Frekuenca

Frekuenca është numri i ndodhive, të një ngjarje të përsëritur, për njësi kohe. Asaj zakonisht i referohet si frekuencë kohore. Perioda është kohëzgjatja e një cikli në një ngjarje e përsëritur, kështu që perioda është e anasjellta e frekuencës. Si shembull, viti është perioda e orbitës së Tokës rreth Diellit.[1][2]
Për shembull, nëse zemra rreh me një frekuencë prej 120 rrahjesh në minutë, perioda T- intervali i përsëritjes së rrahjes- është gjysëm sekonde, sepse në kaq kohë ndodh një rrahje. Frekuenca është një parameter i rëndësishëm i përdorur në shkencë dhe inxhinieri për të specifikuar shkallën e lëkundjes (oshilimit) dhe dukurive dridhëse (vibruese) si dridhjet mekanike, sinjalet audio (tingulli), valët e radios dhe drita.
Përcaktimi dhe njësitë
Një njësi tradicionale e matjes e përdorur me pajisje mekanike është rrotullim për minutë, e shkurtuar si RPM. 60 RPM janë të barabarta me një herc.[3]
Perioda, zakonisht e dhënë me simbolin T, është gjatësia e kohës e marrë prej një cikli , dhe është reciprokja e frekuencës f:
Njësia SI për periodën është sekonda. Njësia SI e frekuencave është herc (Hz), e cila përcaktohet si një cikël për sekondë.
Madhësitë e lidhura
- Frekuenca këndore, zakonisht e shënuar me gërmën greke ω (omega) përcaktohet si shkalla e ndryshimit të zhvendosjes këndore (gjatë rrotullimit), θ (theta) ose shkalla e ndryshimit të fazës së një vale sinusoidale ose si shkalla e ndryshimit të argumentit të funksionit sinus:
Njësia e frekuencës këndore është radian për sekondë (rad/s), por për sinjale kohore diskrete, mund të shprehet edhe si radian për interval kampionimi, e cila është një madhësi pa dimension. Frekuenca këndore është frekuenca e shumëzuar me .
- Frekuenca hapësinore, e shënuar me , është analogia e frekuencës kohore, por me matjen hapësinore që zëvëndëson matjen kohore:
Përhapja e valës
Për valët periodike në mjedise joshpërhapëse (pra mjedise në të cilat shpejtësia e valës është e pavarur nga frekuenca), frekuenca ka një lidhje të anasjelltë me gjatësinë e valës, (lambda). Edhe në mjedise shpërhapëse, frekuenca e një vale sinusoidale është e barabartë me shpejtësinë e fazës të valës thyer për gjatësinë e valës:
Në rastine valëve elektromagnetike në vakum, atëherë , ku është shpejtësia e valës në vakum, shprehja kthehet në:
Kur valët monokromatike (të një frekuence) kalojnë nga një mjedis në tjetrin frekuenca nuk ndryshon, ndryshojnë shpejtësia dhe gjatësia e valës.
Shikoni gjithashtu
Referime
- Giancoli, D.C. (1988). Physics for Scientists and Engineers (bot. 2nd). Prentice Hall. ISBN 013669201X.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
- ^ cite_ref-1 Sidereal year Shikoni percaktimin e vitit sideral.
- ^ cite_ref-2 The duration of the true solar day
- ^ cite_ref-3 Davies, A. (1997). Handbook of Condition Monitoring: Techniques and Methodology. New York: Springer. fq. 275. ISBN 9780412613203.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Lidhje te jashtme
Definimi i frekuenca tek WikiFjalori
- National Research Council of Canada: Femtosecond comb; The measurement of optical frequencies
- Conversion: frequency to wavelength and back Arkivuar 11 mars 2012 tek Wayback Machine
- Conversion: period, cycle duration, periodic time to frequency
- Keyboard frequencies = naming of notes - The English and American system versus the German system
- Teaching resource for 14-16yrs on sound including frequency Arkivuar 13 mars 2012 tek Wayback Machine
- A simple tutorial on how to build a frequency meter
- Frequency - diracdelta.co.uk - javascript calculation.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.