Celuloza

Struktura 3D se celulozës,me katër molekula të glukozës

Celuloza është një karbohidrat kompleks, përbërësi kryesor i mureve të qelisë së bimëve dhe rrjedhimisht përbërësi kryesor i shumë fabrikuesve të produkteve të fijeve, si letra, dërrasa, pambuku dhe pëlhura. Bimët tradicionale perëndimore për prodhimin e celulozës ishin pambuku dhe lini. Druri ka qenë burim kryesor i bërjes së fijeve të letrës që nga viti 1850.

Celuloza është polisakaridi më i përhapur në botë bimore. Është i ndërtuar prej një numri të madh mbetjesh të glukozës, që hidrolizon me vështirësi dhe nuk mund të përdoret si ushqim për njerëzit. Masa molekulare relative e celulozës është e lartë, prej 1 milion deri në dy 2 milionë, që do të thotë se një molekulë celulozë përmban 6 mijë deri 12 njësi (C6H10O5). Celuloza nuk shërben si lëndë ushqyese, sepse nuk shpërbëhet në organizmin e njeriut dhe të disa kafshëve, me perjashtim të disa kafshëve ripërtypëse. Celuloza është përbërëse e të gjitha indeve (lat.: celula- qeliza). Celuloza është ndërtuese e skeletit të bimëve, p.sh drurit.

Vetitë kimike dhe fizike

Është substance pa ngjyrë, e cila nuk tretet në ujë dhe në tretës organik. Celuloza e pastër është e bardhë, e fortë, pa shije dhe pa erë. Ajo bashkëvepron me acide inorganike dhe organike. Glukoza hidrolizon me vështirësi, pas një nxehje të gjatë me acide të përqendruara. Rëndësi të madhe kanë esetret e celulozës me azot dhe acid etanoik (acid acetik). Nitroceluloza është substancë shpërthyese, nga e cila përfitohet baruti pa tym. Në prani të acideve celuloza hidrolizon dhe jep glukozë si monosakarid të vetëm. Masa molekulare e celulozës sillet rreth 250.000-100.000, që do të thotë se molekula e celulozës mban rreth 1500 mbetje të celulozës.

Përdorimi

Celuloza përdoret si lëndë e rëndësishme në degë të ndryshme të industrisë (industria e letrës, tekstilit, llaçit, eksplozivëve, e shiritave filmikë, etj.). Celuloza është përbërë prej vargjeve shumë të gjata të mbetjeve të glukozës, të lidhura për njëra-tjetrës përmes oksigjenit. Me celulozën ndërtohen edhe filtra për filtrimin e mikroorganizmave.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.