Postribë
42°42′N 19°22′E / 42.7°N 19.36°E
Postribë | |
|---|---|
![]() |
Postriba është një Njësi Administrative në Bashkinë e Shkodrës, Shqipëri,[1] e ndodhur vetëm 6,5 kilometra nga qendra e qytetit. Para Reformës Administrative, mbante statusin e komunës, ndërsa sot përbën një prejkrahines se ures se mesit mor baba Njësi Administrative të Bashkia Shkodër.
Krahina etnografike

Postriba është rrethinë etnografike që përfshin fshatrat rrëzë maleve Maranaj e Cukal, në të dy anët e lumit Kir, duke shkuar në Veri deri afër Sheut të Rrjollit. Si qendër historike e zonës ka fshatin Drisht me kalanë e tij historike, ndërsa si qendër administrative fshatin Boks, ku ndodhen edhe zyrat e njësisë administrative dhe posta. Në të kaluarën baza ekonomike e postribakve kanë qenë bujqësia dhe blegtoria, të cilat vazhdojnë të zënë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik të zonës. Ata merreshin kryesisht me rritjen e perimeve, sidomos qepës, nga lloji i njohur Qepa e Drishtit, lakrës, por edhe vreshtave, duhanit dhe rritjes së bagëtive. Pas viteve 1990 rrënimi i përgjithshëm dhe zhvendosja e pakontrolluar ka prekur edhe këtë zonë. Më herët organizimi e marrëdhëniet shoqërore rregulloheshin sipas kanunit tradicional të Malësisë. Veshja e burrit ishte një urë ndërlidhëse në mes të veshjes së qytetit të Shkodrës e të Malësisë, ndërsa veshja e gruas kishte tipare të veçanta.
Vendbanimet
Zona e Postribës përbëhet nga 11 fshatra, pesë nga të cilët janë fushorë: Kullaj, Dragoç, Boks, Mes, Myselim; dhe gjashtë kodrinoro-malorë: Drisht, Vilzë, Domën, Shakotë, Ura e Shtrenjtë dhe Prekal.
Historia
URA E SHTREJTE
FISI MEAJ
Fisi i Meaj ka tradita të mira patriotike.I pari i këtij fisi, i quajtur Pepë Preçi, është i ardhur nga Mirdita (Guri mbi gure Orosh Mirdite)[2]
Figurat me ne ze te ketij fisi kan qene, Isuf Has Mehmeti, Ram Meta, Can meti e Rexhep Meti, ky i fundit ka qene patriot e luftetare me ushtrine Nacional Çlirimtare ku edhe u plagos ne lufte.
Rexhep Meti ka marrë pjesë në të gjitha luftërat që janë organizuar në mbrojtje të integritetit tokësor, të pavarësisë dhe të lirisë.
Ai ishte burrë me temperament sanguin.Ishte tip i gjallë, i fortë, i ekuilibruar dhe i ngadaltë në marrjen e vendimeve. Ai nuk ngutej kur fliste, por nuk tërhiqej nga bindjet e tij, kur e gjykonte se ishte në rrugën e drejtë.
Eshte marre me pajtimet të gjaqeve (tradite qindravjeqare ne fisin Meaj) ku numerohen mbi 500 pajtime gjaqesh.
Fjala e tij kishte peshë të madhe në te gjith Shqiperine madje deri ne Kosove. Ai ishte njeri me pak vese dhe shumë virtyte njerëzore. Rexhep Meti ishte burrë i besës, i matur, i guximshëm, i ekuilibruar, bujar, dashamirës, fisnik e tolerant në falje.
I binte lahutes dhe i kendonte, ishte dhe Mjek popullor
Hidrografia
Flora dhe Fauna
- ^ cite_ref-1 "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ cite_ref-2 I nipi
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.
