LSD

LSD

LSD-ja ose lysergic acid diethylamide është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur. Zakonisht gëlltitet.

Efektet

Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit. Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.

Ndjesitë (shqisat) dhe ndjenjat ndryshojnë, nën ndikimin e LSD-së. Përdoruesi i LSD-së mund t’i përjetoj disa emocione në të njëjtën kohë, ose mund të ketë luhatje prej një emocioni në tjetrin. Nëse përdoret në doza të mëdha, përdoruesi mund të përjetoj delusione dhe halucinacione pamore si dhe e humb orientimin në kohë. Disa përdorues të LSD-së, përjetojnë mendime të tmerrshme, ndjenjë të dëshpërimit, frikë nga humbja e kontrollit,  frikë nga çmenduria dhe vdekja.

Përdoruesit e LSD-së, edhe pasi të ndërpresin përdorimin e saj, mund të përjetojnë “flashbacks” ose ri-përjetimi i disa efekteve të LSD-së. Ato mund të ndodhin papritmas, pa paralajmërim, disa ditë deri në më tepër se një vit pas ndërprerjes së përdorimit të LSD-së. Tek disa njerëz, këto efekte “flashback” mund të përsëriten pa pushim dhe mund të shkaktojnë shqetësim ose të çrregullojnë funksionimin social dhe atë profesional të personit.

Rreziqet

Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara. Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim. Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.