Fixhi
Republika e Fixhit फ़िजी गणराज् Matanitu Tugalala o Viti | |
|---|---|
| Motto: Fixhianisht: "Rerevaka na Kalou ka Doka na Tui" (Kini frikë Zotin dhe nderoni Mbretëreshën) | |
| Anthem: "Zoti e bekoftë Fixhin" | |
Fixhi në Oqeani | |
| Kryeqyteti and largest city | Suva 18°10′S 178°27′E / 18.167°S 178.450°E |
| Official languages | Fixhianisht Anglisht |
| Gjuhët minoritare | Gjuha rotuman |
| Ethnic groups (2016)[1] | 56.8% vendas Fixhian 37.5% Indo-Fixhian 1.2% Rotuman 4.5% të tjerë |
| Feja |
|
| Etnonimi | Fixhian |
| Qeverisja | Republikë kuvendore |
| Wiliame Katonivere | |
| Frank Bainimarama | |
| Legjislatura | Kuvend |
| Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 18,274 km2 (7,056 sq mi) (151) |
• Ujë (%) | e papërfillshme |
| Popullsia | |
• 2018 estimate | 926,276 (161) |
• 2017 census | 884,887 |
• Dendësia | 46.4/km2 (120.2/sq mi) |
| GDP (PPP) | 2022 estimate |
• Gjithsej | $12.370 miliard |
• Per capita | $13,598 |
| GDP (nominal) | 2022 estimate |
• Gjithsej | $5.172 miliard |
• Per capita | $5,685 |
| Gini (2013) | 36.4 medium inequality (2013) |
| HDI (2019) | high (93) |
| Monedha | Dollari Fixhian (FJD) |
| Zona kohore | UTC+12 (FJT) |
• Summer (DST) | UTC+13 (FJST) |
| Formati i datës | dd.mm.yyyy |
| Kodi telefonik | +679 |
| ISO 3166 code | FJ |
| TLD-ja e internetit | .fj |
Uebfaqja fiji.gov.fj | |
Fixhi, emri zyrtar Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani.Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.Ka 322 ishuj dhe 522 ishujza.106 prej ishujve janë të pa banuar.87% i sipërfaqes së Fixhit përbëhet nga dy ishujt më të mëdha të vendit, në Viti Levu dhe Vanua Levu.
Historia
Edhe para zbulimit të Ishujve Fixhi nga Evropianët në shekullin XVII, jetonin njerëzit në këtë vend. Në gjurmimet që janë bërë në Fixhi janë gjetur objekte si tas e tenxhere që datojnë 1000 vjet para lindjes së Krishtit. Deri në shekullin XIX evropianët kanë vazhduar kolonizimin e Fixhit. Në vitin 1874 Fixhi hyri në kontrollin Anglez. Nga ana e Anglezëve në Fixhi u sollën punëtorët Indian. Në vitin 1970 fitoi pavarsinë. Në vitin 1987 u ekzekutuan dy grusht shtetet e suksesshme, dhe qeverisja e përbashkët Indiano-Fixhi përfundoi. Indianët kërkuan të mbeten nën sovranitetin Anglez, ndërsa Fixhianët vendas përkrahnin pavarsinë. Pas kësaj shumica e Indianëce mërguan në Indi.
Politika
Fixhi është Republikë Parlamentare.Më 1 shtator 2009 është nxjerrë nga Komonvelti.[3]
Gjeografia
Ishujt e arqipelagut i ngjajne nje patkoi kali, te rrethuar nga breza te shumte korali, qe lagen nga deti i Koros. Ishujt kryesore jane Viti Levu, Vanua Levu, Taveuni, Kandavu, Koro dhe Rotuma. Me origjine vullkanike, paraqesin depozita te bollshme kalkari dhe karakterizohen nga nje morfologji kryesisht malore e theksuar e cila, gjate bregdetit i le vendin nje fashe luginore. Pika me e larte e arqipelagut është mali Viktoria ose Tomaniivi (1.324 m), ne Viti Levu. Lumenjte jane pak; vetem Viti Levu pershkohet nga rrjedhje uji te rendesishme si Singatoka dhe Rewa. Klima është subtropikale, e ngrohte dhe e lagesht, me reshje te vazhdueshme sidomos midis nentorit dhe prillit te perqendruara sui pjeset lindore dhe juglindore. Mesatarja vjetore e temperatures është 25 °C, ajo e reshjeve rreth 2500 mm. Bimesia karakterizohet nga pyje te dendura dhe, ne zonat me te thata, nga trakte savane; neper ishuj jane te pranishme depozita ari dhe manganezi.
Ekonomia
Fixhi është një shtet me pasuri të shumta minerale, me pyje dhe burime peshku.Është ndër shtetet me ekonomi më të zhvilluar në Ishujt e Paqësorit[3]. Çdo vit Fixhin e vizitojnë 300.000 turist.Turizmi dhe Industria e Sheqerit janë sektorët më fitimprurës.Ndërtesa më e lartë në Fixhi, është ndërtesa e Bankës Rezerve me 14 kate.
Demografia
Fixhi ka një popullsi prej 849,000 banorë.51% janë Fixhianët, 44% Indianët, dhe 5% e përbëjnë Evropianët,popujt nga ishujt të tjerë të Paqësorit, dhe Kinezët.
Religjionet dominuese janë 52% Krishterë, 38% Hinduist, 8% Islam dhe 2% të tjera. Gjuhët që fliten në Fixhi janë : Anlishtja (Gjuhë Zyrtare), gjuha e Fixhianëve, dhe Hindishtja e Fixhit.
Kultura
Kultura e Shtetit
Të tjera
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
Lidhje të jashtme
- Finding Fiji Arkivuar 14 prill 2005 tek Wayback Machine
- Official Government of Fiji Arkivuar 8 dhjetor 2020 tek Wayback Machine
- Interactive maps of Fiji
- Official Website of the Parliament of Fiji
Burime
- ^ cite_ref-1 Libri i Fakteve Botërore. CIA. Marrë më 20 gusht 2020.
- ^ cite_ref-2 Raporti i Zhvillimit Njerëzor 2020 Kufiri tjetër: Zhvillimi Njerëzor dhe Antropoceni (PDF). Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. 15 dhjetor 2020. fq. 343–346. ISBN 978-92-1-126442-5. Marrë më 16 dhjetor 2020.
- ^ a b http://tr.wikipedia.org/wiki/Fiji
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.