Merce Rodoreda
Merce Rodoreda i Gurgui | |
|---|---|
| Të dhëna personale | |
| Lindi | 10 tetor 1908 |
| Vdiq | 13 prill 1983 |
| Profesioni | Shkrimtare |
Merce Rodoreda i Gurgui (10 tetor 1908 – 13 prill 1983) ishte noveliste spanjolle që shkroi në gjuhën katalunase.
Ajo konsiderohet të jetë novelistja më e rëndësishme e periudhës së pasluftës. Novela e saj La plaça del diamant (‘Diamanti katrore’, i përkthyer si Koha e Pëllumbave, 1962) u vlerësua si novela më e mirë e gjithë kohës dhe që nga viti kur u publikua për herë të parë, ajo u përkthye në mbi 30 gjuhë. Po ashtu konsiderohet si njëra nga novelat më të mira të botuara në Spanjës pas Luftës Civile Spanjolle.[1]
Biografia
Ajo u lind në Carrer de Balmes në Barcelonë, në vitin 1908. Prindërit e saj ishin Andreu Rodoreda, nga Terrasa dhe Montserrat Gurgui nga Maresme.[2] Në vitin 1928, vetëm 20 vjeçare, ajo u martua me dajën e saj Joan Gurgui, 14 vjet më i vjetër, dhe në vitin 1929 ajo lindi fëmijën e saj të vetëm, Jordin. Ajo filloi karrieren e saj si shkrimtare në tregime të shkurtra nëpër revista, si një ikje nga martesa e saj e palumtur. Ajo shkroi novela psikologjike, duke përfshirë Aloma e cila fitoi çmimin Crexells, por edhe me suksesin që gëzonte si romanciere, Rodoreda vendosi ta ribënte dhe ta ribotonte atë disa vite më vonë pasi ajo nuk ishte plotësisht e kënaqur në këtë periudhë të jetës së saj dhe veprat e saja në atë kohë.
Në fillim të Luftës Civile Spanjolle, ajo punoi për Qeverinë Autonome të Katalunisë.
Ajo u mërgua në Francë dhe më vonë në Zvicër, ku në vitin 1957 theu heshtje me botimin e librit të saj Twenty-two short stories (22 tregime të shkurta), me të cilin fitoi çmimin Víctor Català. Me Camelia Street (El Carrer de les Camèlies) (1966) ajo fitoi disa çmime. Në vitet e 1970-ta, ajo u kthye në Romanyà de la Selva në Kataluni dhe përfundoi novelën e saj Mirral trencat (Pasqyra e thyer) në vitin 1974.
Ndër veprat e tjera ishin edhe Viatges i flors (Udhëtime dhe lule) dhe Quanta, quanta guerra (Sa shumë luftë) në vitin 1980, i cili ishte edhe viti kur ajo fitoi Premi d'Honor de les Lletres Catalanes. Gjatë periudhës së fundit të jetës së saj, puna e saj stili i saj u zhvillua nga ai i zakonshmi psikologjik në më simbolik dhe më misterioz.
Në vitin 1998 u dha një çmim në letërsi në emër të saj: çmimi Merce Rodoreda për tregime të shkurtra.
Ajo ishte Anëtare Nderi në [[:en: Associació d'Escriptors en Llengua Catalana|Shoqatën e Shkrimtarëve të Gjuhës Katalunase. Një bibliotekë në Platja d’Aro mban emrin e saj.
Ajo vdiq në Gironë nga kanceri i mëlçisë dhe u varros në varrezat e Romanya-s.[3]
Veprat
- Aloma (1938)
- Vint-i-dos contes (1958)
- La plaça del diamant (The Time of the Doves) (1962)
- El carrer de les camèlies (1966)
- Jardí vora el mar (1967)
- Mirall Trencat (1974)
- Semblava de seda i altres contes (1978)
- Quanta, quanta guerra... (1980)
- La mort i la primavera, ("Death in Spring"; Rochester, NY: Open Letter Books 2009, ISBN 978-1-934824-11-5).
Referime
- ^ cite_ref-1 García Márquez, Gabriel (18 maj 1983). "¿Sabe usted quién era Mercè Rodoreda?". El País (në spanjisht). Marrë më 29 mars 2014.
- ^ cite_ref-2 "tvcatalunya.com". Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2008. Marrë më 5 prill 2014.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-3 "Article in La Vanguardia of 1983/04/16". Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2023. Marrë më 5 prill 2014.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Lidhjet e jashtme
- Mercè Rodoreda in LletrA, Catalan Literature Online (Open University of Catalonia) Arkivuar 13 prill 2014 tek Wayback Machine
- Mirror Play: Virtual Exhibition on Mercè Rodoreda Arkivuar 24 prill 2014 tek Wayback Machine
- Biography and reviews at escriptors.com
- Mercè Rodoreda at Open Letter Books
- A Domestic Existentialist: On Mercè Rodoreda by The Nation
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.