Bindi

Bindi (latinisht: Bindus) ishte hyjnia ilire e ujërave dhe burimeve. Bindi adhurohej kryesisht nga fisi i japodëve dhe pjesërisht nga dardanët e fise të tjera. Pamje të hyjnisë mund të gjenden dhe sot në ndërtesat e lashta në Ulqin. Hyji paraqitej si një burrë me mjekër dhe me gjysëm e trupit si peshk dhe që mbante në një dorë tredhëmbëshin dhe delfinin në dorën tjetër.[1] Në disa mbishkrime, zoti ilir Bindi, është identifikuar me Neptunin romak.

Kuptimi i emrit

Sipas studiuesit Rexhep Doçi, emri i hyjit Bind vjen nga kuptimi që lidhet me kultin e ujit, me ujin që buron (del) prej tokës dhe habit e bind njerëzit. Ai shpjegon se fjala bind është përcjellë edhe në gjuhën e sotme shqipe si kompozitë e përbërë prej dy fjalësh bin+d, nga: i binë (i mbirë, i bimë) + prej dheut, tokës.[2]

Altarët e shumtë kushtuar këtij hyu ilir (me dedikim BINDO NEPTUNO SACRUM), janë gjetur në territorin e japodëve të vjetër afër burimit të përroskës Privilica, në afërsi të Bihaçit në Bosnje. Padyshim, në këtë lokalitet të vetmuar gjendej një faltore, ose me fjalë tjera, një vend i shenjtë kushtuar Bindusit. Kjo hyjni mbronte ujërat, sidomos burimet, dhe si e tillë identifikohej me zotin Neptun. Aty ku janë zbuluar altarët janë gjetur sasi të mëdha brirë dhish, flijuar Bindusit.

Shih edhe

Burime të dhënash

  1. ^ cite_ref-1 "Bindi - hyj japod apo hyj gjithilir? (Kopje e arkivuar_". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2016. Marrë më 16 janar 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ cite_ref-2 Fjala pellasge-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.