Rogatio

Gjatë Republikës Romake, një rogatio (nga folja latine rogo, "pyes, paraqes një çështje") ishte një pjesë e propozuar legjislacioni. I gjithë legjislacioni gjatë republikës vendosej para një asambeje popullore. Proçedura e rogatio theksonte faktin se Senati Romak mund të nxirte dekrete, por nuk ishte ligjvënës. Vetëm populli, i organizuar në një asamble, mund të kalonte ligje.[1]

Një magjistrat me jus contionandi mund të thirrte një contio, një asamble informale të popullit, para të cilës ai mund të shpallte ligje të reja.[2] Propozuesi i një akti ligjor ishte lator i tij; një mbështetës ishte një auctor.[3] Pasi një magjistrat shpallte një projekt-ligj, nën Lex Caecilia Didia të vitit 98 p.e.s., duhet të kalonte një trinundium. Një trinundium nënkuptonte tre ditë tregu.[2] Menjëherë para një asambleje thirrej për të votuar mbi një projekt-ligj, një contio e posaçme thirrej në mënyrë që të mund të zhvillohej një debat mbi propozimin. Kur ai debat mbaronte, contio bëhej menjëherë asambleja që mund të votonte mbi atë çështje.[4]

Me vetëm pak përjashtime, asambleja kryesore legjislative ishte comitia tributa.[5] I thuhej të ndahej në grupet përkatëse (descedite, Quirites), contio organizoheshin në asambletë përkatëse legjislative.[6] Pastaj, pas një lutjeje fillestare, magjistrati kryesues hapte votimin duke e pyetur popullin velitis, iubeatis ... vos, Quirites, rogo ("A doni, a vendosni?, ... U pyes, qytetarë").[7] Secila tribu (fis) pastaj thirrej nëpërmjet një rendi të vendosur me short;[8] centuries votonin sipas një rendi të paracaktuar me centuries më të pasura që votonin të parat.[9] Qytetarët në secilin fis pastaj votonin ose uti rogas ("siç pyetët") ose antiquo ("kundërshtoj").[7] Kur arrihej shumica, votimi përfundonte dhe të gjitha fiset, që nuk kishin votuar akoma shpërndaheshin.[10]

Tribunët e Plebejëve dhe magjistratët e tjerë, në mënyrë më të posatshme konsujt, mund të vendosnin veton proçedimeve, por vetëm para hedhjes së shortit për rendin në të cilin fiset do të votonin. Gjithashtu nuk ishte e pranueshme që projekt-ligjeve tu vihej vetoja nga secili magjistrat pa diskutim.[6] Kërcënimet e vetos kundër një projekt-ligji apo mungesa e përgjithshme e popullaritetit mes popullit, zakonisht çonte në tërheqjen e projekt-ligjit.[11] Nëse një projekt-vendim kalonte (rogatio lata est), ai bëhej një ligj (lex) pasi magjistrati kryesues bënte një shpallje formale (renuntiatio) të vendimit të asamblesë.

Republikën e hershme Romake, Senati duhet të miratonte kushtetueshmërinë e një ligji, para se ai të vihej në jetë; pas kalimit të Lex Publilia Philonis në vitin 339 p.e.s., i cili kërkonte që të paktën një nga dy censores të ishte një plebe, ky miratim (patrum auctoritas) kërkohej përpara se projekt-vendimi të vihej për tu votuar në asamble. Me masa kundërthënëse, sidoqoftë, Senati ndonjëherë e anashkalohej. Nëse projekt-vendimi i propozuar kishte të bënte me shpalljen e luftës, ai duhet të çohej përpara comitia centuriata.[12]

Të gjitha kopjet e statuteve, ligjeve të propozuara dhe dokumentet e tjera publike rregjistroheshin në aerarium në kujdestarinë e kuestorëve urbanë.[13]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ^ cite_ref-FOOTNOTEMillar1998157–58_1-0 Millar 1998, ff. 157–58.
  2. ^ a b Mouritsen 2001, f. 38.
  3. ^ cite_ref-FOOTNOTEMillar199826_3-0 Millar 1998, f. 26.
  4. ^ cite_ref-FOOTNOTEMouritsen200138–39_4-0 Mouritsen 2001, ff. 38–39.
  5. ^ cite_ref-FOOTNOTELintott199955,_vëren_se_"pothuajse_i_gjithë_legjislacioni"_vendosej_para_tribuve_5-0 Lintott 1999, f. 55, vëren se "pothuajse i gjithë legjislacioni" vendosej para tribuve.
  6. ^ a b Lintott 1999, f. 46.
  7. ^ a b de Libero 2006.
  8. ^ cite_ref-FOOTNOTEMouritsen200119_8-0 Mouritsen 2001, f. 19.
  9. ^ cite_ref-FOOTNOTELintott199948_9-0 Lintott 1999, f. 48.
  10. ^ cite_ref-FOOTNOTELintott199960–61_10-0 Lintott 1999, ff. 60–61.
  11. ^ cite_ref-11 Andrew William Lintott (1992). Judicial Reform and Land Reform in the Roman Republic (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 6–7. ISBN 978-0-521-40373-3. Lintott beson se Ciceroni e tepron shtrirjen në të cilën plebs mund të ndikonin tërheqje.
  12. ^ cite_ref-12 Fergus Millar (2002). Rome, the Greek World, and the East (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 116.
  13. ^ cite_ref-FOOTNOTELintott1999137_13-0 Lintott 1999, f. 137.

Bibliography

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.