Malcom
|
Malcom në stërvitje me Bordeaux në 2018 | |||
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Malcom Filipe Silva de Oliveira[1] | ||
| Data e lindjes | 26 shkurt 1997 (29 vjeç) | ||
| Vëndi i lindjes | São Paulo, Brazil[1] | ||
| Gjatësia | 1.72 m (5 ft 8 in)[1] | ||
| Pozicioni | Sulmues | ||
| Team information | |||
Ekipi aktual | Barcelona | ||
| Numri | 14 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2008–2014 | Corinthians | ||
| Karriera seniore* | |||
| Years | Team | Apps | (Gls) |
| 2014–2015 | Corinthians | 51 | (7) |
| 2016–2018 | Bordeaux | 84 | (20) |
| 2018– | Barcelona | 8 | (0) |
| International career | |||
| 2015 | Brazili U20[2] | 11 | (1) |
| 2016 | Brazili U23 | ||
| * Club domestic league appearances and goals as of 19:25, 9 mars 2019 (UTC) | |||
Malcom Filipe Silva de Oliveira (lindur më 26 shkurt 1997), ose thjesht Malcom ([ˈmawkõ]),[3] është një futbolliist profesionist brazilian i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Barcelona.
Ai filloi karrierën si profesionist tek Corinthians, duke debutuar në vitin 2014 dhe më pas fitoi Campeonato Brasileiro Série A një vit më vonë. Në janar 2016, ai u transferua tek Bordeaux në Francë, duke luajtur gjithsej 96 ndeshje në dy vite e gjysëm. Në verën e vitit 2018, ai u bashkua me gjigandët e Barcelonës për 41 milion €.
Karriera me klube
Corinthians
Malcom ka lindur në São Paulo, dhe nisi karrierën e tij futbollistike me klubin e qytetit, Corinthians. Në fillim të vitit 2014, ai shkëlqeu në ekipin që doli në vend të dytë të Copa São Paulo de Futebol Júnior mbrapa Santos.[4]
Ai u thirr në ekipin e parë nga trajneri Mano Menezes dhe debutoi si profesionist më 19 mars 2014 në ndeshjen e raundit të parë të Copa do Brasil jashtë fushe kundër Bahia de Feira, duke luajtur në dhjetë minutat e fundit të fitores 2–0 në vend të Jádson.[5] Katër ditë më vonë ai luajti ndeshjen e vetme të tij në Campeonato Paulista, duke hyrë sërisht nga fundi në vend të Lucianos me ekipin që fitoi 3–0 në shtëpi.[6]
Malcom bëri debutimin e tij në Campeonato Brasileiro Série A më 27 prill 2014, si një zëvëndësim i Romarinhos, në një fitore 2–0 kundër Flamengo. Malcom shënoi golin e parë si profesionist më 18 shtator në barazimin 1–1 ndaj Chapecoense në Arena Corinthians ku ai shënoi golin hapës të takimit.[7]
Ai ishte një lojtar i rregullt i ekipit të parë gjatë sezonit 2015 të Campeonato Brasileiro Série A. Ai luajti gjithsej 70 ndeshje dhe shënoi 10 gola gjatë kohës së tij me klubin.[2]
Bordeaux

Ekipi francez Bordeaux siguroi shërbimet e Malcom më 31 janar 2016, duke zëvëndësuar Wahbi Khazri i cili kaloi tek Sunderland. Klubi pagoi 5 milion € për gjysmat e të drejtave ekonomike të tij.[8][9][10]
Ai debutoi në Ligue 1 një javë më vonë, duke luajtur si titullar në humbjen 4–1 përballë Saint-Étienne; ai luajti për 69 minuta para se të zëvëndësohej nga Thomas Touré.[11] Më 10 shkurt, ai shënoi golin e parë për ekipin në ndeshjen e raundit të 16-tave të Coupe de France, duke i dhënë Girondins avantazhin e përkohëshëm 3–2 në humbjen 3–4 në kohën shtesë ndaj Nantes.[12] Atij ju desh të priste 30 prillin për të dhënë asistin e parë, i cili ishte për Cheick Diabaté, në një fitore 4–2 në Troyes, kurse një javë më vonë, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Lorient.[13]
Më 27 shtator 2017, Malcom firmosi një kontratë të re me klubin që do të zgjaste deri në qershor 2021.[14] Sezoni i tij i fundit me klubin ishte më i suksesshëm në aspektin personal; ai shënoi 12 gola në kampionat. Golat e parë erdhën më 19 gusht në barazimin 3–3 kundër Lyon, përfshirë edhe golin e barazimit në kohën shtesë me një gjuajtje nga distanca.[15]
Pas disa performancave pozitive ai u bë shpejt një nga lojtarët e preferuar të tifozëve,[16] dhe në tre sezone në klub shënoi 23 gola në 96 ndeshje në të gjitha kompedicionet.[17] Goli i tij nga distanca kundër Dijon më 1 dhjetor 2017 fitoi çmimin "Goli i Sezonit" nga Trophées UNFP du football.[18]
Barcelona
Më 24 korrik 2018, klubi spanjoll Barcelona lajmëroi transferimin e Malcom në një marrëveshje pesë-vjeçare për një shumë të raportuar prej 41 milion € plus 1 milion € bonuse.[19] Corinthians përfitoi 2.5% të shifrës.[20]
Para këtij transferimi Malcom ishte shumë pranë firmës me klubin italian Roma, tifozët e të cilit kishin dalë në aeroport për ta pritur.[21] Drejti sportiv Monchi deklaroi se klubi do të vepronte ligjërisht kundër Barcelonës.[22]
Për shkak të kufizimeve për lojtarët pa pasaporta të Bashkimit Evropian, Malcom u ja jashtë ekipit që fitoi trofeun e 2018 Supercopa de España.[23] Më 25 gusht, ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin në fitoren 1–0 kundër Real Valladolid në José Zorrilla, duke zëvëndësuar brazilianin tjetër Philippe Coutinho në gjashtë minutat e fundit të takimit.[24] Më 6 nëntor, Malcom shënoi golin e parë zyrtar me klubin në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Interit në UEFA Ligën e Kampioneve.[25]
Karriera ndërkombëtare
Karriera ndërkombëtare e Malcom nisi në vitin 2015 kur ai u thirr në kombëtaren U20 për të luajtur në Kampionatin U–20 të Amerikës së Jugut, ku ai shënoi një gol në gjashtë ndeshje me Seleçãon që e mbylli në vendin e katërt.
Më vonë po në atë vit, ai u thirr si zëvëndësuesi i Kenedy për të luajtur në Kupën e Botës U20 në Zelandën e Re.[26] Malcom luajti në pesë ndeshje, përfshirë edhe finalen, të cilën Brazili e humbi kundër Serbisë.[2]
Në shtator 2018, Malcom u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve nga trajneri Tite për ndeshjet miqësore kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës.[27]
Jeta personale
Malcom i është vënë emri prej aktivistit afrikano amerikan Malcolm X nga babai i tij.[4]
Në korrik 2015, autoritetet vendore të Sao Paulos zbuluan një skemë mashtrimi që zbulonte se Malcom kishte marrë lejen e qarkullimit – e cila zakonisht do rreth tre muaj praktikë – njëzetë ditë para ditëlindjes së tij të 18të.[28]
Malcom ka marrë kritika nga mediat për sjellen e tij tek Bordeaux: në shtator 2017, ai doli një foto me lojtarin kundërshtar Neymar pas një humbje të rëndë ndaj Paris Saint-Germain,[4] dhe tre muaj më pas ai dhe shokët e tij të skuadrës nga i njëjti vend filmuan një video argëtimi jashtë stadiumit pas një humbje.[29]
Statistikat e karrierës
Klube
Redaktuar më 2 dhjetor 2018
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa[a] | Kupa e ligës[b] | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Corinthians | 2014[2] | Série A | 20 | 2 | 3 | 0 | — | 0 | 0 | 1[c] | 0 | 24 | 2 | |
| 2015[2] | Série A | 31 | 5 | 2 | 0 | — | 3[d] | 0 | 10[c] | 3 | 46 | 8 | ||
| Gjithsej | 51 | 7 | 5 | 0 | — | 3 | 0 | 11 | 3 | 70 | 10 | |||
| Bordeaux | 2015–16[2] | Ligue 1 | 12 | 1 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 13 | 2 | |
| 2016–17[2] | Ligue 1 | 37 | 7 | 4 | 2 | 4 | 0 | — | — | 45 | 9 | |||
| 2017–18[2] | Ligue 1 | 35 | 12 | 1 | 0 | 0 | 0 | 2[e] | 0 | — | 38 | 12 | ||
| Gjithsej | 84 | 20 | 6 | 3 | 4 | 0 | 2 | 0 | — | 96 | 23 | |||
| Barcelona | 2018–19 | La Liga | 5 | 0 | 1 | 0 | — | 2 | 1 | 0 | 0 | 8 | 1 | |
| Gjithsej karriera | 140 | 27 | 12 | 3 | 4 | 0 | 7 | 1 | 11 | 3 | 174 | 34 | ||
- ^ cite_ref-30 Përfshirë Copa do Brasil, Coupe de France, dhe Copa del Rey
- ^ cite_ref-31 Përfshirë Coupe de la Ligue
- ^ a b Të gjitha paraqitjet në Campeonato Paulista
- ^ cite_ref-33 Të gjitha paraqitjet në Copa Libertadores
- ^ cite_ref-34 Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
Trofe
Klube
Corinthians[30]
Kombëtarja
Brazil U20
- FIFA U–20 Kupa e Botës ndjekës: 2015[31]
Personale
Referime
- ^ a b c "Malcom". FC Barcelona. Marrë më 2 shtator 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h "Malcom". Soccerway. Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-3 "Pronunciations for Malcom in Portuguese (from Malcom to Malcom)". Forvo.com. Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ a b c Lang, Jack (20 janar 2018). "No ego, no excuses – just a burning desire to win at all costs: Meet Malcom, the 'responsible irresponsible' superstar" [Jo ego, jo justifikime – thjesht një dëshirë djegëse për të fituar me çdo kusht: Njihni Malcom, superyllin e 'papërgjegjëshmin e përgjegjshëm']. The Independent. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-5 "Corintiano, Malcom se emociona com estreia" [Corinthian Malcom i ngazëllyer me debutimin]. Tudo Timão. 20 mars 2014. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-6 "Corinthians 3 X 0 Atlético Sorocaba". Meu Timão. 23 mars 2014. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-7 Marques, João Henrique (18 shtator 2014). "Corinthians joga mal, empata com Chapecoense e esfria ânimo para clássico" [Corinthians luan keq, barazon me Chapecoense dhe humbet ngazëllimin përClássicon]. UOL. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-8 "Le Brésilien Malcom à Bordeaux dimanche" [Braziliani Malcom tek Bordeaux të djelën]. L'Équipe. 30 janar 2016. Marrë më 26 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-9 "Bordeaux bie dakord për të firmosur me Malcom të Corinthians". Get Football News France. Marrë më 31 janar 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-10 "Arambarri and Malcom join Bordeaux" [Arambarri dhe Malcom bashkohen me Bordeaux]. Girondins TV. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2019. Marrë më 31 janar 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-11 "Bordeaux battu par Saint-Etienne" [Bordeaux u mposht nga Saint-Etienne]. Sud-Ouest. 7 shkurt 2016. Marrë më 26 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-12 "Nantes se qualifie et plonge Bordeaux dans la crise" [Nantes kualifikohet dhe hedh Bordeaux në krrizë]. Le Figaro. 10 shkurt 2018. Marrë më 26 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-13 "Malcom quitte les Girondins de Bordeaux" [Malcom lë Girondins de Bordeaux]. FC Girondins de Bordeaux. 24 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 26 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-14 "Malcom prolonge l'aventure!" [Malcom zgjat aventurën e tij!]. FC Girondins de Bordeaux. 27 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-15 Ceillier, Glenn (19 gusht 2017). "Bordeaux arrache le nul à Lyon" [Bordeaux merr barazim me Lyon]. Eurosport. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-16 "Meet Malcom, the other Brazilian forward who is setting Ligue 1 alight". The Guardian. Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-:0_17-0 "Roma win race to land Malcom from Bordeaux" [Roma fiton garën për të marrë Malcom nga Bordeaux]. ESPN.com. Marrë më 23 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ a b Bairner, Robin (23 maj 2018). "Malcom, Aouar, Mbappe and the Ligue 1 Rising Stars of the Season" [Malcom, Aouar, Mbappe dhe yjet në ngritje të sezonit të Ligue 1]. Goal.com. Marrë më 22 gusht 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-19 "Zyrtare/ Malcom bëhet futbollist i Barcelonës, firmos për 5 vite". Sportplus.al. 23 maj 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ cite_ref-20 "Corinthians receberá R$ 4,5 mi com ida de Malcom ao Barcelona" [Corinthians do të marrë R$4.5m nga transferimi i Malcom tek Barcelona]. R7. Estado. 24 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-21 "Malcom ishte në aeroportin e Romës, para se të nënshkruante me Bacelonën". Gazeta Express. 3 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-22 "Barcelona sign Bordeaux's Malcom for £36.5m as Roma consider legal action" [Barcelona firmos me Malcomin e Bordeaux për 36.5 milion £ me Romën që po mendon të marrë masa ligjore]. The Guardian. 24 korrik 2018. Marrë më 25 korrik 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-23 Aldunate, Ramiro (12 gusht 2018). "Valverde plays it safe with regards to non-EU players" [Valverde luan i qetë në lidhje me lojtarët jo-BE]. Marca. Marrë më 30 gusht 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-24 Johnston, Neil (25 gusht 2018). "Real Valladolid 0–1 Barcelona". BBC Sport. Marrë më 30 gusht 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-25 "Ikardi sërish hero, i jep barazimin zikaltërve përballë Barçës (Video)". BalkanWeb.com. 6 nëntor 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-26 "Kenedy está desconvocado da Sub-20. Malcom será seu substituto" [Kenedy hiqet nga skuadra u20. Malcom do të jetë zëvëndësuesi i tij]. Brazilian Football Confederation. 17 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2018. Marrë më 17 maj 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-27 "Malcom, Pablo get first call-ups for Brazil" [Malcom, Pablo marrin thirrjen e para për Brazilin]. Reuters. 21 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2018. Marrë më 23 shtator 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-28 "Detran descobre fraude após jogador do Corinthians tirar CNH" [Departmenti i transporteve zbulon mashtrimin pasi lojtari i Corinthians player merr lejen e qarkullimit]. G1. 16 korrik 2015. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-29 Adam White; Eric Devin (20 gusht 2018). "Gus Poyet melts down as Bordeaux go from crisis to crisis" [Gus Poyet shkrihet me Bordeaux që kalon nga krriza në krrizë]. The Guardian. Marrë më 22 gusht 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-Eurosport_35-0 "Malcom". Eurosport.com.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-36 "Final: Brazil 1–2 Serbia AET". Fifa.com. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.