Awake
| Stampa:Encodefirst | ||||
|---|---|---|---|---|
| Studio album by | ||||
| Dalë më | 4 tetor 1994 | |||
| Regjistruar | maj – korrik 1994 One On One studios Devonshire studio | |||
| Zhanri | Progressive metal | |||
| Kohëzgjatja | 1:15:01 | |||
| Etiketa | EastWest | |||
| Producentis | John Purdell Duane Baron | |||
| Dream Theater chronology | ||||
| ||||
Awake është albumi i katërt i progressive metal bendit Dream Theater, i lëshuar më 4 tetor 1994. Albumi është shumë më i rëndë dhe më i zymtë se albumet e mëparshme të bendit, si dhe është albumi i fundit me sintisajzeristin Kevin Moore.
Këngët
- "6:00" – 5:31 (muzika nga Dream Theater, teksti nga Moore)
- "Caught In A Web" – 5:28 (Dream Theater, Petrucci/LaBrie)
- "Innocence Faded" – 5:43 (Dream Theater, Petrucci)
- "A Mind Beside Itself: I. Erotomania" – 6:45 (Dream Theater, instrumentale)
- "A Mind Beside Itself: II. Voices" – 9:53 (Dream Theater, Petrucci)
- "A Mind Beside Itself: III. The Silent Man" – 3:48 (muzika dhe teksti nga Petrucci)
- "The Mirror" – 6:45 (Dream Theater, Portnoy)
- "Lie" – 6:34 (Dream Theater, Moore)
- "Lifting Shadows Off A Dream" – 6:05 (Dream Theater, Myung)
- "Scarred" – 11:00 (Dream Theater, Petrucci)
- "Space-Dye Vest" – 7:29 (muzika dhe teksti nga Moore)
Anëtarët pjesëmarrës
- James LaBrie – vokal
- Kevin Moore – tastierë
- John Myung – bas kitarë
- John Petrucci – kitarë
- Mike Portnoy – bateri
Shënime
- Këngët 4,5,6 formojnë një suitë tri-pjesëshe të quajtur A Mind Beside Itself. Ato janë të quajtura kështu në pjesën e brendshme të kopertinës së CD-së; sidoqoftë, në pjesën e jashtme të kopertinës këto këngë janë të rradhitura individualisht, duke mos u përmendur fraza "A Mind Beside Itself". Secila nga këto këngë është e treguar veçmas në CD, dhe Dream Theater zakonisht i trajtonjnë ato si këngë të veçanta (individuale) në koncertet e tyre. Por, sidoqoftë, ato janë performuar edhe së bashku (njëra pas tjetrës) në koncertin Live Scenes from New York me emrin "A Mind Beside Itself", pjesa I, II, dhe III.
- Ngjashëm, këngët "The Mirror" dhe "Lie" mund të thuhet se janë pjesë të një kënge të ndarë në gjysmë. Ato lidhen shumë rrjedhshëm në mes veti dhe gjasojnë shumë me pjesën e këngës "The Mirror" e cila përsëritet në mënyrë alternative në solo-n e "Lie". Edhe pse janë të shkruara nga anëtarë të ndryshëm të bendit, ato ndajnë temat e njëjta: tradhëtinë, besën dhe humbjen e kontrollës.
- Kevin Moore pas inçizimit të albumit shpalli se do të largohej nga bendi, gjë kjo që sipas John Petrucci-t ishte e papritur. Kështu ai u përjashtua edhe nga proceset e bërjes së albumit (si p.sh. miksimit) dhe nuk u paraqit në dy video-klipet e inçizuara nga bendi.
- Bendi kurrë nuk e ka performuar këngën "Space-Dye Vest" live. Mike Portnoy ka deklaruar se ata nuk dëshirojnë që ta performojnë këtë këngë pa Kevin Moore, sepse "kënga është e tij", dhe ata nuk do ta përfhinin në album po ta dinin se Moore do ta linte bendin. Moore-it iu janë dhënë disa shansa që ta performojë këtë këngë bashkë me pesë anëtarët e Dream Theater, por deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha.
- Në një shënim të demos së albumit, Mike Portnoy shkruan: "Në prapavështrim, teksti i Kevin-it në këngën "6:00" dhe teksti i John-it në "Innocence Faded" tregojnë të dy anët e keqësimit të marrëdhënieve në mes tyre.
Grafiku performues
- Awake - #32
UK Top 75 Albums:
- Awake - #65
Billboard Mainstream Rock Singles:
- "Lie" - #38
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.