Daeva

Daeva (avestanisht: daēuua) është një qenie e mbinatyrshme zoroastriane me karakteristika të pakëndshme. Te Gatha-t, tekstet më të vjetra të kanunit zoroastrian, daeva-t janë " zota që duhen refuzuar". Ky kuptim është - sipas interpretimit - ndoshta edhe i dukshëm në "mbishkrimin daiva " të persishtes së vjetër të shekullit të 5-të para Krishtit. Në Avesta-n e Re, daeva-t janë hyjnitë që nxisin kaosin dhe çrregullimin. Në traditën dhe në folklorin e mëvonshëm, dēw-të (persishte e mesme zoroastriane; persishte e re diva) janë personifikimi i çdo të keqeje të imagjinueshme. Me kalimin e kohës, miti Daeva si Div u integrua në Islam.

Daeva, term i gjuhës iraniane, ndan të njëjtën origjinë me "Deva"-n e hinduizmit, e cila është e ngjashme me deus ("zot") në latinisht dhe Zeusgreqisht. Edhe pse fjala për shpirtrat vedikë dhe fjala për qeniet zoroastriane janë të lidhura etimologjikisht, funksioni dhe zhvillimi tematik i tyre është krejtësisht i ndryshëm. Fillimisht, termi u përdor për të treguar qeniet e folklorit kulturor që paraprijnë përdorimin në shkrimet e shenjta.

Ekuivalentët për daeva-t të avestanishtes në gjuhët iraniane përfshijnë gjuhën pashto, balokishten, kurdishten dêw, persishten dīv/deev. Fjala iraniane u huazua nga armenishtja e vjetër si dew, nga gjeorgjianishtja si devi, nga gjuha urdu si deo dhe nga turqishtja si dev me të njëjtat lidhje negative në ato gjuhë. Në anglisht, fjala shfaqet si daeva, div, deev, dhe në romanet fantastike të shekullit të 18-të të William Thomas Beckford si dive.

Është menduar se koncepti i daeva-ve si një forcë keqdashëse mund të jetë frymëzuar nga perënditë skite.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.