Harry Fultz
Harry Fultz (29 dhjetor 1888 – 30 dhjetor 1980) pedagog amerikan i cili mes dy luftërave botërore e ndihmoi edhe arsimin në Shqipëri.
Biografia
Harry T. Fultz, i lindur në qytetin Salem të shtetit Indiana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punoi deri në 1922 si pedagog në institucione të ndryshme arsimore në Amerikë. Gjatë kësaj periudhe pati një shkëputje 2-vjeçare (1917 - 1919) për shkak të shërbimit ushtarak. Në vitin 1922, Kryqi i Kuq Amerikan e caktoi profesorin e arteve mekanike, 34 vjeçarin Harry T. Fultz, Drejtor të Shkollës Teknike, Tiranë.[1][2]
Drejtor i pare i saj ishte Harry Fultz, pedagog ne shkollen normale ne Indiana dhe ne Institutin Teknologjik Armur. Ne punen e tij ai udhehiqej nga parimi i edukimit te te tjereve permes shembullit personal. Si pedagog me qartesi e pikepamje te kthjellta teorike, pasi shpjegonte teorine, orientonte zbatimin e saj nga materia me moton: Hajde ta bejme se bashku.[3]
Vargje Ilirisë
Në veprën e tij poetike “Lines of Illyria” ose “Vargje Ilirisë” shkruar me të bijen e tij Xhoanën gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, por botuar në vitin 1950 në Nju Jork, ai i ka shënuar kujtimet e tija duke i kushtuar disa vjersha Ilirisë, ku sipas të ndjerit Profesor Zef Nekaj, më shumë se shije poetike, Fultz-i tregon lashtësinë dhe vrazhdësinë e vendit që e frymëzon atë. Z. Nekaj shprehet në vlerësimin e veprës poetike “Vargje Ilirisë”, se Z. Fultz i ka kushtuar Shqipërisë mundin dhe vrullin e veprimtarisë së tij burrërore, për më shumë se një dekadë. Ai shpreh aty ankthin për gjëndjen e shqiptarëve në atë kohë, për të arrijturat dhe të parrijturat e tyre dhe ankimin fisnik të zemrës së zjarrtë të një njeriu përparimtar që dëshiron të bëjë sa më shumë për popullin shqiptar.
Shih edhe
Lidhje të jashtme
Referime
- ^ cite_ref-Pearson2004_1-0 Owen Pearson (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39. I.B.Tauris. fq. 197–. ISBN 978-1-84511-013-0.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-Instituti_Harry_Fultz_2-0 Websajti Zyrtar. "Instituti Harry Fultz". Instituti Harry Fultz. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2018. Marrë më 17 prill 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-3 "Biografia e Harry T. Fultz". Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2017. Marrë më 6 dhjetor 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.