Akide
| Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
| Islam |
|---|
Islami si sistem jetësorë e pikë së pari si besim monoteist (besim në një Zot) përmban Akaidat (6 elemente kryesore e besimit) të cilët duhet pranuar dhe besuar për t'u llogaritur si pjese e tij - për t'u bërë mysliman.
Në Suretu el-Bekare ajeti 285 Zoti thot (2:285): "I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".
Kur u pyet Muhammedi (a.s.): Ç'është imani?' Ai tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes. (Transmeton Muslimi).
Elementet e besimit të plotë në Islam janë:
Besimi në një Zot
1. Besimi në një Zot ose Besimi në All-llahun një - nënkupton njësimin e Zotit. Të pranuarit e Zotit si një i cili është i vetmi pa shoqërues e as ndërmjetësues dhe lutjet duhet drejtuar vetëm Tijë i cili i ka tëgjitha karakteristikat e përkyrjes me tëgjitha vyrtytet e mira.
Ja ♪5far thot Zoti në Suretu El Ihlas ajeti 1, 2, 3, 4 : (112:1,2,3,4)
- Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
- 1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
- 2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
- 3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
- 4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Besimi në engjujt
2. Besimi në melaqet (engjujt) - nënkupton të besuarit në ekzistimin e engjujve. Besimtari mysliman duhet të besoj se Zoti ka krijuar engjujt (ekzistojnë) dhe se ato janë të krijuara nga drita dhe se janë pa mëkate dhe kryejnë të gjitha urdhërat e All-llahut xh.sh.
Besimi në të dërguarit
3. Besimi në të dërguarit nënkupton të besuarit në pejgamberët e Zotit, të dërguarit e zotit nga Ademi a.s. e gjer tek Muhammedi a.s. duke mos bër asnjë dallim mes tyre.
Ja çfar thot Zoti në Suretu En Nahl nSuretu En Nahl ajetin 36 : (16;36) Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djave...
Besimi në librat e shenjtë
4. Besimi në librat e shenjtë nënkupton të besuarit se Zoti përpos Kur'anit u ka dërguar dhe libra tjerë popujve në tokë përmes të dërguarve tjerë që janë Inxhili (ungjilli)-Isa a.s. (Jezusi), Libri i Musait - Musa a.s. (Mojsiu),a.s dhe Kur'ani Muhammedi s.a.v.s..
Ja çfar thot Zoti në Suretu esh-Shura ajeti 15: (42:15) e thuaj: “Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu, jam urdhëruar të mbajë drejtësi mes jush, All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj...
Besimi në jetën pas vdekjes
5. Me besimin në botën e ardhshme nënkuptohet të besuarit në tërë atë që na ka informuar All-llahu Xh.Sh. në Librin e Vet dhe i Dërguari i Tij në Hadithin e vet, mbi atë se çka do të ndodhë pas vdekjes, siç është: provimi dhe vuajtja apo kënaqësia në kabur (varr), ringjallja pas vdekjes, tubimi në një vend, parashtrimi i librit të veprave, llogaria, peshimi (matja) i veprave, Huvdi (Burimi), ura Sirat, shefa’ati, Xhenneti, Xhehennemi dhe çdo gjë tjetër që All-llahu Xh.Sh ka përgatitur në to për banorët e tyre.
Besimi në përcaktimin e Zotit
6. Besimi në përcaktimin e All-llahut Xh.Sh. është një nga bazat e akidesë dhe baza e gjashtë e imanit. Andaj kush e mohon kaderin (përcaktimin e All-llahut XH.SH.), ai ka dalur nga feja e All-llahut XH.SH..
Që në fillim e kemi cituar Hadithin e Ibni Umerit r. a, prej të cilit transmetohet se, Resulull-llahu e, kur e pat vizituar Xhibrili dhe e pat pyetur për imanin, ka thënë: "Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij, botën e ardhshme dhe se çdo gjë që ndodh (e mirë a e keqe), ndodh sipas përcaktimit të All-llahut."
Definicioni i kadaasë dhe i kaderit
Dijetarët islamë kanë qëndrime divergjente përkitazi me definicionin e kadaasë dhe kaderit. Disa këto i konsiderojnë si sinonime për një gjë të njëjtë, kurse disa të tjerë kaderin e definojnë ndryshe nga kadaaja, duke thënë: "Kaderi është dituria e All-llahut XH.SH. mbi atë se çka do të bëjnë krijesat e Tij në të ardhmen.218 Ndërsa kadaa është krijimi i krijesave nga ana e All-llahut XH.SH. në pajtueshmëri me diturinë dhe me vullnetin Tij."
Lidhje të jashtme
- http://al-quran.info/#&&sura=2&aya=177&trans=en-arthur_arberry&show=both,quran-uthmani&format=rows&ver=1.00 Arkivuar 29 janar 2009 tek Wayback Machine
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.