Hiob
Hiob është roman nga Joseph Roth, një shkrimtari austriak, i publikuar në vitin 1930. Autori e përshkruan rrugën e vuajtjes të një mësuesi fshati me besimin çifut nga një Schtetl në Rusi. Protagonistit, Mendel Singer, i qëllohen në një kohë të shkurtër aq shumë krisma fati, sesa i prishet i gjithë botëkuptimi i tij dhe fillon të dyshojë në zotin edhe plotfuqinë dhe madhërinë e tij.

Përmbajtja
Pjesa e parë
E gjitha fillon me lindjen e djalit fizikisht dhe mentalisht invalidë të Mendel Singer, Menuchim, i cili vuan nga epilepsia, që vlerësohet si dënim i zotit. Duket se Menuchim e qon familjen e tij në fatkeqësi. Fëmijët të tjerë të Mendel e përbuzojnë dhe maltretojnë Menuchim, sepse ndihen të harruar nga e ëma, e cila vetëm po pikëllohet për Menuchim. Poashtu po qesëndisen nga fëmijët të tjerë të Schtetl-it (fshatë të banuar dikur nga çifutët në Evropën lindore : Poloni, Ukrainë, Çeki, Sllovaki, Rumani) për invaliditetin të Menuchim. Edhe dashuria e Mendel për gruan e tij, Deborah, po ndikohet nga lindja.
Një dite vëllezërve më të mëdhenjë po i vjen urdhri për në ushtri. Për më të vogëlin e ëma mund ta organizojë emigrimin në Amerikë, tjetri po lajmërohet për shërbimin në ushtrinë ruse për t'i shpëtuar jetës të rreptë në familje dhe në Schtetl. E bija e Mendel, Mirjam, prapset nga besimi fetar dhe shpëton në mallet dhe ëndrrat në formë të dashurisë me ushtarët kozakë, që janë të stacionuar në fshat - në tmerr të atit. Pas një kohe djali i emigruar po lajmërohet, i cili në Shtetet e Bashkuara quhet "Sam". Me paranë të fituar ai po e merr familjen e tij në "shtetin e lirë". Për të shkuar në rrugë Singersët duhet të lënë pas Menuchim në Rusi.
Pjesa e dytë
Mendel, Deborah dhe Mirjam udhëtojnë me anije në Amerikë. Para se të mbërrijnë e shikojnë Statujën e Lirisë, simbolin e një jete më të mirë. Mirëpo Mendel në shtetin e ri nuk po ndihet mirë, gjithçka i duket e huaj, edhe poashtu djali i tij Schemarjah ("Sam"); gruaja dhe e bija në kundërshtim po e shijojnë jetën moderne dhe shpejt Mirjam dashurohet përsëri: Mac, një shok i ngushtë i Sam. Mendel mallohet për Menuchim, por nuk do ta pranojë këtë. Për fatkeqësi Sam vdes në Luftën e Parë Botërore, në të cilin sapo hyri Amerika. Jonas, vëllai më i madh, lajmërohet si i humbur, dhe më pas vdes gruaja e Mendel, Deborah, nga malli, në fund sëmuret mentalisht e bija, Mirjam. Nga këto krisma fati Mendel e humb besimin fetar të tij, të cilin po e rimerr kur e viziton papritmas i biri Menuchim, i cili gjatë kësaj kohe është shëruar dhe është bërë muzikant i famshëm. Në fund të librit Mendel Singer po e zen gjumi me lumturi dhe qetësi. A vdiq tani, nuk është e qartë.
Pikëlidhja
Vepra e romanit është qartësisht e inspiruar nga historia e Hiobit (apo Ejupit) në Besëlidhjen e Vjetër. Si Hiobi edhe poashtu Mendel Singer duket se po humb gjithçka dhe humb shpresën, duke pasur parasysh fortësinë e "dënimit", në zotin.
Kjo ngjashmëri po kryqëzohet poashtu nga një histori e dytë e Biblës, historinë e Jozefit. Në romanin e Roth kjo është Menuchim i lënë pas në Rusi, që tanimë është shëruar nga epilepsia e tij dhe takohet me të atin në Amerikë si mjeshtër ansambli. Në këtë mënyrë Menuchim po i ngjan poashtu Mesiës si shpëtimtar shërimprurës.
Edicione tekstesh
- Joseph Roth: Hiob. Roman eines einfachen Mannes, Deutscher Taschenbuch Verlag, ISBN 3-423-13020-2
- Edicion teksti në Projekt Gutenberg-DE Arkivuar 30 mars 2010 tek Wayback Machine
- Joseph Roth: Hiob. Roman eines einfachen Mannes, sipas edicionit të librit 1930. Me koment dhe pasfjalë. E publikuar nga Hans Wagener. Stuttgart: Reclam 2010 (UB 18532).
- Joseph Roth: Hiob. Roman eines einfachen Mannes. Me pasfjalë, materiale, tablë kohe dhe koment nga Martin Lowsky. Husum: Verlag Hamburger Lesehefte 2010 (Fletorja 225), ISBN 978-3-87291-224-4
Literatura
- Hans-Jürgen Blanke: Joseph Roth, Hiob: Interpretation. München 1993. Oldenbourg. ISBN 3-486-88657-6.
- Martin Lowsky: Joseph Roth: Hiob. Roman eines einfachen Mannes. Königs Erläuterungen und Materialien (Banda 435). Hollfeld: C. Bange Verlag 2005. ISBN 978-3-8044-1821-9.
- Christine Schmidjell: Joseph Roth. Hiob. Erläuterungen und Dokumente. Stuttgart: Reclam 2004 (Reclam UB 16033).
Filmime
- Hiob. (Austri/Republika Federative Gjermane 1978. Film televizor në tre pjesë. Libri dhe regjia: Michael Kehlmann. Me Günter Mack dhe të tjerë)
Lidhje të jashtme
- Hiob. Romani i një burri të thjeshtë plot tekstin online Arkivuar 30 mars 2010 tek Wayback Machine në Projekt Gutenberg-DE (gjermanisht)
- Iris Radisch: I lumtur dëshpërimisht, recension, në: Die Zeit 34, 14 gusht 2003 (gjermanisht)
- Dieter Schrey: Joseph Roth, Hiob Arkivuar 5 dhjetor 2011 tek Wayback Machine, interpretim (gjermanisht)
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.