Simboli

Simboli është ajo figurë që paraqet një objekt ose një dukuri me anë të një objekti ose dukurie tjetër, figurë që zëvendëson një fjali me dukurinë ose shenjën e saj alegorike. Prejardhja e simbolit është e njëjtë me atë të paralelizmit figurativ-pra formë e të menduarit primitiv. Në fillim, ai u përdor nga letërsia gojore e popullit dhe, që andej hyri në letërsinë e përpunuar. Simboli , pra shpreh një marrëdhënie të thjesht të procesit të të menduarit, proces në të cilin imazhi (parafytyrim) i një objekti na rikujton një dukuri në asosiacion (shoqërim) ideje ose ngjashmërie.

Simboli në letërsinë gojore

thëllëza që paraqet vashën;

bilbili që paraqet trimin;

shqiptari që mëshiron shqiptarin;

nëna që simbolizon atdheun etj.

Në letërsinë e shkruar Shqipëria nuk simbolizohet vetëm me nënën (P.Vasa,M.Gramemo,F.Noli,D.Agolli etj) por edhe me manushaqen (Naimi), kurse Shqiptari jo vetëm me shqiponjën, por edhe me bilbilin (Mjeda) etj. Simbolet zënë një vend me rëndësi në letërsinë e shkruar. Që nga Rilindja dhe deri në ditët tona, simboli është shfrytëzuar nga shumë poetë " Mori Shqypni, e mjera Shqypni " (P.Vasa), " Shkëndij e diellit ndaj manushaqes " (N.Frasheri) " Vaji i bylbylit " (N.Mjeda), " Shkëndija " (Migjeni), " Nënë Shqipëri " (D.Agolli), " Copëra imazhesh " (I,Kadare) etj. Shumë simbole janë krijuar nga tradita dhe kanë hyrë në përfytyrimin e popujve të ndryshme , ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e revolucionit; ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë shpirtërore; dafina fitoren dhe lavdinë etj.

Klasifikimi i simboleve

  • Simbole të përhershme, që quhen emblema ( nga greqishtja.emblema "shenjë "), dhe përdoren në kulturën e përgjithshme " Ylli me pesë cepa".
  • Simbole poetike, që synojnë të japin domethënie , të cilat kuptohen vetëm në kontekstin e veprës letrare të caktuar.

Simboli është një figurë më kuptim të dyfishtë, e cila paraqet një send, një frymor apo një dukuri nëpërmjet një sendi, një frymori a një dukurie tjetër, që bëhet përfaqësues dhe ngjall lidhje të përafërta. Zakonisht ideja është abstraktë dhe simboli që e përfaqëson atë është konkret, si p.sh. paqen e simbolizon pëllumbi.[1]

Simbol quhet figura artistikë që personifikon në të vërtetë më forcën më të madhe tiparet më karakteristikë të një dukurie, idenë e saj vendimtarë. Shembull :

Harpagoni (personazhi kryesor i komedisë "Koprraci" të Molierit) është simboli i koprracisë, Tartufi (personazhi kryesor i komedisë "Tartufi" të Molierit) është simbol i hipokrizisë.

Simboli ka dalë nda paralelizmi figurativ, sepse është një lloj paralelizmi, por gjysmak. Të simboli ana njerëzorë nuk shprehët, por lihet të nënkuptohet dhe shprehët vetëm ana natyrorë. Koncepti i simbolit është i afërt më atë të alegorisë dhe në disa aspekte edhe më atë të metaforës. Kur simboli humbët kuptimin e tij të pavarur, ai kthehet në alegori.

Simboli u drejtohet më tepër ndjenjave, anës emocionalë, ndërsa alegoria i drejtohet mendjes së lexuesit, arsyes.

Tek simboli theksohet cilësia mbizotëruese dhe nuk merren parasysh cilësitë e tjera.

Shembull :

Të poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit[2], në vargun O Flamur gjak.../o nën' e babë nënkuptohet kombi shqiptar.Flamur-nën'e babë,në këtë stilemë është simbol:flamur-nën'e babë-atdhe.

Referime

  1. ^ cite_ref-1 Lloshi, Xhevat (1999). stilistika e gjuhes shqipe dhe pragmatika. Albas.
  2. ^ cite_ref-2 "Hymni i Flamurit". letersishqip.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.