Seniku
Seniku
Saniku | |
|---|---|
Fshat | |
![]() |
Seniku është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Besfort dhe Sanik.
Historia
Sipas një burimi arkivor, fshati në vitin 1913 kishte 50 shtëpi, nga të cilat trupat serbe dogjën 30 shtëpi. Në shenjë hakmarrjeje, pushteti jugosllav më 9 prill 1945 kishte djegur fshatin pjesërisht dhe kishte vrarë 20 persona, në mesin e tyre 12 nga Seniku, të tjerët nga Damaneku, Astrazubi, Shkrashniku dhe disa kalimtarë rasti. Ndërsa sipas regjistrimit të kolonive në vitin 1936,u kolonizuan 30 familje kolone me 131 anëtarë.Gjatë të kaluares historike,popullsia e këtij fshati është shpërngulur në shumë vende.Në Turqi janë shpërngulur në vitin 1932 një familje me 22 anëtarë,më 1954 dy familje (Izmir) dhe një familje në Shqipëri.
Fshati në kuadrin e Bajrakut të Astrazubit,në vitin 1879 kishte 22 shtëpi (20 shqiptare,2 rome);
- Në 1913 kishte 271 banorë;
- Në 1918 kishte 25 shtëpi shqiptare me 145 banorë;
- Në 1921 kishte 38 shtëpi me 222 banorë;
- Në vitin 1948 kishte 43 shtëpi me 314 banorë;
- Në 1953 kishte 43 shtëpi me 354 banorë;
- Në 1961 kishte 48 shtëpi me 452 banorë (422 shqiptarë,2 serbë,8 të tjerë);
- Në 1971 kishte 63 shtëpi me 647 banorë shqiptarë;
- Në 1981 kishte 84 shtëpi me 880 banorë shqiptarë;
Në vitin 1998, është zhdukur një foshnje në djep (nip i Senikut). Fshati në vitin 1999 kishte 129 familje me 1407 banorë. Nga sulmet e paramilitarëve, ushtarëve dhe policore serbe në vitin 1998-99 janë djegur dhe shkatërruar 30 shtëpi banimi dhe dy objekte ekonomike (punëtori të zdruktarisë),dy shitore. Mulliri i fshatit është shkatërruar, ndërsa 70 shtëpi janë granatuar. Janë vrarë 14 banorë të këtij fshati dhe 5 mysafirë.
Popullsia në ofensivën e vitit 1998, të pushtetit serb është strehuar më malet e Gradinës së Lladroviqit. Në vitin 1999,popullat (gratë, fëmijët dhe pleqtë) janë dëbuar në Shqipëri, të rinjtë ishin të angazhuar në luftë kundër armikut.
Pozita gjeografike
Ai shtrihet rrëzë maleve jo larg Gredinës së Lladroviqit. Është vendbanim kodrinoro-malor i tipit të dendur, rreth 10 km në lindje të Malishevës me sipërfaqe prej 7.1 km2.
Fshati ka 258 ha tokë të punueshme bujqësore,63 ha livadhe dhe kullota, 367 ha pyje dhe 20 ha djerrina.
Lagjet e fshatit|: Zulfaj, Brahaj, Jonuzaj, Halitaj, Ramaj, Sahitaj.
Është vendbanim i vjetër. Këtë e dëshmojnë varrezat e fshatit në të cilat janë gjetur mbishkrime me shkronja latine. Në fshat janë zbuluar varrezat të vjetra, të mbuluara me rrasa dhe me skelet të dimensionit të madh.
Sipas traditës, thuhet se banorët kanë jetuar ose i kanë pasur shtëpitë më afër fshatit Bellanicë.
Aty sot ekzistojnë varrezat të cilat quhen "Varret e Senikut".
Shih dhe këtë
Lidhje të jashtme
Astrazupi | Balinca | Banja | Bellanica | Berisha | Bubaveci | Bubli | Carrallugë | Carravrana | Damaneku | Dragobili | Gajraku | Garaçeva | Golluboci | Guriqi | Jançishti | Joviqi | Kërvasari | Kijeva | Lubizhda | Lladroci | Lladroviqi | Llapçeva | Llashkadrenoci | Llazica | Magjera | Millanoviqi | Maralia | Mirusha | Mleçani | Ngucati | Pagarusha | Panorca | Pllaçica | Qypeva | Ruda | Seniku | Shkarashniku | Temeçina | Tërpeza | Tërpeza e Poshtme | Turjaka | Vërmica
| Ky artikull rreth një vendbanimi të Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.
