-0 Ziółkowski 2005, f. 31.
- ^ cite_ref-FOOTNOTECifani201382_8-0 Cifani 2013, f. 82.
- ^ cite_ref-FOOTNOTECifani202042_9-0 Cifani 2020, f. 42.
- ^ cite_ref-10 Davies, Hugh (2002). Roads in Roman Britain (në anglisht). Stroud, Glouçestershajër: Tempus Pub. fq. 58. ISBN 0-7524-2503-X. OCLC 53967437.
- ^ cite_ref-11 Davies, Hugh (2002). Roads in Roman Britain (në anglisht). Stroud, Glouçestershajër: Tempus Pub. fq. 70–71. ISBN 0-7524-2503-X. OCLC 53967437.
- ^ cite_ref-12 Margary, I. D. (1939). "Roman Roads with Small Side Ditches". Antiquaries Journal (në anglisht). 19: 53–56.
- ^ cite_ref-13 Margary, Ivan Donald (1973). Roman Roads in Britain (në anglisht) (bot. i 3-të). Londër: J. Baker. fq. 236. ISBN 0-212-97001-1. OCLC 847314.
- ^ cite_ref-14 Haken, Mike (2018). "2d Lincoln - Old Winteringham". The Roads of Roman Britain (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2023. Marrë më 4 mars 2023.
- ^ cite_ref-15 Brett, Alex; Clay, Chris. Archaeological Excavation Report: Ermine Street / Tillbridge Lane Junction, Lincolnshire [raport i pabulikuar] (në anglisht). Linkoln: PCAS. fq. 1.
Bibliografia
- Amoroso, Angelo (2010). "Crustumerium: Characteristics of a Frontier Settlement". International Congress of Classical Archaeology. Meetings Between Cultures in the Ancient Mediterranean (Rome, 22-26 September 2008) (në anglisht). Bollettino di Archeologia.
- Brett, Alex; Clay, Chris. Archaeological Excavation Report: Ermine Street / Tillbridge Lane Junction, Lincolnshire [raport i pabulikuar] (në anglisht). Linkoln: PCAS.
- Cifani, Gabriele (16 mars 2013). "The Fortifications of Archaic Rome: Social and Political Significance". Focus on Fortifications (në anglisht). doi:10.2307/J.CTVH1DV3D.12.
- Cifani, Gabriele (2020). The Origins of the Roman Economy: From the Iron Age to the Early Republic in a Mediterranean Perspective (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-1-108-47895-3.
- Davies, Hugh (2002). Roads in Roman Britain (në anglisht). Stroud, Glouçestershajër: Tempus Pub. ISBN 0-7524-2503-X. OCLC 53967437.
- Haken, Mike (2018). "2d Lincoln - Old Winteringham". The Roads of Roman Britain (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2023. Marrë më 4 mars 2023.
- Macdonald, A. M., red. (1972). Chambers Twentieth Century Dictionary (në anglisht). Chambers. ISBN 0-550-10206-X.
- Margary, Ivan Donald (1939). "Roman Roads with Small Side Ditches". Antiquaries Journal (në anglisht). 19: 53–56.
- Margary, Ivan Donald (1973). Roman Roads in Britain (në anglisht) (bot. i 3-të). Londër: John Baker. ISBN 0-212-97001-1. OCLC 847314.
- Piegdoń, Maciej (22 qershor 2014). Dąbrowa, Edward (red.). "Some Remarks on War Rituals in Archaic Italy and Rome and the Beginnings of the Roman Imperialism". Electrum (në anglisht). 21. Krakov. doi:10.4467/20800909EL.14.001.2781. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2024.
- Ziółkowski, Adam (2005). "The aggeres and the rise of urban communities in Early Iron Age Latium". Archeologia (në anglisht). ISSN 0066-605X.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.