Suus
| "Suus" | |
|---|---|
| Këngë |
"Suus" (shqip: Personale) është një këngë nga këngëtarja dhe tekstshkruesja shqiptare nga Kosova Rona Nishliu. Ajo u publikua si pjesë e një përmbledhjeje CD më 4 maj 2012 nga Universal Music. Kënga është shkruar nga vetë këngëtarja dhe e kompozuar nga Florent Boshnjaku. Muzikisht, është një baladë e frymëzuar nga folklori në gjuhën shqipe, e cila trajton lirikisht një rrethanë emocionale që pasqyron momentet e ndodhura në të kaluarën dhe pritjet e të nesërmeve të pasigurta.[1]
Kënga e përfaqësoi Shqipërinë në Festiavlin Evropian të Këngës 2012 në Baku, Azerbajxhan,[2] pasi fitoi garën e para-përzgjedhjes Festivali i Këngës.[3] Ajo arriti vendin e pestë në një fushë prej njëzet e gjashtë duke shënuar gjithsej njëqind e dyzet e gjashtë pikë duke mbetur pozicioni më i lartë i Shqipërisë deri më tani.[4] Gjatë performancës së saj minimaliste, Nishliu po performonte vetëm para ekraneve LED me ngjyrë të errët që shfaqnin drita të kuqe dhe të bardha në sfond.[5]
"Suus" mori vlerësime pozitive nga kritikët e muzikës me lëshimin e saj, duke lavdëruar vërtetësinë e saj dhe shpërndarjen vokale të këngëtares. Një video muzikore shoqëruese u prezantua premierë në kanalin zyrtar në YouTube të Festiavlin Evropian të Këngës më 17 mars 2012. Ajo amplifikon vizualisht absurditetin e jetës përmes një forme abstrakte arti duke lejuar njëkohësisht shikuesin të krijojë një larmi interpretimi. Në 2012, këngëtarja interpretoi këngën në shumë raste në Qipro, Hungari, Rumani dhe Holandë.
Referime
- ^ cite_ref-1 "Ngjarjet që karakterizuan vitin 2012 për yjet shqiptare". Telegrafi. 31 dhjetor 2012. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ cite_ref-2 "Baku 2012 Participants Rona Nishliu" (në anglisht). European Broadcasting Union. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2020. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ cite_ref-esckaz_3-0 Mikheev, Andy. "Rona Nishliu on ESCKaz" (në anglisht). ESCKaz. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ cite_ref-4 "Baku 2012: Grand Final Scoreboard" (në anglisht). European Broadcasting Union. 26 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2019. Marrë më 21 prill 2020.
- ^ cite_ref-Veronika_Pohl_5-0 Pohl, Veronika (22 maj 2012). "Albanischer Superstar mit Dreadlocks und Stimmgewalt" (në gjermanisht). ARD. Marrë më 28 prill 2020.
Lidhje të jashtme
| Parardhësi | Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2012 |
Pasardhësi |
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.