OpenAI
| Lloji i kompanisë | Kompani private |
|---|---|
| Themeluar | 11 dhjetor 2015 në San Francisko |
| Themeluesi | |
| Selia | , SHBA |
Njerëzit kyç | |
| Revenue |
|
| Total assets |
|
Number of employees | 1700 (2024) |
| Website | www.openai.com |
OpenAI është një laborator kërkimor amerikan për inteligjencën artificiale (IA), i përbërë nga organizata jofitimprurëse OpenAI Incorporated (OpenAI Inc.) dhe dega e saj fitimprurëse OpenAI Limited Partnership (OpenAI LP). OpenAI merret me kërkime në fushën e inteligjencës artificiale për të përparuar dhe zhvilluar një IA miqësore, që do të sjellë dobi për të gjithë njerëzimin. Misioni i deklaruar i OpenAI-t është të zhvillojë inteligjencë artificiale të përgjithshme "të sigurt dhe të dobishme," të cilën e përkufizon si "sisteme plotësisht autonome që tejkalojnë njerëzit në shumicën e punëve me vlerë ekonomike."
Organizata u themelua në San Francisko më 2015 nga Sam Altman-i, Reid Hoffman-i, Jessica Livingston-i, Elon Musk-u, Ilya Sutskever-i, Peter Thiel-i dhe të tjerë.[1] Musk u largua nga bordi drejtues në vitin 2018, por mbeti një donator i organizatës. Në vitin 2019, Microsoft investoi një miliard dollarë në OpenAI LP-në, ndërsa një investim i dytë me afat shumëvjeçar filloi në janar 2023, me vlerë të raportuar prej 10 miliardë dollarësh.
Puna kërkimore
Hulumtimet e OpenAI-t zakonisht përqendrohen në të mësuarit përforcues. OpenAI konsiderohet një konkurrent i rëndësishëm i DeepMind. Puna e parë për transformatorin prodhues të parastërvitur (shkurt. ang. GPT) si një modeli gjuhësor u shkrua nga Alec Radford-i dhe kolegët e tij[2] dhe u publikua si një parapublikim në faqen zyrtare të OpenAI më 11 qershor 2018.[3] Kjo punë tregoi se si një model gjuhësor prodhues mund të fitojë njohuri të përgjithshme dhe të përpunojë varësi në shkallë të gjerë nëpërmjet para-trajnimit në tekst të vazhdueshëm mbi tematika të larmishme.
GPT-2 u publikua për publikun në nëntor 2019, GPT-3 iu dha ekskluzivisht Microsoft-it në shtator 2020, dhe chatbot-i ChatGPT[4] u lançua në nëntor 2022, duke fituar popullaritet të shpejtë. Në mars 2023, OpenAI njoftoi lançimin e GPT-4. DALL-E[5] është një model transformator që krijon imazhe bazuar në përshkrime tekstuale. Ky model u lançua nga OpenAI në janar 2021. CLIP[6] bën të kundërtën, duke krijuar përshkrime për një imazh. Në vitin 2019 u lançua MuseNet për krijimin e pjesëve muzikore, ndërsa në vitin 2020 Jukebox,[7] i cili prodhon muzikë me vokale.
Shiko edhe
Referime
- ^ cite_ref-1 "OpenAI, the company behind ChatGPT: What all it does, how it started and more". The Times of India (në anglisht). 2023-01-25. ISSN 0971-8257. Marrë më 2024-12-06.
- ^ cite_ref-2 "Improving Language Understanding by Generative Pre-Training" (PDF) (në anglisht).
- ^ cite_ref-3 "Improving language understanding with unsupervised learning". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
- ^ cite_ref-4 "Introducing ChatGPT". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
- ^ cite_ref-5 "DALL·E: Creating images from text". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
- ^ cite_ref-6 "CLIP: Connecting text and images". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
- ^ cite_ref-7 "Jukebox". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.