EIPASS
EIPASS (Anglisht: European Informatics Passport) është një program ndërkombëtar certifikimi për kompetencat dixhitale, i zhvilluar nga enti italian Certipass. Programi synon vlerësimin dhe standardizimin e njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), dhe përdoret në kontekste arsimore, universitare dhe profesionale.
EIPASS ofron çertifikime të kompetencave kompjuterike në nivele të ndryshme, të ndërtuara mbi parimin e lifelong learning. Programet përditësohen rregullisht si në përmbajtje, ashtu edhe në aspektet teknike, për t’iu përshtatur ndryshimeve në teknologjinë dixhitale.
Certipass, zhvilluesi i programit, është certifikuar me standardin UNI EN ISO 9001:2008 për menaxhimin e cilësisë në fushën e certifikimeve informatike.
Shpërndarja në Europën Juglindore
Shpërndarja ekskluzive e shërbimeve EIPASS në territorin e Shqipërisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi kryhet nga Certipass Digital Skills, një subjekt që bashkëpunon me institucione arsimore, universitete, ente publike dhe qendra formimi për zbatimin e programeve të certifikimit.
Qendrat e akredituara (EI-Center)
Qendrat që ofrojnë shërbimet e certifikimit EIPASS quhen EI-Center. Ato mund të jenë:
- shkolla publike apo private
- universitete
- qendra formimi profesional
Akreditimi i një EI-Center kërkon plotësimin e kushteve teknike dhe administrative të përcaktuara nga Certipass. Qendrat janë subjekt i monitorimit dhe inspektimit për të siguruar zbatimin e procedurave të provimeve dhe standardeve të cilësisë.
Certifikimi
Për të marrë një certifikatë EIPASS, kandidati duhet të:
- paraqitet në një EI-Center të akredituar;
- pajiset me një EI-Card, e cila përmban kreditet e nevojshme për provimet;
- përfundojë modulet e testimit sipas programit të zgjedhur.
Certifikatat EIPASS përdoren për:
- vlerësim të kompetencave në kontekste arsimore
- aplikime universitare
- aplikime për punë
- dokumentim të aftësive të TIK-ut në CV
Veprimtari dhe projekte
Certipass dhe rrjeti EIPASS marrin pjesë në projekte bashkëpunimi me institucione arsimore dhe organizata kërkimore, përfshirë projekte evropiane të bashkëfinancuara që lidhen me zhvillimin e kompetencave dixhitale dhe edukimin e vazhdueshëm.
Objektivat
Programi synon:
- nxitjen e kulturës dixhitale
- rritjen e kompetencave të qytetarëve në përdorimin efikas të TIK-ut
- mbështetjen e sistemit arsimor dhe tregut të punës me standarde të njohura ndërkombëtarisht
Shih edhe
- Certifikime kompjuterike
- Teknologjia e informacionit dhe komunikimit
Lidhje të jashtme
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.