Programi Erasmus
Programi Erasmus (European Region Action Scheme for the Mobility of University Students[1]) është një program i këmbimit të studentëve në Bashkimin Evropian (BE) i themeluar në vitin 1987. Erasmus+, ose Erasmus Plus, është program i ri i kombinimit të të gjitha skemave aktuale të arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit në BE, i cili ka filluar në janar të vitit 2014.
Programin Erasmus, së bashku me një numër të programeve tjera të pavarura, u përfshi në Programin Sokrati themeluar nga Komisioni Evropian në vitin 1994. ProgramiSokrati përfundoi në 31 dhjetor të vitit 1999 dhe u zëvendësua me Programin Sokrati II, më 24 janar të vitit 2000, i cili u zëvendësua nga Programi i Mësimit Gjatë Gjithë Jetës 2007-2013 më 1 janar 2007.
Historiku

Origjina e emrit
Programi është emëruar sipas filozofit holandez Desiderius Erasmus of Rotterdam, i njohur si një kundërshtar i Dogmatizmit, e i cili jetoi dhe punoi në shumë vende në Evropë për të zgjeruar njohuritë e tij dhe për të fituar njohuri të reja, dhe që pasurinë e tij ia dhuroi Universitetit të Bazelit në Zvicër.[1] Në të njëjtën kohë, ERASMUS është një bakronim në gjuhën angleze me kuptimin Rajoni Europian i Veprimit të Skemës për Lëvizjen e Studentëve të Universitetit.[1]
Shih edhe
- Arsimi në Bashkimin Evropian
- Zona Evropiane e Arsimit të Lartë
- Sistemi evropian për grumbullim dhe transfer të kredive (ECTS)
Referime
- ^ a b c "What's in a name? History of the Erasmus Programme" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.