Rubiku

Rubiku
Rubiku ndodhet në Shqipëria
Rubiku
Rubiku
Vendndodhja në Shqipëri
Koordinatat: 41°46′28″N 19°47′10″E / 41.77444°N 19.78611°E / 41.77444; 19.78611
ShtetiShqipëria Shqipëria
QarkuLezha
BashkiaMirditë
Njësia administrativeRubik
Qeverisja
 • Kryetari i bashkisëAlbert Mëlyshi (PD)
 • Kryetari i njësisë administrativeArmando Ndoj
Popullsia
 (2023)
 • Njësia administrative
2 550
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verë (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
4603
Faqja zyrtarebashkiamirdite.gov.al

Rubiku është një qytetbashkinë Mirditë, qarkun e Lezhës, në veri të Shqipërisë.[1] Ai është qendra e njësisë administrative Rubik, e cila përfshin edhe fshatrat Fierzë, Bulshizë, Fang, Rasfik, Katund i Vjetër, Munaz, Rreja e Zezë, Rreja e Veles, Vau Shkezë, Rrethi i Sipërm, Livadhëz dhe Bulger.[2]

Njësia administrative Rubik ka 2.550 banorë.[3] Rubiku është një nga tre qendrat kryesore urbane të Bashkisë Mirditë.[4]

Historia

Rubiku lidhet ngushtë me trashëgiminë mesjetare të Mirditës. Kisha e Shëlbuemit në Rubik përmendet për herë të parë në vitin 1166. Ajo ka qenë fillimisht abaci benediktine dhe më pas kuvend françeskan. Absida e kishës ruan afreske me mbishkrim latin të vitit 1272.[5]

Në afërsi të qytetit ndodhet edhe Kalaja e Matrizës, e datuar në antikitetin e vonë. Ajo kishte funksion mbrojtës dhe kontrollues të luginës së Fanit dhe të rrugës së vjetër që lidhte Lezhën me Prizrenin dhe trevat lindore.[6]

Administrata

Rubiku është qendra e njësisë administrative me të njëjtin emër. Kryetari i njësisë administrative është Armando Ndoj, ndërsa kodi postar i njësisë është 4603.[7]

Kultura dhe trashëgimia

Në qytet ndodhen Qendra Kulturore “Abat Doci” dhe Info Kulla Mirdita.[8] Një tjetër objekt i rëndësishëm është Kulla e Abat Prend Doçit, një kullë dykatëshe mbi 200-vjeçare, e shpallur monument kulture më 8 janar 2015.[9]

Festa e T’Shëlbuemit përbën një nga ngjarjet më të njohura të jetës publike të qytetit. Në kuadër të saj zhvillohen veprimtari fetare, kulturore dhe sportive.[10]

Arsimi dhe sporti

Në vitin 2024 u rikonstruktuan nyjet sanitare në shkollën 9-vjeçare Rubik dhe filloi ndërtimi i dhomave të zhveshjes për fëmijët që stërviten në fushën e sportit të qytetit.[11] Në maj 2025 në Rubik u zhvillua edhe ndeshja “Kupa e T’Shëlbuemit” për grupmoshën U-11.[12]

Ekonomia

Rubiku është një nga qendrat kryesore urbane të Bashkisë Mirditë, së bashku me Rrëshenin dhe Repsin.[13] Në vitin 2025, njësia administrative Rubik përfaqësonte 20% të realizimit të të ardhurave sipas njësive administrative të bashkisë.[14]

Referime

  1. ^ cite_ref-1 "NJËSITË ADMINISTRATIVE". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  2. ^ cite_ref-2 "NJËSITË ADMINISTRATIVE". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  3. ^ cite_ref-3 "CENSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI 2023: Lezhë" (PDF). INSTAT. fq. 120. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 nëntor 2024. Marrë më 2026-04-17.
  4. ^ cite_ref-4 "Raporti i monitorimit 2025 i Bashkisë Mirditë" (PDF). Bashkia Mirditë. fq. 15. Marrë më 2026-04-17.
  5. ^ cite_ref-5 "Kisha e Shëlbuemit në Rubik". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  6. ^ cite_ref-6 "Kalaja e Matrizës në Rubik". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  7. ^ cite_ref-7 "Kryetarët e Njësive Administrative" (PDF). Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  8. ^ cite_ref-8 "Objektet Kulturore". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  9. ^ cite_ref-9 "Kulla e Abat Prend Doçit në Rubik". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  10. ^ cite_ref-10 "Koncerti i T'Shëlbuemit". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  11. ^ cite_ref-11 "Punët e realizuara nga Bashkia Mirditë për vitin 2024". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  12. ^ cite_ref-12 "Koncerti i T'Shëlbuemit". Bashkia Mirditë. Marrë më 2026-04-17.
  13. ^ cite_ref-13 "Raporti i monitorimit 2025 i Bashkisë Mirditë" (PDF). Bashkia Mirditë. fq. 15. Marrë më 2026-04-17.
  14. ^ cite_ref-14 "Raporti i monitorimit 2025 i Bashkisë Mirditë" (PDF). Bashkia Mirditë. fq. 15. Marrë më 2026-04-17.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.