Orfeu
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |


Orfeu (greqisht: Ὀρφεύς, latinisht: Orpheus) - i biri i zotit Apoloni ose i Eagarit, zotit të ujit dhe muzës Kaliopa, këngëtari dhe muzikanti rnë i madh i miteve greke.
Është në harmoni të përsosur me botëkuptimin antik që Orfeun e kanë konsideruar në botë për hero: një nderë e tillë, më në fund, nuk i përket vetëm burrit, i cili të tjerët i tejkalon në fushëbetejë, por edhe artistit të spikatur. Tek e fundit, të barabartë me këtë e kanë konsideruar edhe trimat e tjerë.Kështu p.sh. Argonautët e ftojnë që t'u bashkohet në ekspeditën për postajën e artë në Kolhidë. Ka qenë artist i mrekullueshëm: kur tingëllonte lira e tij dhe këndonte ai, bishat vinin tek ai nga pyjet, shpendët zbritnin, lisat dhe shkëmbinjtë lëviznin që të jenë sa më afër - ujku rrinte pranë qengjit dhe i emocionuar e dëgjonte, plepi i egër nuk e lëvizte asnjë gjeth, madje as platani gembplotë nuk e lëshonte hijen në lulën e fushës - në natyrë zotëronte harmonia dhe paqja e përsosur. Njësoj sikurse me artin e vet Orfeu u bë i famshëm me dashurinë ndaj gruas së re, Euridikës. Mirëpo, fati nuk ishte në anën e tij që me të të jetojë në lumturi: duke mbledhur lule Euridika shkeli gjarprin helmues dhe, kur Orfeu vrapoi, pasi që e dëgjoi britmën e saj, ajo tani më ishte e vdekur. E kaploi pikëllimi i thellë që u shndërrua në dëshpërim dhe pastaj në një vendim që ta kryej veprën për të cilën asnjëri prej vdekatarëve nuk ka pasur guxim: vendosi që të shkojë në botën nëntokësore dhe ta kërkojë gruan e vet prej Hadit, zotit të zymtë. Me mrekullitë e muzikës së vet Orfeu e zbuti zemrën e Karonit plak dhe ai, në anijen e vet, e çon përtej Stiksit, lumë në botën nëntokësore. Atëherë, Orfeu u gjet para Hadit dhe gruas së tij, Perzefonës. Pasi para tyre e këndoi këngën për dashurinë e vet ndaj Euridikës, i luti që t'ia kthejnë në emër të dashurisë së vet: prej tyre nuk kërkon kurrfarë dhurate, por vetëm huanë e thjeshtë, për arsye se edhe ashtu sërish do ta fitojnë mbrapa kur do ta kryejë jetën e vet tokësore. Dhe poqese nuk do t'ia japin, i luti për hirin tjetër: le ta marrin atë në perandorinë e tyre, ku do të mund të jetojë pranë hijes së saj.

Kënga e Orfeut e ka tronditur tërë botën nëntokësore: Tantali harroi etjen dhe urinë e vet, Sizifi e ndali rrokullisjen e gurit të vet, rrota e Iksionit u ndal, për më tepër edhe në sytë e Erinieve të pamëshirshme xixilluan lotët. Kur Hadi pa se edhe Perzefona, gruaja e tij ia plasi vajit, premtoi se do t'ia plotësojë lutjen vetëm me një kusht: kur zoti Hermes do ta çojë mbrapa nga perandoria nëntokësore do të shkojë pas tij rrugëve e rrugicave dhe se nuk do ta shikojë Euridikën e cila do të ecë mbrapa derisa të mos arrijnë në botën e sipërme. Orfeu i entuziazmuar, e pranoi kushtin e Hadit dhe, gjatë tërë rrugës së gjatë dhe të mundimshme, e përmbante veten. Mu parra hyrjes në greminën e tainarit pas së cilës tani më shtrihej perandoria e të gjallëve, Orfeun e tradhtuan nervat. E ktheu kokën kah Euridika mos, vallë, ka bredhur apo është molisur nga uria: por atëherë e pa vetëm hijen e cila zhdukej në largesi. Kështu e shkaktoi vdekjen e saj të dytë. Më kot përpiqej Orfeu të shkojë në perandorinë e të vdekurve. Karoni i pamëshirshëm nuk donte më ta çojë në bregun tjetër të Stiksit. Shtatë ditë dhe shtatë net rrinte Orfeu i uritur dhe i etshëm në bregun e Stiksit dhe vajtonte, lutte dhe qante, por e tërë kjo ishte e kotë. Në pendimin e thellë u kthye pastaj brigjeve të lumit Hebra në Trakinë e vet, ku edhe lindi. Me Euridikën Orfeu ndeshet pas katër vjetve kur qe i detyruar të përfundojë jetën e vët të mundimshme. U vra nga duart e grave trakase, të cilat e akuzonin për arsye se u ikte grave. Njëherë, me rastin e kremteve të Bakkhut, e panë në ledinë nën shkëmbinjët e Rodopeve dhe të dehura filluan të hudhin gurë në të. Të tërbuara, që gurët, të prekur nga kënga e Orfeut ndaleshin në hapsirë, u hodhën në të si tufë shpendësh rrëmbyes, e shkyen dhe kokën e liren e tij e hodhën në dallgët e Hebrit. E tërë natyra u rrënqeth nga ky krim dhe u mbështoll në pikëllim. Madje edhe shkëmbinjtë ia plasën vajit dhe nga lotët e tyre u rritën lumenjtë. Dhe kur afrohej vjetori i vdekjes se Orfeut, natyra sërish pikëllohej - por rnë së shumti qajnë shkëmbinjtë e Rodopeve dhe lotët e tyre sot e kësaj dite derdhen në lumin Hebros (Marica). Miti per Orfeun e shpreh vlerësimin grek të muzikës dhe poezisë. Si dashamir i muzave, Orfeu gëzonte respekt të gjithmbarshëm. U themelua, madje, edhe sekta mistike e adhuruesve të tij (Orfikët). Tregimi i prekshëm për dashurinë dhe vdekjen e tij tragjike që nga kohërat më të lashta i ka tërhequr artistët e të gjitha degëve të artit. Lexuesit të sotëm Orfeun ia kanë afruar me përpunimin e fatit të tij Vergjili (në Georgikat) Ovidi (në Metamorfozat). Pamjet nga ky mit janë ruajtur nga antika në më se gjashtëdhjetë piktura në vaza. Më se dyzet e paraqesin Orfeun që e sulmonin gratë trakase, dymbëdhjetë Orfeun që këndon (më e vjetra, me siguri nga fillimi i shek. VI para e.s. (dhe sot gjendet në Villa Gjulia në Romë), pesë Orfeu në nëntokë. Prej relieveve antike më i njohuri është Hermesi, Orfeu dhe Euridika i Alkmeonit rreth vitit 420 para e.s., i cili e stoliste elterin e zotërave olmpikë në Agorën e athinasve. Mirëpo, sot e dime vetëm nga kopja romake (dhe gjendet në Muzeun Popullor në Napoli dhe në Villa Albana në Romë). Orfeu ka qenë aq i dashur sa që piktura me pamjen e tij gjendet madje edhe në katakombet e krishtera, p.sh. piktura murale Krishti Orfeu me bishët në katakomben romake të Domitilianit, nga mbarimi i shek. III të e.s. Janë ruajtur edhe shumë figura të tija në mozaiqe (p.sh. Orfeu i shek. III. para e.s. në Muzeun Popullor në Palermo), pastaj Orfeu në mesin e bishave, nga fshati Gllavnik afër Podujevës (Vindenis antik) nga shek. II - III të e,s., në mesin e tyre edhe ekzemplarët nga antika tejet e vonë (p.sh. Orfeu në mesin e bishave nga shek. VI i e.s. nga Jeruzalemi, që sot gjendet në Muzeun Arkeologjik në Stomboll), pastaj Orfeu i cili i bie lirës, i zbuluar në qytetin antik Pafos në Qipro, nga koha romake. Nga veprat e piktorëve të kohës së re të frymëzuar me mitin për Orfeun më të njohurat janë Orfeu dhe Euridika e Nicolas Poussinit (Nikolas Pusinit), Instrumenti i Orfeut i R. Saveryut (nga fillimi i shek. XVII, sot gjendet në Galirinë Kombëtare në Pragë), Orfeu e merr Euridikën e Anselm Feuerbachut (Anzetai Fojerbahut), për nga koha rreth vitit 1867, Dëshprimi i Orfeut dhe piktura të tjera me motive Orfeike të Josef Simes (Jozef Shimes), në të shumtën sot në koleksionet e Parisit. Prej veprave skulpturale po i përmendim Orfeun e Anton Canoves (Anton Kanova), rreth vitit 1800, sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit, Orfeun e madh prej bronze, dhe Orfeun me Euridikën të Ogyst Rodenit, dhe gjendet në Muzeun e Rodinit dhe në Muzeun Metropolitan në Nju Jork. Në mesin e më të rinjëve prej tyre është Orfeu i Osip Zadkinit (nga viti 1948, sot gjendet në Muzeun e Artit modern në Paris).
Popullaritetin më të madh, kuptohet, Orfeu e ka gëzuar dhe e gëzon në mesin e mjeshtërve të muzikës serioze ashtu edhe asaj të lehtë. Operën Orfeu e komponoi, në vitin 1607 Claudio (Klaudio) Monteverdi. Kristof Vilibald Gluka e krijoi me 1762 Orfeun dhe Euridikën, njërën nga veprat më të mëdha të krijimtarisë operistike botërore. Franz Liszti (Franc Listi) e komponoi Orfeun, këngën simfonike (1854). Më së njëqind vjet jeton në Skene Orfeu në botën nëntokësore opereta klasike e Jacques Offenbachut (Zhak Ofenbahu), e vitit 1858. Në mesin e veprave më të reja që e përpunojnë këtë temë është Orfeu, balet i Igor Stravinskit (1947), pastaj Orfeu dhe Rodopa poema simfonike e Cvetan Cvetanovit dhe Koncerti i Orfeut i Pierre Ferrandit (Pjer Ferandi), në vitin 1953. Orfeut i kthehen në mënyrë të pareshtur edhe poetët edhe dramaturgët, duke filluar prej Angelo Ambroginit (Angjelo Ambrogjini) në shek. XV (Tregimi për Orfeun që është drama e parë italiane me tematikë laike) e deri te Rainer Maria Rilke (Sonetët për Orfeun, 1923) dhe i Jean Cocteau (Zhan Kokto), dramë Orfeu, 1924, që asesi nuk është e fundit.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.