Meri Shelli
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |

Meri Wollstonkraft Shelli (30 gusht 1797 - 1 shkurt 1851) ishte shkrimtare angleze, e mirënjohur për romanin e saj Frankenshtajni, ose Prometeu Modern (1818 edicioni i parë). Meri u rritë në një familje të veçant - prej lindjës së saj, ajo ishte e rrethuar me individët të edukuar. Babai i saj ishte Uilliam Godwin, shkrimtari radikal dhe revolucionar, autori i Drejtësia Politike (An Enquiry into Politcal Justice and its Influence on Morals and Happiness, shkurt Political Justice), ku shfaqët ideologjia anarkike e Godwinit, dhe Gjërat si janë, ose Aventurat e Kaleb Uilliams (Things as They Are; or, The Adventures of Caleb Williams). Nëna e Meri Shellit ishte Meri Wollstonkraft, që u martua me Godwinin në 1797, duke vendosur se te mos martohen do shkaktoi probleme për vajzën e tyre. Në Drejtësia Politike, Godwin ka shprehur mospëlqimin e tij për martesën, duke shkruajtur se "institucioni i martesës është bërë një sistem mashtrues" dhe "martesa, siç kuptohet tani, është një monopoli, dhe është monopolia më e keqe[1]". Por, edhe pse ai nuk besonte në praktikën e martesës, ai (bashkë me Meri Wollstonkraft) vendosi të martohej me Wollstonkraft (në Kujtimet e Autorjes së Justikimi i të Drejtat të Grave, biografia e Meri Wollstonkraft që Godwin e shkruajti pas vdekjës e saj, Godwin tregon për këtë vendim e martesës: "arsyja krysore për pranimin e ceremonisë [së martesës], ishte gjendja e Merit, që ishte shtatëzënë"[2]). Sikur Godwin, botimet e Meri Wollstonkraft ishin radikale - ajo shkruante për domesdoshmërinë e drejtave të grave, dhe për besimin e saj në suksesin e revolucionit françeze. Një nga punimet e saj më të shkëlqyer, është teksti feminist Justifikimi i të Drejtat të Grave (A Vindication of the Rights of Woman), që konsiderohët një nga shkrimet më të herëshme e filozofisë feministe. Në 1797, pak pas lindjës së vajzës, Meri Wollstonkraft ndërroi jetë pas një komplikacion të lindjës. Prandaj, Meri, e lindur Meri Wollstonkraft-Godwin, u rritë kurrë pa e takuar nënën e saj. Sigurisht Meri Shelli deri diku e ka njohur Meri Wollstonkraft përmes leximit e punimeve të saja, por vdekja e nënës gjithëmonë e ka shqetësuar Meri Shellin, dhe është një temë që shfaqët nepër shkrimet e saj, kryesisht në Frankenshtajn (krijimi i Viktor Frankenshtajnit mund të konsiderohet një paralel i lindjës së Merit, si dhe paraleli i Prometeut - kjo është e konfirmuar qartë në titull).
Në vitin 1816 Meri dhe Persi Shelli, mas vetëvrasjës së Harriet Shellit (gruaja e Persit), u martuan. Lidhja e tyre filloi dy vite më parë në 1814, kur ata, së bashku me motrën e Merit dhë më vonë dashnorja e Lord Bajronit, Klara Klarmont, vendosën të udhëtonin në francë, gjërmani, zvicër, dhe në holand. Në këtë udhëtim, dhe udhëtimin e dytë në 1816, Meri dhe Persi prodhuan tekstin Historia e një Turne Gjasht-javore në pjesë e francës, zvicrës, gjermanisë, dhe holandës. Këtu Meri shkroi një ditar dhe dy letra, kurse Persi shkroi dy letra dhe poemën Mont Blanc. Historia e një Turne, dhe pse është shkruajtur gjat rinisë së Merit, dhe nuk krahasohet dot me Frankenshtajnin, tregon për lidhjën e shkrimtarëve të ri me atë të vjetra, kryesisht rëndësia e Meri Wollstonkraftit dhe Letrat Shkruajtur Gjat një Banim të Shkurtur në suedi, norvegji, dhe në danimark (Letters Written During a Short Residence in Sweden, Norway and Denmark) - Meri shkroi që gjat udhëtimit Persi i lexoi Letrat e Meri Wollstonkraftit. Persi Shelli ishte poet radikal, adhurues i madh i Uilliam Godwinit, babai i Merit, dhe një nga poetët kryesor e poezisë romantikë angleze (gjenerata e parë e poetët romantikë angleze jan Uilliam Blejk, Uilliam Wordsworth dhe Samuel Tejlor Kolerigj, ndërsa gjenerata e dytë jan Lord Bajron, Xhon Kits, dhe Persi Shelli). Ai luante një rolë të madhë në përpunimin e Frankenshtajnit, edicioni i parë i cili u botua në 1818.
Referime
- ^ cite_ref-1 "An Enquiry Concerning Political Justice".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-2 "Memoirs of the Author of a Vindication of the Rights of Woman".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.