Shiu

Shiu është forma më e zakonshme e reshjeve që krijohet nga bashkimi i pikave të imta të ujit me madhësi dhe Pluhurit nga 0,5 mm deri 6-7 mm, të cilat për shkak të forcës së rëndesës bien nga retë në qiell përposhtë drejt tokës. Forma të tjera të shiut janë: dëbora, lloha, breshëri dhe vesa. Sasia e shiut të rënë matet në milimetra (mm). 1 mm reshje nënkupton 1 litër për metër katror. Jo i gjithë shiu bie në tokë, pasi një pjesë e tij avullon gjatë rënies për shkak të ajrit të thatë. Kur shiu nuk arrin të bjerë në tokë ai quhet virga, një dukuri që ndeshet shpesh në rajonet e nxehta dhe të thata të shkretëtirave.


Klasifikimi i reshjeve
Klasifikimi i rreshjeve të shiut bëhet:
1.) sipas intensitetit
- Pika shiu kur bien më pak se 1 mm në orë.
- Shi i dobët 1-2mm në orë
- Shi mesatar 2-6mm në orë
- Shi i fortë me shumë se 6 mm në orë.
- Shtrëngata më shumë se 10 mm në orë
- Shi i rrëmbyer më shumë se 30 mm në orë
2.) sipas natyrës së rënies
- Shi i butë quhet kur përbëhet nga pika uji të imëta me diameter 0.5 mm. Këto lloj reshjesh vijnë nga retë shtresore jo grummbullore. Nuk është i rrëmbyeshëm për një orë mund të bien 0.5 mm
- Shi i zakonshëm quhet ai që nuk përbehet nga pika të imta me diametër më të madh se 0.5 mm. Matet me sasinë e përgjithshme të rënë në njësinë e kohës. Ky lloj shiu vjen nga re të ulëta ose të mesme grumbullore. Hapësire jo e kufizuar. Qielli ka ngjyrë gri në të murrme. Nuk ka të çara në qiell. Ky shi nuk kthehet në shtrëngatë.
- Shi rrebesh quhet i rrëmbyeshem dhe zgjat shume pak kohë, vjen nga re grumbullore te shiut. Gjithmonë kemi intensitet variabël, zë një hapësire të vogël, shpesh e quajmë shi me diell. Ai mund të kthehet në shtrëngatë të zakonshme kur kemi rryma tropikale.
3.) sipas kohëzgjatjes
- në formë vese.
- i vazhdueshëm.
- në formë shtrëngate.
Rëndësia e shiut në natyrë
Shiu ka rëndësi gjeografike dhe ekonomike, pasi ndikon në pastrimin e ajrit, në rritjen e bimësisë, në furnizimin e burimeve dhe të rrjedhave ujore, në bujqësi, në energjitikë etj. Por kur shiu është në sasi të mëdha mund të sjell edhe fatkeqësi natyrore si rrëshqitje, përmbytje, erozion etj.
Ndikimi i njeriut
Shiu artificial
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.