Filatelia

Filatelia (greqisht.: philatelie nga fjala philos-mik dhe ateleia-pullos letrën) është shprehje që nënkupton grumbullimin e pullave postare. Për shkak të lloj-llojshmërisë që përmban veprimtaria dhe krijimtaria njerëzore, pullat postare janë mjaft të kërkuara nga një gamë e gjerë e qytetarëve. Aktualisht në botë ekzistojnë mbi një milion mbledhës të pullave postare, përkatësisht filatelistë.[1]
Filatelia përfshinë grumbullimin sistematik dhe studimin e pullave dhe dokumenteve tjera postare. Para paraqitjes së pullave të para postare, dërgesat postare janë shënuar me lloj-lloj vulash. Këto lloje të vulave emërohen me “epoka parafilateliste”. Pulla e parë postare është emetuar në Angli me 6 maj të vitit 1840. Në këtë pullë ka qenë e shtypur figura e mbretëreshës angleze Viktoria. Për shkak të ngjyrës së saj të zezë dhe vlerës është quajtur Black penny, përkatësisht peni i zi. Me gjithë rishtypjen e kësaj pulle, gjithsej janë emetuar 63 milion copë.

Grupi i parë i grumbullimit të pullave postare, filatelistët e parë, u formua në Londër në vitin 1863.[2] Që atëherë, në botë janë emetuar rreth 500.000 mijë pulla të ndryshme.
Filatelia në Kosovë
Filatelia e Postës së Kosovës ka filluar më 15 mars të vitit 2000, kur u prodhua emisioni i parë i pullave postare, që pati për temë paqen. Emisioni i parë përmbante 5 pulla postare të shoqëruara me Zarfin e Ditës së Parë.[3]
Që atëherë e deri më tani (2000 - 2008) janë emetuar 37 emisione të pullave postare, me gjithsej 111 pulla postare me vlera të ndryshme nominale.
Tematika e këtyre emisioneve të pullave postare ka qenë e ndryshme, që nga Paqja - Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flora e Fauna e Kosovës... e deri te Artizanalet ë Zbulimet Arkeologjike, Numizmatika e Kosovës, Veprat artistike, etj.
Emetime keqbërëse për filatelinë e Kosovës
Pas emetimit të pullave të para postare ana UNMIK-ut në Kosovë, u edituan edhe disa pulla false e që u përhapën në Evropën perëndimore, në fillim, me një vlerë të madhe këmbimi filatelistik. U quajtën pullat e para postare të Kosovës dhe ishin në gjuhën shqipe. Këto pulla ishin të dy grupeve.
- pulla Jugosllave me vulë në gjuhën shqipe, përmes të cilave dëshirohej të tregohej se janë emetuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Vulat ishin të ndryshme dhe kishin përmbajtje Republika e Kosovës.
- pulla Jugosllave, e më vonë të Serbisë dhe Malit të Zi, më përmbajtje të njëjtë, por me shkrim Kosovë dhe Metohi.
Në Shqipëri pullat postale shtypen nga Posta Shqiptare[4] kurse në Kosovë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.[5]
Shih edhe
Lidhje të jashtme
- tanmarket.com Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine
- collectionist.tanmarket.com Arkivuar 2 gusht 2007 tek Wayback Machine
- Filatelia e Kosovës
- Filatelia e Shqipërisë
- ^ cite_ref-1 "Philately | Collecting, Investing & History | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Marrë më 2025-08-06.
- ^ cite_ref-2 "Brief History". www.rpsl.org.uk (në anglisht). Marrë më 2025-08-06.
- ^ cite_ref-3 "Historiku i Filatelisë - Posta e Kosovës". 2019-09-22. Marrë më 2025-08-06.
- ^ cite_ref-4 "Emisionet e Pullave". www.postashqiptare.al. Marrë më 2025-08-06.
- ^ cite_ref-5 "Filatelia - Posta e Kosovës". 2019-09-03. Marrë më 2025-08-06.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.