Sam Harris

Sam Harris
Born
Samuel Benjamin Harris

9 prill 1967 (59 vjeç)
NationalityAmerikan
GenreJo fiktive
Notable awardsPEN/Martha Albrand Award
Website
samharris.org

Samuel Benjamin Harris (i lindur më 9 prill 1967) është autor, filozof, intelektual publik dhe neuroshkencëtar amerikan, si dhe bashkëthemelues dhe drejtor i Project Reason. Ai është autori i librit The End of Faith (Fundi i Besimit), i cili u botua në vitin 2004 dhe u paraqit në listën e librave më të shitur të gazetës The New York Times për 33 javë. Libri fitoi çmimin PEN/Martha Albrand Award për Librin e Parë Jofiktiv në vitin 2005. Në vitin 2006 Harris botoi librin e tij Letter to a Christian Nation (Letër për Popullin e Krishterë), si përgjigjje për kritikën ndaj The End of Faith. Kjo vepër u pasua nga The Moral Landscape (Peisazhi Moral) në vitin 2010, eseja e gjatë Lying (Gënjimi) në vitin 2011 dhe libri i shkurtë Free Will (Vullneti i Lirë) në vitin 2012.

Harris është kritik i njohur bashkëkohor i religjonit dhe idhtar i skepticizmit shkencor dhe "Ateizmit të Ri". Ai gjithashtu është përkrahës i ndarjes së kishës nga shteti, lirisë së religjionit, dhe lirisë për të kritikuar religjionin. Harris ka shkruar artikuj të shumtë për The Huffington Post, Los Angeles Times, The Washington Post, The New York Times, Newsweek, dhe Nature. Artikujt e tij prekin tema të ndryshme, duke përfshirë religjionin, moralin, neuroshkencën, vullnetin e lirë, terrorizmin, dhe vetëmbrojtjen.

Në librin e tij The Moral Landscape, Harris arguementon që shkenca mund të ndihmojë në problemet e moralit, dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies njerëzore. Ai rregullisht mbanë fjalime në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të Madhe, duke përfshirë universitetet Oxford, Cambridge, Harvard, Caltech, Berkeley, Stanford, Tufts, si dhe konferencën TED. Harris ka bërë edhe paraqitje të shumta televizive, duke përfshirë intervista për Nightline, Real Time with Bill Maher, The O'Reilly Factor, The Daily Show, The Colbert Report, dhe The Last Word, në mes të tjerave. Ai gjithashtu u paraqit në filmat dokumentarë The God Who Wasn't There (2005) dhe The Unbelievers (2013). Harris konsiderohet si përkrahës i hapur dhe definitiv për shkencë dhe arsye si alternativa për religjionin teistik.

Librat

Lidhje të jashtme

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.