Alba
Alba është emri në gjuhën skoceze gaelike për territorin e Skocisë, dhe në të kaluarën u referohej edhe ishullit të Britanisë së Madhe në tërësi. Gjithashtu, në historiografinë angleze, përdoret për t'iu referuar qytetarisë së bashkuar të piktëve dhe skocezëve në shekullin IX, përpara se ajo të zhvillohej në Mbretërinë e Skocisë në mesjetën e vonë. Ky emër ka lidhje etimologjike me emrat në gjuhën irlandeze gaelike Albain dhe në gjuhën mankse Nalbin, dy gjuhët e tjera keltike goidelike, si edhe emrat në gjuhët keltike britanike, Alban në kornisht dhe Yr Alban në uellsisht. Këto emra lidhen, dhe kanë rrjedhje nga emri grek të lashtë për Britaninë, Albion.[1]
Etimologjia
Termi fillimisht shfaqet në tekstet klasike si Ἀλβίων (Albíōn) në shkrimet e Ptolemeut në greqisht, dhe më vonë si Albion në dokumentet latine. Historikisht, termi i referohej Britanisë së Madhe në tërësi dhe bazohet në një rrënj indo-evropiane për ngjyrën e bardhë. Pastaj ky emër u përdor për mbretërinë e piktëve, një popull i lashtë kelt i Skocisë.
Me kalimin e kohës, ky emër nganjëherë u rilatinizua në periudhën e mesjetës edhe si Albania. Pikërisht nga ky emër marrin emrin Albany për kryeqytetin i shtetit amerikan të Nju Jorkut dhe emrin e qytetit Albany në Australi. Është e paqartë nëse ky emër mund të ketë të njëjtën prejardhje me eksonimin Albania që përdoret më së speshti për Shqipërinë.
Përdorimi modern

BBC Alba, një kanal televiziv i BBC që transmetohet kryesisht në gjuhën skoceze gaelike, u lançua në vitin 2008 dhe transmetohet në Skoci.
Shih edhe
Referime
Definimi i alba tek WikiFjalori[2]
- ^ cite_ref-1 A. MacBain - Etimological Dictionary of Scottish Gaelic
- ^ cite_ref-2 "BBC Scotland Alba | Naidheachdan | Gàidhlig air lèintean rugbaidh na h-Alba". www.bbc.co.uk (në galishte skoceze). Marrë më 2022-12-10.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.