PriFest
Festivali ndërkombëtarë i filmit në Prishtinë, ndryshe i njohur si PriFest, është një festival filmi i cili mbahet në Prishtinë, dhe shfaq produksione të ndryshme filmash të mirënjohur ndërkombëtarisht në regjionin e Ballkanit. Është themeluar pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Edicioni i parë është mbajtur në vitin 2009, ku pati aktorën e famshme Vanessa Redgrave si nikoqire. [1]

Themeluesit Vjosa Berisha, Orhan Kerkezi, Fatos Berisha, dhe Faton Hasimja
Çmimet Hyjnesha e artë, e argjendtë, e kuqe
Edicioni i ardhshëm 24 prill - 1 maj, 2015
Gjuha Angleze, Shqip
Webfaqja http://www.prifest.org/
Historia
Pas deklarimit të pavarësisë, Kosova kërkonte mënyra për të promovuar imazhin e saj kulturor dhe artistik. Vjosa Berisha pati një ide se si ta beje këtë, ajo themeloi festivalin e filmit ndërkombëtar në Prishtinë, dhe shërbeu si drejtoreshë artistike. Organizatorët paraqitën një propozim për festivalin, në qershor të 2009-tës, ku aktorja Vanessa Redgrave, ishte drejtoreshë e bordit.[2] Qysh nga tetori i vitit 2009, PriFest është bërë një nga festivalet më aktive të filmit në Kosovë.[3]

Themeluesit e PriFestit thanë se misioni i festivalit ishte "të hap dyert për shtetin më të ri në botë, në atë kohë, Kosovën, të mirepresë kultura të ndryshme nga kinematë e ndryshme botërore, duke përdorur ambientin e tij për të promovuar dialogje të hapura në mes kulturave dhe kombeve.". Solli regjisorë dhe producentë ndërkombetarë të ndryshëm, dhe promovoi filmat Kosovarë. Organizatorët e festivalit kanë thënë se Kosova nuk duhet të njohet vetëm për ngjarjet politike të saj, por gjithashtu për kulturën e saj.[4] Vjosa Berisha, tha se PriFesti është i frymëzuar nga festivali i filmit të Sarajevës, i cili rriti namin e qytetit të Sarajevës, ndërkombëtarisht.[5]
Si pjesë e festivalit, fituesit marrin statujën e quajtur Hyjnesha e artë, e cila është e bazuar në "Hyjneshën në fron", një figurë nga kohërat e Neolitit, që u zbulua ne Kosovë, në vitin 1960, dhe më pas u bë simbol i qytetit të Prishtinës.

Themeluesit e PriFilmFest-it janë: Vjosa Berisha, Orhan Kerkezi, Fatos Berisha, dhe Faton Hasimja.[6]
Forumi i PriFestit
Duke filluar nga edicioni i dytë, në vitin 2010, PriFesti lansoi një grup të bashkë-produksionit që e quajti forumi i PriFilm-it. Përmbante seminare, workshop-e, dhe debate, të krijuara për ti lidhur film-bërësit Kosovarë, me ata të shteteve fqinje. Workshop-i dy ditor, në vitin 2010, bashkoi film-bërësit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; ata i dëgjuan prezantimet e profesiostëve të bashkë-produksionit, duke përfshirë EAVE (Ndërmarresit Audio-Vizuel të Evropes), Medienboard (Fondi Gjerman i filmit) dhe Robert Bosch Stiftung. Producentët dhe film-bërësit nga Bosnia, Kroacia dhe Bulgaria, gjithashtu ndanë përvojat e tyre.
PriFest 2009
Edicioni i parë filloi me 22 shtator dhe u mbyll më 30 shtator, 2009.
Motoja e edicionit të pare ishte "Fillimi...", e cila i referohej thënies së Kasablankës, të Humphrey Bogart-it: "Ky është fillimi i një miqësie të bukur." [7] Aktorja Vanessa Redgrave, e cila kishte punuar në shumë çështje bamirësie në Kosovë, ishte nikoqirja e festivalit. Berisha tha se Kosova tentonte të ishte nikoqire e ngjarjeve që e largonin vëmendjen e mediave nga politika, dhe se filmat në garë përfshinin vendet si Ballkani, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, dhe Afganistani. Festivali u hap me premieren botërore të filmit të Gjergj Xhuvanit, Lindje, Perëndim, Lindje.[8] Festivali përfshinte filmat garues dhe jo garues. Gjashtë cmime u ndanë. Festivali shfaqi vetem një film Kosovarë: Përtej Rrugës nga Yll Citaku. Gjithsesi, filmi nuk ishte i kualifikuar për të garuar, sepse ishte i xhiruar në formatin digjital. Festivali gjithashtu nxiti diskutime në mes të film-bërësve dhe publikut ne atë se si ta ndihmojnë bërjen e filmave në Kosovë.
Juria
Personat mëposhte ishin anëtarët e jurise së edicionit të parë të festivalit.[9]
- Isa Qosja, regjisor filmi. President jurie.
- Marcel Maiga, organizator festivali.
- David Gothard, regjisor.
- Mira Staleva, zëvendes-drejtoreshë e Sofia IFF.
- Saimir Kumbaro, regjisor.
Çmimet
Të marrura nga Webfaqja e Prifestit:[10]
| Çmimi | Filmi | Personi |
|---|---|---|
| Filmi më i mire | Bora | Aida Begic |
| Regjia më e mirë | Lufta për Opium | Siddiq Barmak |
| Aktori më i mirë | Të Gjallet dhe të Vdekurit | Ekipi i aktoreve "Te Gjallet dhe te Cdekurit" |
| Aktorja më e mirë | Unë jam nga Titov Veles | Labina Mitevska |
| Çmimi special i jurisë | Lindje, Perëndim, Lindje | Gjergj Xhuvani |
| Çmimi mirënjohës i jurisë | Unë jam nga Titov Veles | -- |
| Çmimi i publikut | Koha e Kometës | Fatmir Koçi |
PriFest 2010
Edicioni i dytë i festivalit PriFest, u mbajt nga 22 shtator, deri më 29 shtator, 2010. Pjesëmarrës ishte aktori italian Fanco Nero. Eva Orner, e cila kishte fituar çmimin Oskar për dokumentarin Taksi për në anën e errët, e hapi festivalin, dhe ishte në krye të jurisë. Moto-ja e festivalit u ndyshua, u bë "Miqësia vazhdon..."
Çmimet
| Çmimi | Filmi | Personi |
|---|---|---|
| Filmi më i mirë | Në rrugë | -- |
| Regjia më e mirë | Teherani | Nader T. Homavoun |
| Aktori më i mirë | Shqiptari | Nik Xhelilaj |
| Aktorja më e mirë | Në rrugë | Zrinka Cvitešić |
| Çmimi mirënjohës i jurisë | Gjalle, Nese dua te fishkellej, une fishkellej |
Artan Minarolli Florin Şerban |
| Çmimi i mediave | Lufta ka përfunduar | Mitko Panov |
| Çmimi i publikut | Gomarët e Kufirit | Jeton Ahmetaj |
| Çmimi special i jurisë | Shqiptari | Johannes Naber |
PriFest 2011
Edicioni i tretë i festivalit u mbajt nga 24 shtator deri më 1 tetor, 2011. U hap me filmin "Falja e Gjakut", një film nga regjisori Amerikan Joshua Marston, dhe u mbyll me tepihun e kuq në një mbremje gala në Sheshin 21. President i jurisë ishte Gadeon Burkhard (Inglourious Basterds), i cili gjithashtu kishte konkuruar me filmin e metrazhit të mesëm të quajtur Urat.[11] Moto-ja e festivalit u ndryshua në "Miqësia. Përgjithmonë."
Edicioni i dytë i Forumit të PriFest-it, u mbajt më 25 dhe 26 shtator, duke lidhur regjisorë dhe producentë anëmbanë botës me ata të Kosovës. Prezantues ishin: Sarah Calderon (Karma Films), Satu Elo (EAVE), Bernd Buder (Festivali i filmit në Berlin), Roshanak Behesht Nedjad (Hëna Fluturuese), David Grumbach (Film-bëres Francez), dhe Elma Tataragic (Përzgjedhese e programit në festivalin e filmit të Sarajevës).[11][12]

Çmimet
Të marrura nga Webfaqja e Prifestit [13]
| Çmimi | Aktori | Personi |
|---|---|---|
| Filmi më i mirë | Djaloshi i dashur (Dashnori) | Cătălin Mitulescu |
| Çmimi special i jurisë | Punk-i nuk ka vdekur | Vladimir Blazevski |
| Regjia më e mirë | Streha | Dragomir Sholey |
| Aktori më i mirë | Djaloshi i dashur (Dashnori) | George Piştereanu |
| Aktorja më e mirë | Amnistia | Luli Bitri |
| Hyjnesha e Artë - Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm | Babi | Umut Dag |
| Çmimi mirënjohës i jurisë | Dhoma 304 | Birgitte Stærmose |
| Çmimi i publikut | Amnestia | Bujar Alimani |
| Çmimi i medias | Dëshprimi ynë i madh | Seyfi Teoman |
PriFest 2012
Edicioni i katërt u mbajt nga 24 shtatori deri më 1 tetor, 2012
Juria e edicionit të katërt të festivalit PriFest u nda në 4 grupe:[14]
- Juria e Programit Konkurues: Daniela Weber, David Gothard dhe Blerta Zeqiri
- Juria e Programit Honey & Blood (Gjak dhe Mjaltë): David Gant, Sylvia Stevens dhe Barbara Lorey de Lacharierre
- Juria e Programit të Metrazhit të Mesem: Alban Ukaj, Nikola Ljuca dhe Igor A. Nola
- Juria e Mediave: Arbana Osmani, Kushtrim Sadiku dhe Adrianë Pajaziti
Çmimet
| Çmimi | Filmi | Personi |
|---|---|---|
| Hyjnesha e artë, Filmi më i mirë | Tre Botë | Catherine Corsini |
| Çmimi special i jurisë | Avé | Konstantin Bojanov |
| Regjia më e mirë | Kuma Vetëm Era |
Umut Dag Bence Fliegauf |
| Aktori më i mirë | I penduari | Nabil Asli |
| Aktorja më e mirë | Tre Botë | Arta Dobroshi |
| Cmimi mirenjohes i jurise | Shtepia | Zuzana Liova |
| Hyjnesha e kuqe - Kategoria e filmit Ballkanas, Honey & Blood | Parada | Srđan Dragojević |
| Hyjnesha e argjendtë - Kategoria e metrazhit të mesëm | Vast | Rolf van Ejik |
| Çmimi i medias | Tre Botë | Catherine Corsini |
| Çmimi i publikut | Agnus Dei | Agim Sopi |

PriFest 2013
Prifest 2014
Edicioni i gjashtë i festivalit PriFest u mbajt nga 25 prill, deri më 2 maj, 2014.
Hapjen e Festivalit në naten e parë, e bëri filmi Britanez "Philomena" i Stephen Frears, fitues i më shume se 50 çmimeve. Frears ishte i pranishëm në festival. Kurse fituesi i tre çmimeve Oscar këte vit ‘Dallas Buyers Club’, hapi natën e dytë të PriFest-it të programit LetItBe, një program dedikuar temës LGBT, bashkpunim me festivalin e filmit OutFest në LA dhe në mbështetje të Ambasadës së SHBA në Prishtinë.
Festivali u mbyll me një nga filmat më të permendur këtë vit, versionin 240 minutësh të "Nymphomaniac", nga Lars Von Trier.[15]
Juria
Edicionit të gjashte të PriFest-it iu shtua edhe një kategori e re, ajo e pavarur e studentëve, e cila do të jap çmim në kategorinë e filmave Europian. Gjithsej juria përbehet nga 5 kategori:[16]
- Juria e Programit Garues të Filmave Europian: Kees Kassander, Cedomir Kolar dhe Velibor Topic.
- Juria e Programit Garues të Filmave Ballkanik : Mark Revenhill, Kirsten Schagger dhe Angela Schyle.
- Juria e Programit Garues të Filmave të Metrazhit të Mesëm : Anis Lassoued, Olena Yershova dhe Vladimir Blazevski.
- Juria e Medias: Kushtrim Sadiku, Oana Stupariu, Mirjana Radovanovic, Berna Caka dhe Nora Fejza.
- Juria e Pavarur e Studentëve: Arben Marevci, More Raca, Donika Cami, Daniela Markaj dhe Engjell Beqiri.
Çmimet

| Çmimi | Filmi | Personi |
|---|---|---|
| Çmimi i Jurise së Pavarur të Studenteve - Kategoria e filmit Europian | Egoisti Gjigant | Clio Bernard |
| Çmimi Special i Jurisë për Kategorinë e filmit Europian | Më duaj | Maryna Er Gorbach dhe Mehmet Bahadir Er |
| Filmi më i mire në kategorine e filmit Europian - Hyjnesha e artë | Egoisti Gjigant | Clio Bernard |
| Filmi më i mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit - Hyjnesha e kuqe | I Pabinduri | Mina Djukic |
| Regjia më e mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit | Vis a Vis | Nevio Marashevic |
| Aktori më i mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit | Udhekqryqet | Nik Xhelilaj |
| Aktorja më e mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit | I Pabinduri | Hana Selimovic |
| Çmimi i medias Dritan Hoxha - Kategoria e filmave të Ballkanit | Chefuri Raus | Goran Vojnovic |
| Çmimi filmi më i mirë - Kategoria e metrazhit të mesëm- Hyjnesha e Argjendtë | Me Diell | Barbara Ott |
| Çmimi mirënjohës i jurisë- Kategoria e metrazhit të mesem për fotografi | Njëri nga ata | Ilirjan Himaj / Latif Hasolli |
| Çmimi mirënjohës i jurisë- Kategoria e metrazhit të mesem për skenarin më të mirë | Rastësisht | Tanja Gulic |
| Çmimi i Publikut | Philomena | Stephen Frears |
| Çmimi 'Vanessa Redgrave per PriFest'- Kategoria Best Pitch e projektit filmik në PriFORUM | 'Një rrugëtim i paharruar...' | Kushtrim Bekteshi |
Shih edhe
Referimet
- ^ cite_ref-1 http://www.prifest.org/?id=3&n=162&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Edicioni i 7-te i PriFest.
- ^ cite_ref-2 https://www.withoutabox.com/03film/03t_fin/03t_fin_fest_01over.php?festival_id=7486 Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, Fillon PriFest-i
- ^ cite_ref-3 http://www.balcanicaucaso.org/eng/Regions-and-countries/Kosovo/Kosovo-s-cinema-a-new-beginning-47243, Kinematografia e Kosoves, me nje kahje te re.
- ^ cite_ref-4 http://newkosovareport.com/200909231966/Culture-and-Sports/vanessa-redgrave-kosovo-makes-me-happy.html Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, Vanessa Redgrave: "Kosova me ben te lumtur.
- ^ cite_ref-5 http://prishtinapress.info/kosovo-is-not-just-about-war-the-importance-of-prishtina-international-film-festival-prifilmfest/ Arkivuar 8 tetor 2011 tek Wayback Machine, Rendesia e PriFestit.
- ^ cite_ref-6 http://www.prifilmfest.org/english/founders.html Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine, Themeluesit e festivalit PriFest.
- ^ cite_ref-7 http://prishtinapress.info/kosovo-is-not-just-about-war-the-importance-of-prishtina-international-film-festival-prifilmfest/ Arkivuar 8 tetor 2011 tek Wayback Machine, Rendesia e PriFest-it.
- ^ cite_ref-8 http://www.southeast-europe.eu/map/kosovo/film6/kosovos-film-fest.html Arkivuar 4 qershor 2017 tek Wayback Machine, Kosova tenton te heq vemendjen nga ngjarjet politike.
- ^ cite_ref-9 http://www.prifilmfest.org/english/jury2009.html Arkivuar 15 prill 2013 tek Archive.today, Anetaret e Jurise se edicionit te pare te Prifest.
- ^ cite_ref-10 http://www.prifilmfest.org/english/awards2009.html Arkivuar 7 prill 2014 tek Wayback Machine, Cmimet e edicionit te pare te PriFest.
- ^ a b http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Hapet edicioni i trete i PriFest.
- ^ cite_ref-12 http://www.prifilmfest.org/english/prifilmforum.html Arkivuar 12 korrik 2024 tek Wayback Machine, Forumi i PriFilmFest.
- ^ cite_ref-13 http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Cmimet e edicionit te trete te PriFest.
- ^ cite_ref-14 http://www.prifest.org/2012/?id=10&l=sq[lidhje e vdekur], Juria e edicionit te katert te PriFest.
- ^ cite_ref-15 http://www.prifest.org/?id=3&n=138&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Filmat premiere te edicionit te gjashte ne PriFest.
- ^ cite_ref-16 http://www.prifest.org/?id=3&n=139&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Kategorite e reja te cmimeve ne PriFest.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.