Java (programming language)

Java është një gjuhë programimi e orientuar nga objektet, e bazuar në klasa, e ideuar specifikisht për të pasur sa më pak varësi implementimi. Java tenton të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve të shkruajë një herë dhe të ekzekutojë kudo ("write once, run anywhere": WORA), pra i njëjti kod ekzekutohet njëlloj në të gjitha platformat, pa pasur nevojë të një kompilimi të dytë. Programet Java kompilohen në bytecode, i cili ekzekutohet nga një makinë virtuale (JVM), e pavarur nga arkitektura e kompjuterit. Java është gjuha më e përdorur e programimit në botë (2014), kryesisht për aplikacione klient-server, me më shumë se 10 milionë zhvillues. Java u zhvillua si fillim nga James Gosling tek Sun Microsystems (blerë së fundi nga Oracle Corporation) në vitin 1995 si një komponent bazë i Platformës Java. Vetë gjuha huazon shumë elemente sintaksore nga gjuhët C dhe C++, por ka më pak karakteristika të nivelit të ulët krahasuar me këto gjuhë.

Implementimet origjinale të kompilatorëve, makinave virtuale dhe klasave standarde të Java-s u shpërndanë nga Sun Microsystems me licensa proprietare. Në maj 2007, Sun i ri-licensoi të gjitha teknologjitë Java me licensen GNU GPL. Palë të tjera kanë zhvilluar implementime alternative të këtyre teknologjive, si përshembull GNU Compiler for Java.

Historiku

James Gosling, Mike Sheridan dhe Patrick Naughton filluan projektin e gjuhës Java në 1991. Java u ideua fillimisht për televizorët interaktivë, por ishte shumë e avancuar për industrinë televizive të kohës. Gjuha fillimisht do të quhej Oak (Pemë lisi), frymëzuar nga një pemë lisi jashtë zyrës së Gosling-ut. Më vonë, emri u ndryshua në Green (Jeshil-llik) dhe në fund fare Java, nga lloji i kafesë, të cilën krijuesit e gjuhës e kishin fixim. Gosling e projektoi gjuhën me sintaksë të ngjashme me C/C++, në mënyrë qe programuesit e tjerë ta kishin të lehtë ta përdornin.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.