Filmseri
Një filmseri (edhe film seri) është një koleksion i filmave i lidhur në pasim, zakonisht të lidhur nëpërmjet personazhit ose personazheve kryesorë të njëjtë ose të lidhur edhe me vazhdimësinë e ngjarjeve nga një film në tjetrin ose thjesht të tregëtuar nën një çadër të përbashkët emërtimi edhe pse mund të mos kenë shumë lidhje personazhesh apo ngjarjesh midis tyre. Marrëdhënia e tyre nuk është fiksuar, por përgjithësisht ndarë një fjalë e thjeshtë diegetik.
Përshkrimi
Zakonisht filmat e një filmserie duhet të jenë të ndërlidhur deri diku zyrtarisht, domethënë të jenë nga i njëjti prodhues. Për shembull, filmseria e Uollt Diznej (ang. Walt Disney) "Liza në Botën e Çudirave" njihet si filmseri më vete nga filmseritë apo filmat e tjerë të shumtë të bërë rreth librit "Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave".
Filmseritë mund të mendohen si të tilla që në fillim por mund të lindin edhe si pasojë e suksesit të një filmi të parë që motivon prodhuesit e krijuesit të zgjerojnë numrin e filmave rreth të njëjtit personazh/e apo duke u përqendruar në personazhe që në filmin e parë ishin si personazhe dytësore ose plotësuese (filma rrjedhës ose ang. spin-off). Filmat pasues të filmserisë mund të jenë filma që trajtojnë vazhdimin e ngjarjeve pas filmit të parë ose paraprirës, filma që paraprijnë ngjarjet përpara filmit të parë.
Sipas numrit të filmave në një filmseri kemi emërtimet e mëposhtme:
- 2 në një seri = Sequel ose Duologji
- 3 në një seri = Trilogji
- 4 në një seri = Tetralogji
- 5 në një seri = Pentalogji
Filmseria me më shumë filma është ajo e Uong Fei Hung (ang. Wong Fei Hung) me mbi 68 filma[1].
Lista e filmserive popullor
- Harry Potter
- Godfather
- The Lord of the Rings
- James Bond
- Oliver Twist
- Star Wars
- X-Men
- Pink Panther
- Batman
- Superman
Shiko edhe
Burim i të dhënave
- ^ cite_ref-1 "Most films in a movie series". Guinness World Records (në anglishte britanike). Marrë më 2021-03-27.
| Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.