Fletoret
| URL | https://fletoret.com/ |
|---|---|
Fletoret është nismë vullnetare për dixhitalizimin e veprave letrare në gjuhën shqipe që gjenden në domenin publik, me qëllim shpërndarjen e lirë të tyre. Veprat botohen si tekst i plotë dhe pa pagesë tek fletoret.com, të transkriptuara e të redaktuara nga vullnetarë.
Kriteri i përzgjedhjes është ligjor: sipas ligjit Nr. 35/2016: Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to[1], veprat e shkrimtarëve që kanë vdekur para më shumë se 70 vjetësh janë pasuri publike, dhe pikërisht këta shkrimtarë përbëjnë subjektin e nismës.[2]
Deri në gusht të vitit 2026, tek Fletoret ishin botuar 17 vepra. Faqja liston 13 shkrimtarë, nga të cilët 12 kanë vepra të botuara: Migjeni, Faik Konica, Gjergj Fishta, Lekë Dukagjini, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Fan Noli, Frang Bardhi, Ndre Mjeda, Haki Stërmilli, Zef Serembe dhe Mihal Grameno.
E gjithë përmbajtja e Fletoreve është e hapur nën liçensën Creative Commons CC BY 4.0, me kushtin e vetëm të citimit të burimit.[3]
Emri
Novelat e qytetit të veriut e Migjenit janë shkruar në një fletore, në kopertinën e së cilës shkruhet me germa të mëdha QUADERNO — fjala italiane për fletore. Nisma e ka marrë emrin nga kjo detaj, me idenë që "fletoret e vyera shqip" të ndahen e të mirëmbahen.[2]
Nisma përdor trajtën dixhitalizim (dhe jo digjitalizim), me argumentin që shqipja shkruhet siç flitet.[4]
Historia
Fletoret u themelua në 11 Nëntor 2023.[3]
Puna e para u përqendrua tek Mrizi i Zânavet i Gjergj Fishtës, i transkriptuar nga skanimet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë; vepra u botua e plotë në 7 Mars 2024.[4][5]
Në 20 Tetor 2024, pak para një vjetorit të nismës, e gjithë përmbajtja e Fletoreve u hap për publikun nën liçensën CC BY 4.0.[3]
Veprat
Veprat e botuara shtrihen në më se tre shekuj, nga Apologjia e Skënderbeut e Frang Bardhit (1636) deri tek Albumi i Fan Nolit (1948), dhe përfshijnë poezi, prozë, ese, kujtime, satirë dhe të drejtë zakonore. Të përfaqësuar janë njësoj autorë gegë e toskë, si edhe letërsia arbëreshe me vjershat e Zef Serembes. Tekstet ruajnë drejtshkrimin e botimit të parë, përfshirë germat e gegnishtes së pastandardizuar si â, ê, î, û e ý.[4]
Në poezi mbizotëron vargu atdhetar dhe lirik: poema baritore Bagëti e Bujqësija (1886) e Naim Frashërit, Mrizi i Zânavet (1913) i Fishtës, Juvenilja e Lirija e Ndre Mjedës, Vjersha e Zef Serembes — vargje malli e humbjeje, botuar në Milano një çerek shekulli pas vdekjes së poetit — dhe Vargjet e lira (1936) e Migjenit, ku vend zë aspirata për një botë të re për njerëzit e thjeshtë e të varfër.
Në prozë gjenden Novelat e qytetit të veriut (1936) të Migjenit, romani në formë ditari Sikur t'isha djalë (1936) i Haki Stërmillit, dhe proza satirike Doktor Gjilpëra (1924) e Faik Konicës. Publicistika dhe eseistika përfaqësohen nga Ese e Konicës, një pjesë e të cilave u botuan në revistën Albania, dhe nga Shqipëria - ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhetë? (1899) e Sami Frashërit. Grupit të veprave dokumentare e satirike i bashkohen kujtimet e Mihal Gramenos nga vitet e çetërisë krah Çerçiz Topullit, Kryengritja shqiptare (1925), dhe satira politike Gomari i Babatasit (1923) e Fishtës.
Përveç letërsisë, tek Fletoret botohen edhe Proverba (Emsâl, 1878) e Sami Frashërit dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit — ligjësitë zakonore të Shqipërisë së Veriut, të kodifikuara dhe të botuara më 1933.
Lista e veprave
| Libri | Shkrimtari | Botuar | Tek Fletoret |
|---|---|---|---|
| Vargjet e lira | Migjeni | 1936 | lexo |
| Novelat e qytetit të veriut | Migjeni | 1936 | lexo |
| Doktor Gjilpëra | Faik Konica | 1924 | lexo |
| Ese | Faik Konica | 1932–1938 | lexo |
| Mrizi i Zânavet | Gjergj Fishta | 1913 | lexo |
| Gomari i Babatasit | Gjergj Fishta | 1923 | lexo |
| Kanuni | Lekë Dukagjini | 1933 | lexo |
| Shqipëria - ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhetë? | Sami Frashëri | 1899 | lexo |
| Proverba (Emsâl) | Sami Frashëri | 1878 | lexo |
| Bagëti e Bujqësija | Naim Frashëri | 1886 | lexo |
| Albumi | Fan Noli | 1948 | lexo |
| Apologjia e Skënderbeut | Frang Bardhi | 1636 | lexo |
| Juvenilja | Ndre Mjeda | 1917 | lexo |
| Lirija | Ndre Mjeda | 1901–1911 | lexo |
| Sikur t'isha djalë | Haki Stërmilli | 1936 | lexo |
| Vjersha | Zef Serembe | 1926 | lexo |
| Kryengritja shqiptare | Mihal Grameno | 1925 | lexo |
Burimi i teksteve
Burimi kryesor i materialit është koleksioni i skanimeve të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, i ofruar nëpërmjet Bibliotekës Kombëtare Dixhitale. Ajo që ofrohet atje janë imazhet e faqeve të skanuara, e nuk përfshihet teksti i veprave; pa nxjerrjen e tekstit, vepra mbetet formalisht publike, por praktikisht e palexueshme e e pakërkueshme.[4][6]
Për këtë arsye nisma ka ndërtuar mjete që lehtësojnë transkriptimin e faqeve të skanuara në tekst, të cilat vullnetarët e redaktojnë përpara botimit. Procesi është dokumentuar publikisht, që të mund të përsëritet nga kushdo për vepra të tjera nga i njëjti katalog.[4][6]
Kontributi
Nisma është vullnetare dhe e hapur për kontribute. Sipas faqes, mënyrat e ndihmës përfshijnë rregullimin e gabimeve në përmbajtjen ekzistuese, dërgimin e veprave që mungojnë nga shkrimtarët e listuar, përhapjen e fjalës, si edhe diskutimin në komunitetin tek reddit.com/r/fletoret.[3]
Referime
- ^ cite_ref-autori_1-0 "E Drejta e Autorit - Ministria e Kulturës". 24.11.2023. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2023. Marrë më 15 dhjetor 2023.
- ^ a b "Cilët shkrimtarë mund të jenë pjesë e fletoreve?". Fletoret. Marrë më 3 gusht 2026.
- ^ a b c d "Fletoret - Open Source". Fletoret. 21 tetor 2024. Marrë më 3 gusht 2026.
- ^ a b c d e "Biblioteka Dixhitale". Fletoret. 26 dhjetor 2023. Marrë më 3 gusht 2026.
- ^ cite_ref-5 "Mrizi i Zânavet". Fletoret. 7 mars 2024. Marrë më 3 gusht 2026.
- ^ a b "Si të shtosh një libër nga BKSH Dixhitale". Fletoret. 2 gusht 2026. Marrë më 3 gusht 2026.
Lidhjet e jashtme
Llogaritë zyrtare të Fletoreve janë:
- Faqja: https://fletoret.com/
- Blogu: https://fletoret.com/blog/
- X (Twitter): https://twitter.com/FletoretSQ
- Reddit: https://www.reddit.com/r/fletoret/
- GitHub: https://github.com/Fletoret
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.
