Surja

Surja ose Sureti (arabisht: سورة sūrah, shumësi: سور suwar, shqip: kapitull) është njësi përbërëse Kuranore. Kurani përmban 114 sure. Suret Kuranore janë të emëruara dallueshëm nga përmbajtja e tyre. Rradhitja e sureve në Kuran është bërë jo sipas kohës së zbritjes por sipas kërkesës së Muhammedit a.s. Kapitulli më i shkurt në Kuran është Sureja Keuther me tri ajete, ndërsa sureja më e gjatë është Suretu El Bekare (shq.: Sureja El Bekare) me 286 ajete. Të gjitha suret fillojnë me Bismillah përveç sures Teube.
| Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
| Islam |
|---|
Surja është një nga njëqind e katërmbëdhjetë kapitujt e Kuranit, secila e ndarë në disa vargje, të njohura si ajete. Suret kanë gjatësi të ndryshme, më e shkurtëra (surja el-Keuther) me tre ajete dhe më e gjata (surja el-Bekare) me 286 ajete.[1] Nga 114 suret e Kuranit, 87 klasifikohen si mekase dhe 27 si medinase. Ky klasifikim është vetëm një përafërim në lidhje me vendin e zbulimit; çdo sure e zbuluar pas migrimit të Muhammedit në Medinë (i njohur si hixhreti) quhet medinase dhe çdo sure e zbuluar para kësaj ngjarje quhet mekase. Rradhitja e sureve në Kuran është bërë jo sipas kohës së zbritjes ose sipas tematikës por përafërsisht sipas gjatësisë, duke filluar nga më e gjata deri tek më e shkurtëra. Përveç sures sures et-Teube, të gjitha suret fillojnë me "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!". Kjo formulë njihet si el-Besmele.
Etimologjia
Fjala sure eshte përdorë në kohë e Muhammedit si term që do të thotë kaptinë e Kuranit. Theodor Nöldeke duke ndjekur Buxtorfin ka sugjeroi se fjala sure është e ngjajshme me fjalën hebrenje'שורה' që do të thotë rresht. Disa thojnë se kjo fjalë është e lidhur me fjalën arabe sur që do të thotë mur. Jeffery thotë se e ka origjinën prej fjalës siriane që do të thotë shkrim.
Emrat e kapitujve
Ajete dhe kapitujt që i kanë ardh Muhammedit në Kuran nuk janë ardhë me emra. Disa emra të kapitujve janë përmend në hadithe si për shembull Sureja Fatiha (Hapja), sureja Jusuf (i dërguar) e disa prej tyre janë përmend prej fjalës së parë në fillim të kapitullit si për shembull Qaf, Ya-Sin dhe ar Rahman. Disa suret jenë emëruar sipas një fjale të veçantë që ndodhi në kapituj, si për shembull El Bekare (lopë), En Nur (dritë), Nahl (bleta), Zuhruf (zbukurimet e Zotit), Hadid (hekuri), El Kehf (shpella).
Lista e sureve
| Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e sureve në Kuran |
Shih edhe
Lidhje të jashtme
- Kurani i madhërishëm – Përktheu kuptimet e tij: Prof. Hasan I. Nahi
- KURANI – Përktheu: Alban Fejza Arkivuar 21 janar 2022 tek Wayback Machine
Burime
- ^ cite_ref-Al-A'zami1_1-0 Muhammad Mustafa Al-A'zami (2003), The History of The Qur'anic Text: From Revelation to Compilation: A Comparative Study with the Old and New Testaments, p.70. UK Islamic Academy. ISBN 978-1-872531-65-6.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.
