Notia
Nótia (greqisht: Νότια, më parë Νώτια; megleno-rumanisht: Nânti ose Nânta) është një fshat në njësinë komunale Exaplatanos të njësisë rajonale Pella, Maqedonia Qendrore, Greqi. I shtrirë në një lartësi prej 595 metrash në Rrafshin e Karagjovës së Sipërme, për shekuj ishte fshati më i madh megleno-rumun dhe i vetmi me treg të rregullt.
Shumica e popullsisë megleno-rumune të Notias u konvertua në Islam në shekullin e 17-të ose të 18-të. Me shkëmbimin e popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë më 1923, melgeno-rumunët myslimanë të fshatit u dëbuan në Trakinë Lindore në Turqi. Ata quheshin nga grekët si "Karagjovali" dhe nga turqit (turqisht: Karacaovalılar) sipas emrit turk të rajonit të tyre. Ata sot e quajnë veten si Nantinetë.[1]
Në rrugën që përshkon fshatin ka ekzistuar një xhami, e cila më vonë u shkatërrua.[2]
Notia në vitin 1981 kishte 412 banorë.[3] Në punën në terren të kryer nga Riki Van Boeschoten në fund të vitit 1993, Notia ishte e populluar nga një popullsi greke e ardhur nga refugjatët grekë të Anadollit të ardhur gjatë shkëmbimit të popullsisë greko-turke, dhe arumune.[3] Greqishtja pontike flitej në fshat nga njerëz mbi 30 vjeç në mjedise publike dhe private.[3] Fëmijët e kuptonin gjuhën, por kryesisht nuk e përdornin.[3] Gjuha arumune flitej në fshat nga njerëz mbi 30 vjeç në mjedise publike dhe private.[3] Fëmijët e kuptonin gjuhën, por kryesisht nuk e përdornin.[3]
Referime
- ^ cite_ref-1 Kahl, Thede (2006). "The Islamisation of the Meglen Vlachs (Megleno-Romanians): The Village of Nânti (Nótia) and the "Nântinets" in Present-Day Turkey". Nationalities Papers (në anglisht). 34 (1): 71–90. doi:10.1080/00905990500504871.
- ^ cite_ref-Stavridopoulos206_2-0 Stavridopoulos, Ioannis (2015). Μνημεία του άλλου: η διαχείριση της οθωμανικής πολιτιστική κληρονομιάς της Μακεδονίας από το 1912 έως σήμερα [Monumentet e tjetrit: Menaxhimi i trashëgimisë kulturore osmane të Maqedonisë nga viti 1912 e deri më sot] (Ph.D.) (në greqisht). University of Ioannina. fq. 206. Marrë më 28 mars 2022.
- ^ a b c d e f Van Boeschoten, Riki (2001). "Usage des langues minoritaires dans les départements de Florina et d'Aridea (Macédoine)" [Përdorimi i gjuhëve të pakicave në repartet e Follorinës dhe Aridesë (Maqedoni)]. Strates (në frëngjisht). 10. Table 1: Réfugiés grecs; Footnote 2: Le terme « réfugié » est utilisé ici pour désigner les Grecs d’Asie Mineure qui se sont établis en Grèce dans les années vingt après l’échange de population entre la Turquie et la Grèce (Traité de Lausanne, 1924). Table 4: Notia, 412; R, V, P2, V2; R = Refugiés, V = Valaques (Aroumains), P = dialecte pontique, V = valaque (aroumain)"
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.