Rrethi

Rrethi

Rrethi është një vijë e lakuar e mbyllur ku çdo pikë e kësaj vije ka largesë të barabartë nga një pikë që quhet qendra e rrethit. Largesa ndërmjet një pike në rreth me qendrën e tij quhet rreze, ndërsa segmenti që bashkon dy pika të një rrethi dhe që kalon nëpër qendër quhet diametër. Korda është segmenti që bashkon dy pika çfarëdo të një rrethi; korda më e gjatë është diametri.

Ekziston një dallim mes rrethit dhe qarkut. Qarku nënkupton rrethin së bashku me sipërfaqen e brëndshme të tij.

Perimetri

Nga përllogaritjet, raporti i perimetrit të rrethit ndaj diametrit është një konstante , një numër irracional përafërsisht i barabartë me 3.141592654. Kështu perimetri lidhet me rrezen sipas formulës:

ku është një numër i pafundëm joperiodik. Me marrëveshje, merret 3.14, ose lihet si konstante .

Sipërfaqja e rrethit

Animim që tregon se perimetri i rrethit me rreze një njësi është

Sipërfaqja e rrethit gjendet duke shumëzuar pi-në me katrorin e rrezes:

.

Ekuacionet e rrethit

Në koordinata karteziane, pra ato të cilat lexuesi është mësuar, rrethi me qëndër në koordinatat (a,b) dhe rreze r është bashkësia e të gjithë pikave (x,y) të tilla që:

Derivimi i ekuacionit në koordinata karteziane

Derivimi i këtij ekuacioni është i lehtë. Largesa mes dy pikave dhe në koordinatat karteziane jepet me anë të formulës:

Nga vetitë e rrethit, ne duam që kjo largësi nga qendra të jetë e barabartë me për çdo pikë të planit koordinativ. Duke shënuar qëndrën si dhe një pikë të çfarëdoshme si , i zëvëndësojmë këto të dhëna në relacionin e mësipërm:

Më pas ngremë në katror të dyja anët e ekuacionit për të mbërritur në atë çfarë deshëm të vërtetojmë:

Vetitë e rrethit

  • Nëse dy korda të një rrethi janë të barabarta, atëherë ato janë njësoj të baraslarguara nga qendra e rrethit dhe anasjelltas.
  • Dy korda të barabarta të një rrethi tendosin harqe të barabarta dhe anasjelltas.
  • Diametri pingul me kordën e ndan kordën dhe harkun që ajo tendos në dy pjesë të barabarta.
  • Kur drejtëza (d) e prek rrethin nga jashtë vetëm në një pikë (është tangjente) me rrethin atëherë rrezja e rrethit është pingule me këtë drejtëz.
  • Këndi qendror është këndi që ka si kulm qendrën e rrethit dhe brinjët e tij janë rreze të rrethit. Masa e harkut që formon ky kënd është e barabartë me masën e këtij këndi.
  • Këndi rrethor është këndi që e ka kulmin në një pikë të rrethit dhe brinjët e tij janë korda të rrethit. Masa e harkut që tendos ky kënd është sa dyfishi i masës së këtij këndi.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.