Gjok Beci

Gjokë Gjin Beci (Zajs, Shqipëri, 30 korrik 1939 - Tiranë, 14 shkurt 2014)[1], autor tekstesh këngësh dhe poezish shqiptar.

Nisi punë në vitin 1955 si mësues në Mirditë, dhe vitet 1960-67 ishte gazetar i Radio Gjirokastrës në Gjirokastër dhe u kthye në Mirditë si drejtor i Bibliotekës së Shtetit në Rrëshen për vitet 1967-74. Me kthimin në Rrëshen nisi shkrimin e teksteve të këngëve dhe në vitin 1970 botoi një përmbledhje poezish, "Kur zgjohen bjeshkët".

Mbas një periudhe "punë korrektonjëse" në ndërmarrjet e ndërtimit të Rrëshenit, në vitet 1979-1985 u bë drejtor i shtëpisë së kulturës në Rubik dhe nga viti 1985 e deri në vitin 1992 ishte drejtor i qendrës së kulturës në Rrëshen.[2]

Ka shkruar tekste këngësh të paraqitura në 18 festivale të RTSh-së, ku njihet për “Rrjedh në këngë e ligjërime” të vitit 1980, të kompozuar nga Fehmi Ibrahimi dhe të kënduar nga Vaçe Zela, si dhe për ansamblin folklorik të Mirditës, kënga e të cilit "Xhamadan i trimërisë" mori çmimin e parë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1978.[3]

Pas viteve '90 botoi dhe disa libra të tjerë me poezi, dhe u njoh për këngën "Kosova e shqiptarisë."

Në vitin 2009 u dekorua me titullin “Mjeshtër i madh i punës”nga presidenti Bamir Topi.

  1. ^ cite_ref-1 "Shuhet në moshën 75-vjeçare poeti Gjok Beci". Gazeta Shqip. 14 shkurt 2014. Marrë më 8 prill 2025.
  2. ^ cite_ref-2 "Gjok Beci, mirditori që krijoi kryeveprat e muzikës shqiptare". KultPlus. 17 shkurt 2017. Marrë më 8 prill 2025.[lidhje e vdekur]
  3. ^ cite_ref-3 "Nderohet poeti Gjok Beci". Gazeta Shqip. 15 shkurt 2014. Marrë më 8 prill 2025.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.