Lythat


Lythat (Anglisht : Warts) janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion virale specifikisht nga virusi HPV (virusi human papilloma). Ka rreth 60 lloje të ndryshme HPV. Virusi HPV stimulon rritjen e shpejte të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Lythat janë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt, nga kontakt me një objekt që është infektuar nga personi me lytha. Zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen në pjese të tjera të trupit.

Llojet me te përhapur

Plantar verruca pedis - ky lloj lyth-i shfaqet zakonisht me kokrra si ngjyra e lëkurës ose ngjyre kafe e hapur dhe ka damarë shumë të vegjël që dukën si pika të zeza. Shfaqen më shumë në këmbë.

Plantar verruca plana - lyth i sheshte, shfaqet më shumë tek adoleshentet dhe tek fëmijët, janë kokrra të lëmuara dhe pak të sheshta, gjenden më shumë në fytyrë por dhe në këmbë, sidomos tek femrat.

Plantar verruca acuminata - gjenden tek organet gjenitale, përhapen shumë shpejt, janë në ngjyre të lëkurës zakonisht si grup prej 3-4 cope, ndonjëherë janë shumë të vogla.

Kurimi

Në shumë raste lythat janë të padëmshme dhe zhduken vete pa kurim. Lythat në zonën gjenitale duhet të konsultohen menjëherë tek mjeku. Kurimi i lythave behet me :

  • Ngrirje duke përdorur lëng nitrogjen i cili shkakton lythin të bjere zakonisht pas një javë.
  • Ndërhyrje kirurgjike, ku lythi hiqet dhe baza e tij shkatërrohet duke përdorur një gjilpëre elektrike ose siç njihet ndryshe deep freezing.
  • Me laser, kjo përdoret vetëm në rastet kur lythat janë të vështire për tu kuruar

Gjithashtu ka ilaçe të ndryshme që mund të gjenden në farmaci por kjo zgjat gati më shumë se një muaj dhe mbasi lëkura shërohet, ka mundësi që lythi të shfaqet përsëri.

Një metode tjetër popullore e përdorur shumë nga njerëzit është me ngjitës ose duct tape. Vihet duct tape tek zona e infektuar dhe mbahet për gjashtë dite, pas gjashtë ditësh hiqet ngjitësi dhe sona e infektuar futet në ujë duke e mbajtur për disa minuta. Pastaj kruhet mirë me pumice stone. Kjo përsëritet derisa lythi të zhduket, gjë që mund të zgjasi me muaj por që ka dalë të jetë efektive.

Referime

Shendetionline.com [1]

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.