Paga

Paga është sasia e të hollave dhënë si kompensim i punës së dhënë që zakonisht paguhet për muaj. Përndryshe paga merret edhe si të ardhurat mujore të nëpunësve dhe të punësuarve tjerë që për bazë nuk i kanë orët e punës por paguhen sipas marrëveshjes në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Paga e personave zakonisht i nënshtrohet tatimeve shtetërore dhe në disa shtete në bazë të saj llogariten edhe parapagime të ndryshme si për shembull sigurimi shëndetësor, sigurimi i papunësisë, sigurimi personal etj.

Me Paga në administratën tatimore nënkuptohet kompensimin financiar dhe lloje te tjera të kompensimit, përfshirë mallrat, favoret, shërbimet, apo shkëmbimet ne natyrë, të paguara në lidhje me punësimin në një shtet.[1]

Për llogaritjen sa më të saktë të tatimit shtetërorë të pagave bëhet "pasqyra e pagës e cila njihet edhe si pasqyra humbje fitim".[2]

Paga bruto dhe neto

Paga bruto është shuma totale e parave që një punëdhënës i paguan një punëmarrësi për një periudhë të caktuar, zakonisht një muaj. Ajo përfaqëson të gjithë shumën e fituar para se të zbriten ndonjë lloj takse apo kontributi.

Paga neto është shuma që një punëmarrës merr në dorë pas zbritjes së të gjitha taksave dhe kontributeve të detyrueshme nga paga bruto. Kjo është shuma që aktualisht mund të shpenzojë punëmarrësi.

Për shembull: 100000 lekë bruto është 79700 lekë neto[3]


Burimi i të dhënave

  1. ^ cite_ref-KK200448_1-0 LIGJI PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine
  2. ^ cite_ref-2 Përkufizimi i Termave të Përzgjedhur Financiarë, raporteve, dhe Axhustimeve në Mikrofinancë - dok. në internet, prill 2007
  3. ^ cite_ref-3 "Llogaritja e pages". www.iliriaestate.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2020. Marrë më 2024-10-21.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.