Marciani
| Marciani | |
|---|---|
Monedhë solidus i Marcianit, ku shkruhet: d•n• marcianus p•f• aug• | |
| Perandor i Lindjes Romake | |
| Sundimi | 25 gusht 450 – 27 janar 457 |
| Paraardhësi | Teodosi II |
| Pasardhësi | Leoni I |
| Regjenti | Valentiniani III (450–455) Petronius Maksimus (455) Avitus (455–456) |
| Lindi | rr. 392 Traki ose Iliri |
| Vdiq | 27 janar 457 (65 vjeç) Kostandinopojë (tani Stambolli, Turqi) |
| Varrimi | Kisha e Apostujve të Shenjtë |
| Bashkëshort(i/ja) | Pulçeria (450-†453) |
| Fëmijët | Marcia Eufemia |
| Shtëpia mbretërore | Teodosiane |
| Feja | Krishtërimi Kalçedonit |
Marciani ([Marcianus] Error: {{Lang}}: invalid parameter: |link= (help); [Μαρκιανός] Error: {{Lang}}: invalid parameter: |link= (help) Script error: The function "transl" does not exist.; lindi në vitin 392 – vdiq më 27 janar 457) ishte një perandor romak i Lindjes me origjinë ilire nga viti 450 deri në vitin 457. Sundimi i Marcianit shënoi rikuperimin e Perandorisë Lindore, të cilën perandori e mbrojti nga sulmet dhe kërcënimet e jashtme dhe bëri reforma në ekonomi. Nga ana tjetër politikat izoluese të Marcianit e lanë Perandorinë Romake Perëndimore pa ndihma kundër sulmeve barbare, që u materializuan në fushatat italiane nga Attila në vitin 455. Kisha Ortodokse Perëndimore e njeh Marcianin si një shenjtor për rolin e tij në përfshirjen në Këshillin e Kishës.[1][2][3][4]
Biografia

Marciani lindi rreth vitit 392[5][6] në Iliri[6] ose në Traki.[7] Historiani i lashtë Joan Malala e përshkruan atë si të gjatë dhe me një lloj pengese në këmbë.[8] Pak nga jeta e hershme e Marcianit dihet. Babai i tij kishte shërbyer në ushtri dhe në moshë të re Marciani u regjistrua në Filipopolis të Trakisë. Në kohën e Luftës Bizantino-Sasanide të viteve 421–422, Marciani kishte të ngjarë të kishte arritur gradën ushtarake të tribunit —historiani Theofanes Rrëfimtari e përmend atë që komandonte një njësi ushtarake. Ai nuk e pa veprimtarinë luftarake, pasi u sëmur në Lici. Atje për të u kujdes Tatiani, i cili do të bëhej praefectus urbi (prefekt i Kostandinopojës) nga Marciani dhe vëllai i Tatianit, Iulius.[9][6][10][11] Marciani në vijim u ngrit për t'u bërë domesticus (asistent personal) i Asparit, magister militum (komandant i përgjithshëm) i Perandorisë Romake Lindore. Pavarësisht se ishte gjysmë-alan dhe gjysmë got, Aspari kishte shumë ndikim në perandori.[6][11][12] Në fillim të viteve 430, Marciani shërbeu nën Asparin në Afrikën Romake, ku u kap nga vandalët. Duke ndjekur propagandën perandorake të shkruar gjatë sundimit të Marcianit,[13] Evagrius Skolastiku, Prokopi dhe autorët e mëvonshëm japin një tregim me gjasa të rremë, në të cilin Marciani, ndërsa ishte në robëri, takoi mbretin vandal Gaiserik, i cili parashikoi se më vonë ai do të bëhej perandor. Pas kapjes së tij, Marciani nuk përmendet më, deri në vdekjen e perandorit lindor, Teodosi II.[6]

Pas vdekjes së papritur të perandorit Teodosi II më 28 korrik 450, në një aksident kalërimi, Perandoria Romake Lindore u përballë me krizën e saj të parë të pasimit në 60 vjetë. Teodosi nuk kishte bijë, as një pasardhës të paracaktuar.[6][14] Aspari, i cili kishte shumë ndikim për shkak të fuqisë së tij ushtarake komplotoi për ta zgjedhur Marcianin në fron, pavarësisht karrierës së tij të panjohur.[11] Pas një muaji negociatash, Pulçeria, motra e Teodosit, pranoi të martohej me Marcianin, me kushtin që ai ti braktiste politikat fetare të Teodosit dhe të thirrte një këshill kishtar.[15] Megjithëse u martua me Marcianin, Pulçeria e mbajti betimin e saj të virgjërisë që kishte bërë në vitin 413, në moshën 14 vjeçe, gjatë tre viteve të martesës së saj me të.[11][16][17]
Historiani Doug Lee pretendon se Zeno, një udhëheqës ushtarak, ndikimi i të cilit ishte i ngjashëm me atë të Asparit, mund të ketë qenë i përfshirë në këto negociata, pasi atij iu dha titulli i rangut të lartë të patricit pas pranimit të Marcianit.[11] Marciani u zgjodh dhe u inaugurua më 25 gusht 450. Zeno do të vdiste brenda një viti nga zgjedhja e Marcianit. Djali i Asparit, Ardaburi, u promovua në komandën e ushtrisë së prefektuarës së lindjes si magister militum per Orientem, shpejtë pas ngritjes së Marcianit.[18][6][19]
Marciani ndryshoi shumë nga veprimet e Teodosit II në marrëdhëniet e Perandorisë Romake Lindore me hunët nën Atilën dhe në çështjet fetare. Marciani revokoi pothuajse menjëherë të gjitha traktatet me Atilën, duke i dhënë fund të gjitha pagesave të tributeve ndaj tij. Në vitin 452, ndërsa Attila po sulmonte Italinë Romake, në atë kohë një pjesë e Perandorisë Romake Perëndimore, Marciani nisi ekspedita përtej Danubit në Rrafshinën e Madhe Hungareze, duke i mundur hunët në zemrën e tyre. Ky veprim, i shoqëruar nga uria dhe murtaja që shpërtheu në Italinë Veriore, i lejoi Perandorisë Romake Perëndimore t'i jepte ryshfet Attilës që të tërhiqej nga gadishulli italian.

Pas një lufte të gjatë me prijësin e hunëve, Atilën, Marciani ishte i lumtur që e kishte parë të vdekur Atilën para syve të tij. Pas vdekjes së Attilës në vitin 453, Marciani përfitoi nga fragmentimi i Konfederatës Hunike duke vendosur fise gjermanike brenda tokave romake si foederati ("aleatë" që ofronin shërbimin ushtarak në këmbim të përfitimeve).[6][20][21]
Politikat fetare
Gjatë shekullit të V, një çështje qendrore fetare ishte debati se si ishin të lidhura natyrat njerëzore dhe hyjnore të Jezusit, duke pasuar debatin arian. Shkolla e Aleksandrisë, duke përfshirë teologë si Athanasi, pohoi barazinë e Krishtit dhe Zotit, dhe në këtë mënyrë i përqëndruar në hyjninë e Krishtit. Shkolla e Antiokisë, duke përfshirë teologë si Theodori i Mopsuestias, të vendosur të mos humbisnin aspektin njerëzor të Krishtit, u përqëndruan në njerëzoren e tij.[22]
Pak pas Marciani u bë perandor, u zhvillua Këshilli i Dytë i Efesit në vitin 449. Këshilli pohoi se Jezusi kishte një një natyrë të bashkuar hyjnore, një pozicion i quajtur monofizitizëm; kjo u refuzua nga papa dhe patriarku i Kostandinopojës, për shkak të diskutimeve mbi çështjen e Kristologjisë, pasi papa dhe patriarku i Kostandinopojës e shihnin besimin monofizit si heretik.[23][24][25]
Për të shfuqizuar Këshillin e Dytë të Efesit, Marciani mblodhi një këshill të ri të kishës perandorake, për të kaluar kanonet universalisht të pranuara, në vitin 451. Pulçeria mund të ketë ndikuar në këtë vendim ose madje ta ketë bërë thirrjen e një këshilli një kërkesë gjatë bisedimeve të saj me Asparin për tu martuar me Marcianin. Kështilli u zhvillua afër Kostandinopojës, kështu që qeveria mund ta vrojtonte nga afër ecurinë. Fillimisht, ai do të zhvillohej në Nikea, e cila bartëte rëndësi të madhe fetare për kishën e hershme, pasi ishte vendi i këshillit të parë, Këshillit të Parë të Nikesë në vitin 325. Megjithatë, Marciani kërkoi me sukses zhvendosjen e tij në Kalçedoni. Ajo ishte afër Kostandinopojës dhe do ta lejonte atë ti përgjigjej me shpejtësi në çdo rast përgjatë kufirit danubian. Këshilli i Kalçedonisë u zhvillua në tetor 451, i ndjekur nga rreth 500 peshkopë, shumica e të cilëve nga Perandoria Romake Lindore, megjithëse e ndoqën edhe dy peshkopë afrikanë dhe dy përfaqësues të papa Leonit të I.[23][26][27] Ky këshill dënoi Këshillin e Dytë të Efesit dhe ra dakord se Jezusi kishte një natyrë hyjnore (physis) dhe një natyrë njerëzore, të bashkuara në një person (Hypostasis), Pa ngatërrim, ndryshim, dallim, ose ndarje.[28]
Këshilli gjithashtu pranoi të dënonte papën koptik Dioskorin I të Aleksandrisë, i cili kishte mbikëqyrur Këshillin e Dytë të Efesit dhe revokimin e dënimeve të Ibas së Edesës dhe Theodoretit, i cili kishte marrë pjesë në këtë këshill. Këshilli gjithashtu përsëriti rëndësinë e Selisë së Kostandinopojës, duke e vendosur atë vendosmërisht në vendin e dytë, pas Selisë së Romës dhe duke i dhënë asaj të drejtën për të caktuar peshkopët në Perandorinë Romake Lindore, mbi kundërshtimin e papa Leonit të I;[6][29][30] patriarkët e Aleksandrisë gjithashtu e kundërshtuan ngritjen e Selisë së Kostandinopojës.[31] Këshilli përfundoi në nëntor 451, pas të cilit Marciani nxori edikte të shumta duke konfirmuar rezultatet e këshillit;[6][29][30] Duke treguar se rezultati i këshillit nuk ishte pranuar universalisht.[32] Një edikt i tillë urdhëronte shtypjen e eutikianistëve, të cilët nuk besonin në bashkimin hipostatik të dy natyrave të Jezusit, duke i përjashtuar ata nga mbajtja e posteve zyrtare dhe kritikimi i Këshillit të Kalçedonisë, duke urdhëruar që literatura e tyre bashkë me atë të nestorianëve të digjej.[33]

Rezoluta anti-miafizite e këshillit çoi në trazirë të madhe civile në rritje në provincat lindore të Sirisë dhe Egjiptit, pasi shumë nga popullsia e tyre ishte miafizite. Mjaftë revolta të dhunshme u shtypën me forca ushtarake pas gjakëderdhjeve të rënda, në Jeruzalem, Aleksandri dhe Antioki;[34] si dhe dërgimi i ushtrisë për të shtypur murgjit e Palestinës dhe vendosjen e trupave në Aleksandri për të siguruar vendosjen e Pretorit të Aleksandrisë, i cili do të zëvendësonte papën e zëvendësuar Dioskori I.[6] Sipas bizantinistit Alexander Vasiliev, edhe pasi këto revolta u shtypën, pakënaqësia popullore me kishën shtetërore mes popullsisë miafizite dhe nestoriane mbeti, pasi provincat lindor u bënë gjithmonë e më shumë të bindur për nevojën e tyre për pavarësi nga Perandoria Romake Lindore. Vasiliev pohon se kjo do të çonte në mungesë aftatgjatë besnikërie përkundrejtë qeverisë së Perandorisë Romake Lindore me provincave lindore, duke e lehtësuar në fund humbjen e këtyryre provincave ndaj persëve dhe më vonë ndaj arabëve.[35] Një tjetër rezultat i këshillit dhe edikteve pasuese ishte se shumë të krishterë, që s’pajtoheshin me këshillin, duke përfshirë shumë nestorianë, mërguan në Perandorinë Sasanide.[36] Ndarja e miafizitëve nga kishat që pranonin doktrinën kalçedonite do të bëhej përfundimtar pas përpjekjeve të dështuara të pajtimit nga perandori Justiniani I (mb.v. 527-565).[37]
Marciani gjithashtu financoi projektet e gjera ndërtimore të Pulçeries deri në vdekjen e saj në korrik 453. Të gjitha ato përqëndroheshin në ndërtimin e strukturave fetare,[6] duke përfshirë Kishën e Shën Mërisë së Blakernes dhe Manastirin e Hodegonit.[38] Marciani krahasohej si me Apostullin Pal dhe mbretin biblik David,[39] nga përfaqësuesit e delegatët në Këshillin e Kalçedonisë.[40]
Vdekja dhe trashëgimia

Mbretërimi i Marcianit përfundoi më 27 janar 457, kur ai do të vdiste në moshën 65 vjeçare, me gjasa nga gangrena.[41][42][43][44] Theodor Lektori dhe Theofan Konfesori thonë se Marciani vdiq pas një procesioni të gjatë fetar nga Pallati i Madh deri në Hebdomon, ku ai bëri udhëtimin në këmbë, pavarësisht faktit se ai mezi mund të ecte, si pasojë e pezmatimit, me gjasa nga podagri.[45] Ai u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, në Kostandinopojë, pranë gruas së tij Pulçeria,[6][46] në një sarkofak porfiri që u përshkrua në shekullin e X nga Kostandini VII Purpurogjeniti te De Cerimoniis.[47] Pas vdekjes së tij, i la Perandorisë Romake Lindore një tepricë thesari prej shtatë milionë monedhash solide, një arritje mbresëlënëse duke duke pasur parasysh rrënimin ekonomik shkaktuar Perandorisë Romake Lindore nga hunët dhe pagesat e haraçit që mernin nga Teodosi.[48]
Megjithëse Marciani kishte një dhëndër, Anthemin, ai nuk kishte ndonjë lidhje me Teodosianët, të cilët vetë Marciani i kishte afruar nëpërmjet martesës së tij me Pulçerien dhe kështu nuk do të konsiderohej një trashëgimtar i ligjshëm dinastik, kështu që Aspari do të luante përsëri rolin e zgjedhësit të mbretit. Ai zgjodhi Leonin I, një oficer komandues 50-vjeçar si perandor. Një burim më i vonë pohon se Senati Romak Lindor ofroi të zgjidhte vetë Asparin, por ai refuzoi, me komentin kriptik: Druaj se një traditë në sundim mund të fillohet nëpërmjet meje. Ky koment shpesh është interpretuar si një referencë ndaj faktit se ai ishte një arjan,[46][49][6] ose prejardhjes së tij alane.[50]
Antemiusi më vonë do të dërgohej nga Leoni për tu bërë perandor romak perëndimor;[6][51], për të mbushur zbrazëtinë e lënë nga vdekja e perandorit Libius Severus që nga viti 465. Leoni e dërgoi Antemiusin me një ushtri të kryesuar nga Marcelini, magister militum i Dalmacisë; pas afrimit në Romë, Antemiusi u instalua si perandor më 12 prill 467.[52]
Ai u trajtua pozitivisht nga burimet e Perandorisë Romake Lindore dhe Perëndimore, shpesh i krahasuar me perandorët Kostandini I dhe Teodosi I.[41] Mbretërimi i Marcianit u pa nga shumë shkrimtarë të mëvonshëm bizantinë, si Theofan Konfesori, si një periudhë e artë: Marciani e siguroi Perandorinë Lindore si politikisht ashtu dhe finaciarisht, vendosi një vijë fetare ortodokse që perandorët e ardhshëm do ta ndiqnin dhe e stabilizoi kryeqytetin politikisht.[6]
Megjithatë, studiues të mëvonshëm ia atribuojnë suksesin e tij, jo thjeshtë aftësisë së tij, por gjithashtu në një shkallë të madhe fatit. Jo vetëm që ai kishte qenë me shumë fat që pati Pulçerien që legjitimoi sundimin e tij, por për shumë kohë gjatë tij, dy kërcënimet më të mëdha të jashtme të perandorisë, Perandoria Sasanide dhe hunët, u përqëndruan në problemet e tyre të brendshme. Për më tepër, asnjë katastrofë natyrore ose epidemi ndodhi gjatë mbretërimit të tij.[38][41] Ai u kujtua me mall nga banorët e Kostandinopojës, të cilët në kurorëzimin e perandorëve të ardhshëm, do të thirrnin sundofsh si Marciani.[53]
Prefekti i Kostandinopojës Tatiani ndërtoi një kolonë kushtuar Marcianit, dikur midis viteve 450–452.[54][55] Ajo qëndron akoma në Stamboll, afër degës veriore të Meses,[56] megjithëse statuja e Marcianit, që kryesonte fillimisht kolonën ka humbur.[57] Marciani gjithashtu pati një shtatore në Formumin e Arkadit, e cila përmbante shtatoret e mjaft pasuesve të Arkadit.[58] Marciani mund të ketë qenë sponsorizues i Krisotriklinosit të Pallatit të Madh të Kostandinopojës. Scriptores originum Constantinopolitarum pohojnë se Marciani e ndërtoi atë, ndërsa enciklopedia Suda e shekullit të X pohon se atë e ndërtoi perandori Justini II, një pikëpamje me të cilën shumica e historianëve bien dakord. Historiani bizantin Joan Zonara pohon se Justini II faktikisht e rindërtoi një ndërtesë më të vjetër, të cilën disa historianë e identifikojnë me Sallën Heptakonke të Justianianit.[59]
Në vitin 1954 u luajt filmi Sign of the Pagan, ku ylli i hollivudit, Jeff Chandler luajti rolin e Marcianit. Jack Palance bashkë-luajti rolin e Atilës, ndërsa Ludmilla Tchérina luajti rolin e Pulçeries.[60]
Shiko edhe
- Perandorët ilirë
- Lista e personaliteteve ilire
- Lista e Perandorëve Bizantinë
- Antemiusi
- Teodosi II
- Anastasi I
- Arkadi
- Leoni I
- Athanasi i Aleksandrisë
- Theodoreti
- Nestorianët
- Miafizitizmi
- Arianizmi
- Koncili i Efesit
- Kisha siriane
- Kisha kopte në Egjipt
- Flavio Fokasi
- Teodosi I
- Kostandini i Madh
- Dinastia e Konstandinit
- Justiniani i Madh
- Dinastia e Justinianit
- Justini
- Tiberi II Konstandini
- Herakleosi
- Konstansi II
- Perandoria Sasanide
- Leoni VI i Dituri
- Kostandini VII Purpurogjeniti
- Leon Pokas i Riu
- Evagrius Skolastiku
- Zosimosi
- Priskos
- Jordanes
- Marcelin Komesi
- Joan Malala
- Joan Zonara
- Ekspansioni islamik
- Basili II
- Leontio
- Teodosi III
- Aleksi I Komneni
- Aleksi i IV Angjelo
- Paleologët
- Perandoria Bizantine
- Iliriku
- Prefektura e Ilirikut
Referime
- ^ cite_ref-1 Kazhdan, Alexander P., red. (1991). "Marcian". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 1296–1297. ISBN 978-0-19-504652-6.
- ^ cite_ref-2 Kazhdan, Alexander P., red. (1991a). "Eparchius Avitus". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 704. ISBN 978-0-19-504652-6.
- ^ cite_ref-3 Kazhdan, Alexander P., red. (1991). "Mese". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 1346–1347. ISBN 978-0-19-504652-6.
- ^ cite_ref-4 Herrin, Judith (2009b). Byzantium: The Surprising Life of a Medieval Empire (në anglisht). Princeton, Nju Xhersi: Princeton University Press. ISBN 978-0-6911-4369-9.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEMeijer2004153_5-0 Meijer 2004, f. 153.
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p Nathan 1998.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEVasiliev1980104_7-0 Vasiliev 1980, f. 104.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEBaldwin198298_8-0 Baldwin 1982, f. 98.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEJonesMartindaleMorris1980714–715_9-0 Jones, Martindale & Morris 1980, ff. 714–715.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEFriellWilliams200584_10-0 Friell & Williams 2005, f. 84.
- ^ a b c d e Lee 2013, f. 96.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEFriellWilliams200545,_75,_84_12-0 Friell & Williams 2005, f. 45, 75, 84.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEThompson195068_13-0 Thompson 1950, f. 68.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee201394_14-0 Lee 2013, f. 94.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee2013104_15-0 Lee 2013, f. 104.
- ^ cite_ref-FOOTNOTESmith2008537_16-0 Smith 2008, f. 537.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEHolum1989209_17-0 Holum 1989, f. 209.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee201398_18-0 Lee 2013, f. 98.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee200143_19-0 Lee 2001, f. 43.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEFriellWilliams200589–91_20-0 Friell & Williams 2005, ff. 89–91.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEElton2018172_21-0 Elton 2018, f. 172.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee2013137_22-0 Lee 2013, f. 137.
- ^ a b Lee 2013, f. 145.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEVasiliev198099,_105_24-0 Vasiliev 1980, ff. 99, 105.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEDevis200481_25-0 Devis 2004, f. 81.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEGallagher2008585_26-0 Gallagher 2008, f. 585.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEWhitworth2017360_27-0 Whitworth 2017, f. 360.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee2013146_28-0 Lee 2013, f. 146.
- ^ a b Lee 2013, f. 147.
- ^ a b Lee 2001, f. 814.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEBauer2010122_31-0 Bauer 2010, f. 122.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee2013148_32-0 Lee 2013, f. 148.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEBury2012380_33-0 Bury 2012, f. 380.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEVasiliev1980105_34-0 Vasiliev 1980, f. 105.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEVasiliev1980105–106_35-0 Vasiliev 1980, ff. 105–106.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEBauer2010122–123_36-0 Bauer 2010, ff. 122–123.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEMeyendorff1989194–202_37-0 Meyendorff 1989, ff. 194–202.
- ^ a b Grant 1985, f. 306.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEHerrin200911_39-0 Herrin 2009, f. 11.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEBjomlie201660_40-0 Bjomlie 2016, f. 60.
- ^ a b c Kazhdan 1991c.
- ^ cite_ref-FOOTNOTECroke19785–9_42-0 Croke 1978, ff. 5–9.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee2001[httpsarchiveorgdetailsiB_Ca014pagen65mode2up_45]_43-0 Lee 2001, ff. 45.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEJonesMartindaleMorris714–715_44-0 Jones, Martindale & Morris, ff. 714–715.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEKelly2013240_45-0 Kelly 2013, f. 240.
- ^ a b Meijer 2004, f. 154.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEVasiliev19481,_3–26_47-0 Vasiliev 1948, ff. 1, 3–26.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEFriellWilliams2005127_48-0 Friell & Williams 2005, f. 127.
- ^ cite_ref-FOOTNOTELee201392,_98_49-0 Lee 2013, ff. 92, 98.
- ^ cite_ref-FOOTNOTENorwich199851_50-0 Norwich 1998, f. 51.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEDzinoParry2017258_51-0 Dzino & Parry 2017, f. 258.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEMathisen1998_52-0 Mathisen 1998.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEGrant1985307_53-0 Grant 1985, f. 307.
- ^ cite_ref-FOOTNOTED'AyalaFodde20081167_54-0 D'Ayala & Fodde 2008, f. 1167.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEJonesMartindaleMorris1053–1054_55-0 Jones, Martindale & Morris, ff. 1053–1054.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEGallagher2008204_56-0 Gallagher 2008, f. 204.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEFreelyÇakmak200463_57-0 Freely & Çakmak 2004, f. 63.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEKazhdan1991b_58-0 Kazhdan 1991b.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEKostenec2008_59-0 Kostenec 2008.
- ^ cite_ref-FOOTNOTEKelly2010326_60-0 Kelly 2010, f. 326.
Bibliografia
- Amirav, Hagit (2015). Authority and Performance: Sociological Perspectives on the Council of Chalcedon (AD 451) (në anglisht). Göttingen, Gjermani: Vandenhoeck & Ruprecht. ISBN 978-3-647-20868-8.
- Babcock, Michael A. (2005). The Night Attila Died: Solving the Murder of Attila the Hun (në anglisht). Ann Arbor, Miçigan: University of Michigan. ISBN 978-0-425-20272-2.
- Baldwin, Barry (1982). "Some Addenda to the Prosopography of the Later Roman Empire". Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte (në anglisht). 31 (1): 97–111. JSTOR 4435791.
- Bauer, Susan Wise (2010). The History of the Medieval World: From the Conversion of Constantine to the First Crusade (në anglisht). Nju Jork: W. W. Norton. ISBN 978-0-3930-5975-5.
- Baynes, Norman H. (1922). "A Note on Professor Bury's 'History of the Later Roman Empire'". The Journal of Roman Studies (në anglisht). 12: 207–229. doi:10.2307/296189. JSTOR 296189.
- Bjornlie, M. Shane (2016). The Life and Legacy of Constantine: Traditions through the Ages (në anglisht). New York: Taylor and Francis. ISBN 978-1-3170-2565-8.
- Burgess, R. W. (1993–1994). "The Accession of Marcian in the Light of Chalcedonian Apologetic and Monophysite Polemic". Byzantinische Zeitschrift (në anglisht). 86/87: 47–68.
- Bury, John Bagnell (2012) [1923]. History of the Later Roman Empire from the Death of Theodosius I to the Death of Justinian (në anglisht). New York: Dover Publications. ISBN 978-0-4861-4338-5.
- Bury, John Bagnell (1889). A History of the Later Roman Empire, from Arcadius to Irene (395 A.D. to 565 A.D.) (në anglisht). University Park, Pensilvani: Pennsylvania State University. OCLC 83109100.
- Christophilopoulou, Aikaterinē (1986). Byzantine History (në anglisht). A. M. Hakkert. ISBN 978-90-256-0836-1.
- Clover, Frank M. (1978). "The Family and Early Career of Anicius Olybrius". Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte (në anglisht). 27 (1): 169–196. JSTOR 4435589.
- Croke, Brian (1978). "The Date and Circumstances of Marcian's Decease". Byzantion (në anglisht). 48. JSTOR 44170550.
- D'Ayala, Dina; Fodde, Enrico (2008). Structural Analysis of Historic Construction: Preserving Safety and Significance (në anglisht). Bath: CRC Press. ISBN 978-1-4398-2822-9.
- Davis, Stephen J. (2004). The Early Coptic Papacy: The Egyptian Church and Its Leadership in Late Antiquity (në anglisht). Kajro, Egjipt: American University in Cairo Press. ISBN 978-977-424-830-6.
- Dzino, Danijel; Parry, Ken (2017). Byzantium, Its Neighbours and Its Cultures (në anglisht). Leiden: BRILL. ISBN 978-9-0043-4491-4.
- Elton, Hugh (2018). The Roman Empire in Late Antiquity: A Political and Military History (në anglisht). Kembrixh, UK: Cambridge University Press. ISBN 978-1-108-45631-9.
- Evans, James Aallan Stewart (2002). The Age of Justinian: The Circumstances of Imperial Power (në anglisht). Abingdon: Routledge. ISBN 978-1-1345-5976-3.
- Freely, John; Çakmak, Ahmet S. (2004). Byzantine Monuments of Istanbul (në anglisht). New York: Cambridge University Press. ISBN 978-0-5211-7905-8.
- Friell, Gerard; Williams, Stephen (2005). The Rome that Did Not Fall: The Survival of the East in the Fifth Century (në anglisht). Hoboken: Routledge. ISBN 978-1-1347-3546-4.
- Gallagher, Clarence (2008). "The Two Churches". The Oxford Handbook of Byzantine Studies. Nga Jeffreys, Elizabeth; Haldon, John; Cormack, Robin (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-1992-5246-6.
- Grant, Michael (1985). The Roman Emperors: A Biographical Guide to the Rulers of Imperial Rome 31 BC – AD 476 (në anglisht). New York: Scribner's. ISBN 978-0-684-18388-6.
- Head, Constance (1982). Imperial Byzantine Portraits: A Verbal and Graphic Gallery (në anglisht). Ann Arbor, Miçigan: University of Michigan. ISBN 978-0-89241-084-2.
- Herrin, Judith (2009). Byzantium: The Surprising Life of a Medieval Empire (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. ISBN 978-0-6911-4369-9.
- Holmes, Richard; Singleton, Charles; Jones, Spencer (2001). "Arms Trade". The Oxford Companion to Military History (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acref/9780198606963.001.0001. ISBN 978-0-1986-0696-3.
- Holum, Kenneth G. (1989). Theodosian Empresses: Women and Imperial Dominion in Late Antiquity (në anglisht). Oakland, Kaliforni: University of California Press. ISBN 978-0-520-06801-8.
- Jones, Arnold Hugh Martin; Martindale, J. R.; Morris, J. (1980). The Prosopography of the Later Roman Empire: Volume 2, AD 395–527 (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-20159-9.
- Jones, Arnold Hugh Martin (1986). The Later Roman Empire, 284-602: A Social Economic and Administrative Survey (në anglisht). Vëll. 1. Baltimore, Meriland: Johns Hopkins University Press. ISBN 978-0-8018-3353-3.
- Kazhdan, Alexander P., red. (1991c). "Marcian". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 1296–1297. ISBN 978-0-19-504652-6.
- Kazhdan, Alexander P., red. (1991a). "Eparchius Avitus". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 704. ISBN 978-0-19-504652-6.
- Kazhdan, Alexander P., red. (1991b). "Mese". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 1346–1347. ISBN 978-0-19-504652-6.
- Kelly, Christopher (2010). The End of Empire: Attila the Hun & the Fall of Rome (në anglisht). New York: W. W. Norton & Company. ISBN 978-0-393-07266-2.
- Kelly, Christopher (2013). Theodosius II: Rethinking the Roman Empire in Late Antiquity (në anglisht). Kembrixh, UK: Cambridge University Press. ISBN 978-1-107-27690-1.
- Kostenec, Jan (2008). Chrysotriklinos (në anglisht). Encyclopaedia of the Hellenic World, Constantinople.
- Lacey, James (2016). Great Strategic Rivalries: From The Classical World to the Cold War (në anglisht). Oksford, UK: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-062047-9.
- Lee, A. D. (2001). "The Eastern Empire: Theodosius to Anastasius". The Cambridge Ancient History. Nga Cameron, Averil; Ward-Perkins, Bryan; Whitby, Michael (në anglisht). Vëll. 14. Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-0-5213-2591-2.
- Lee, A. D. (2013). From Rome to Byzantium AD 363 to 565: The Transformation of Ancient Rome (në anglisht). Edinburg: Edinburgh University Press. ISBN 978-0-7486-6835-9.
- Lilie, Ralph-Johannes (2014). "Reality and Invention: Reflections on Byzantine Historiography". Dumbarton Oaks Papers (në anglisht). 68: 157–210. JSTOR 24643758.
- Loka, Nikollë (2003). Genivs Illvrici: Dyzet e dy perandorë ilirë të Romës. Tiranë: Mirdita.
- Mathisen, Ralph W. (1981). "Avitus, Italy and the East in A.D. 455–456". Byzantion (në anglisht). 51 (1): 232–247. JSTOR 44170681.
- Mathisen, Ralph W. (1998). "Roman Emperors – DIR Anthemius". www.roman-emperors.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2018.
- McEvoy, Meaghan A. (2013). Child Emperor Rule in the Late Roman West, AD 367–455 (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acprof:oso/9780199664818.001.0001. ISBN 978-0-1996-6481-8.
- Meijer, Fik (2004). Emperors Don't Die in Bed (në anglisht). New York: Routledge. ISBN 978-1-1343-8406-8.
- Meyendorff, John (1989). Imperial Unity and Christian Divisions: The Church 450-680 A.D. The Church in history (në anglisht). Vëll. 2. Crestwood, NJ: St. Vladimir's Seminary Press.
- Mikaberidze, Alexander (2015). Historical Dictionary of Georgia (në anglisht) (bot. i 2-të). Rowman & Littlefield. ISBN 978-1-4422-4146-6.
- Manoogian, Torkom (1984). Vardanankʻ ew Vahaneankʻ (në anglisht). Ann Arbor, Miçigan: University of Michigan. OCLC 31636926.
- Nathan, Geoffrey S. (1998). "Roman Emperors – DIR Marcian". Roman-emperors.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2018.
- Norwich, John Julius (1998). A Short History of Byzantium (në anglisht). New York: Vintage Books. ISBN 978-0-6797-7269-9.
- Pharr, Clyde; Davidson, Theresa Sherrer; Pharr, Mary Brown (2001) [1952]. The Theodosian Code and Novels, and the Sirmondian Constitutions (në anglisht). Union Township: Lawbook Exchange. ISBN 978-1-5847-7146-3.
- Smith, Bonnie G. (2008). The Oxford Encyclopedia of Women in World History (në anglisht). Oksford, UK: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-514890-9.
- Thompson, Edward Arthur (1950). "The Foreign Policies of Theodosius II and Marcian". Hermathena (në anglisht). 76 (76): 58–75. JSTOR 23037876.
- Vasiliev, Alexander Alexandrovich (1948). "Imperial Porphyry Sarcophagi in Constantinople". Dumbarton Oaks Papers (në anglisht). 4: 1, 3–26. doi:10.2307/1291047. JSTOR 1291047.
- Vasiliev, Alexander Alexandrovich (1980) [1958]. History of the Byzantine Empire, 324–1453 (në anglisht). Vëll. 1. Madison: University of Wisconsin Press. ISBN 978-0-2998-0925-6.
- Whitworth, Patrick (2017). Constantinople to Chalcedon: Shaping the World to Come (në anglisht). Sacristy Press. ISBN 978-1-910519-47-9.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.