Numri e

Numri e së bashku me numrat , , dhe njësinë imagjinare është njëra prej konstantave më të rëndësishme në matematikë. Numri e është numri i vetëm real i tillë që funksioni ex gjatë derivimit të tij nuk ndryshon. Funksioni quhet funksion eksponencial dhe funksioni invers i tij është funksion logaritmik i cili për bazë e ka pikërisht numrin e. Numri e quhet edhe numër i Eulerit ose i Neperit.

Pasi e është numër transhendent dhe irracional vlera e tij nuk mund të jepet në formë të një numri dhjetor të fundëm por ai është një numër dhjetor i pafundëm dhe joperiodik vlera e tij me 20 shifra pas presjes është:

2.71828 18284 59045 23536….

Historiku

Konstanta e për herë të parë u shfaq në vitin 1618 në punimet në lidhje me logaritmet të matematikanit skocez John Napier jo si konstantë e izoluar, por vetëm si bazë e logaritmeve. Zbulimi i atribuohet matematikanit zviceran Jacob Bernoulli, i cili u përpoq të gjejë limitin e vargut:

vlera e të cilit në fakt është numri e (shënimi me këtë germë është dhënë nga matematikani Leonhard Euler në vitin 1727).

Paraqitja e numrit e

Numri e shfaqet në mënyra të ndryshme edhe atë si seri e pafundme, prodhim i pafundëm, thyesë e vazhdueshme, ose si limit i një vargu të pafundëm paraqitje kjo e cila është edhe kryesorja dhe merret si përkufizuesja e numrit në kurset fillestare të analizës matematike

Për llogaritjen e vlerës së tij me saktësi të dëshiruar më e përshtatshme është seria e pafundme

e cila konvergjon shumë shpejt.

Një paraqitje si thyesë e pafundme e vazhdueshme është kjo:

Numri e dhe numrat kompleks

Funksioni eksponencial ex si seri e Taylorit jepet me

nga ky barazim nëse në vend të x zëvendësojmë ix. dhe nëse kemi parasysh zhvillimin në seri të Taylorit për Funksionet trigonometrike sin x dhe cos x atëherë e fitojmë formulën e Eulerit:

nga e cila për x = π fitohet identiteti i Eulerit:

Ngjajshëm,

prej ku rrjedh se

Për më tepër sipas vetive të fuqive

ky barazim njihet si Formula e de Moivreit.

Lidhje të jashtme

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.