Tis

Tis, latinisht Taxus baccata L.,Sp.Sl. 1040 (1753)ështe shkurre ose dru deri në 15-20 m, me kurorë piramidore të gjerë. Degët të këmbyera në menyrë të çrregullt. Halat vizake, me majucë, përposh me dy rriptha gojëzash të blerta të zbehta, përsipër të blerta e të shndritshme , 10-30 x 2-3mm. Lulet mashkullore të përbera prej 6-14 luspash me 4-8 qeskëza pjalmore në faqen e poshtme. Lulja femër përbëhet nga një bosht i shkurtër i mbuluar me luspa , në majën e të cilit qëndron një vezëz e vetme. Fryti rrushk i rremë , me mish te kuqërremtë (aril). Farat 6-7 x 4-5 mm, me dy , rrallë me tri ose katër brinjëza për së gjati.[1]

Shperhapja

Ndeshet jo rrallë ne pyje me ah dhe me bredh si në Vermosh, Malësinë e Madhe, Bjeshkët Verilindore dhe Lindore , Mokër, Llogara etj.

Fenologjia

Periudha e lulëzimit përfshin muajt Mars- Prill ndërsa frutifikimi ështe në periudhën e Gusht- Shtator.


Përdorimi

Dru ose shkurre zbukuruese që merr forma të shumta me anë të prerjes ; druri shumë i ngjeshur merr shkëlqim të bukur dhe përdoret nga skulptorët; Druri, gjethet dhe farat janë helmuese.


Statusi

Aktualisht është ne gjëndje të rrezikuar.

Referime

  1. ^ cite_ref-1 Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Flora e Shqipërisë.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.