Nintendo
| Lloji i kompanisë | Publike |
|---|---|
| |
| Industria | Lojërat me letra (dikur) Video lojëra |
| Themeluar | 23 shtator 1889 |
| Themeluesi | Fusajiro Yamauchi |
| Selia | |
Njerëzit kyç | Satoru Iwata: President & CEO Reggie Fils-Aime: President & COO i NOA Shigeru Miyamoto: Dizajnues lojërash Gunpei Yokoi: Krijues i Game Boy, Game & Watch, dhe Metroid Hiroshi Yamauchi: Ish-President & Kryetar Minoru Arakawa & Howard Lincoln: Ish-udhëheqës të NOA Satoru Shibata: President i NOE |
| Produktet | Game Boy line, Color TV Game, NES, SNES, Nintendo 64, Nintendo GameCube, Nintendo DS, Wii, dhe tituj të ndryshëm të video lojërave |
| Revenue | Renditja e Forbes në 2000: 620 |
Number of employees | 3,013 (2006) |
| Website | Nintendo Japan Nintendo of America Nintendo Europe Nintendo Australia |
Nintendo (Nintendo Company, Limited)[a 1] është një kompani japoneze, me seli në Kyoto, që prodhon video lojëra dhe konzola.
Kompania u themelua më 23 shtator 1889 si Nintendo Koppai[a 2] nga zanatçiu Fusajiro Yamauchi dhe filloi duke prodhuar me dorë lojëra me letra. Pas inkuadrimit në disa tregje të ndryshme përgjatë viteve 1960 dhe kalimit në kompani ligjërisht publike, Nintendo hyri në skenën e video lojërave në 1977 me konzolën e parë, Color TV-Game. Ajo mori famë ndërkombëtare me publikimin e Donkey Kong-ut në 1981, dhe Nintendo Entertainment System[a 3] dhe Super Mario Bros. në 1985.
Që atëherë, Nintendo ka prodhuar ndër konzolat më të suksesshme në industrinë e video lojërave, si Game Boy-in, Super Nintendo Entertainment System, Nintendo DS, Nintendo Wii dhe Nintendo Switch. Ajo ka krijuar ekskluzivitete të ndryshme të mëdhaja, si Mario, Donkey Kong, The Legend of Zelda, Kirby, Pokémon, Animal Crossing, e të tjerë. Maskota e Nintendos, Mario, njihet ndërkombëtarisht. Kompania ka shitur më se 5.5 miliardë video lojëra dhe mbi 836 milionë njësi elektronike anë e mbanë botës, që prej marsit 2023.
Nintendo ka filiale të shumta në Japoni dhe më larg, krahas partnerëve tregtarë si HAL Laboratory, Intelligent Systems, Game Freak, dhe The Pokémon Company. Nintendo dhe stafi i saj kanë marrë çmime si Çmimi Emmy për Teknologji dhe Inxhinieri, Çmimet e Lojërave, Çmimet e Zgjedhjes së Zhvilluesve të Video Lojërave, dhe Çmimet BAFTA për Video Lojëra. Ajo është ndër kompanitë më të pasura dhe më të vlefshme në tregun japonez.
Shënime
- ^ cite_ref-1 Japonisht: 任天堂株式会社, Hepburn: Nintendō Kabushiki gaisha, Shqip: Nintendo Sh.A.
- ^ cite_ref-2 Japonisht: 任天堂骨牌, Hepburn: Nintendō Koppai, gërmat 骨牌' mund të lexohen edhe si 'karuta'.
- ^ cite_ref-3 Shkurt NES. Në shqip: Sistemi Zbavitës Nintendo.
Referime
| Ky Organizata artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.