Verbas
Verbasi | |
|---|---|
![]() |
Verbasi është një fshat në komunën Zharrëz në rrethin e Fierit të Shqipërisë.
Fshati Verbas është një fshat i vogël dhe bën pjesë në njësinë administrative Zharrëz , në bashkinë Patos (sipas ndarjes së re territoriale te vitit 2015). Shtrihet në një sipërfaqe prej 2 km2 dhe ka një popullsi prej rreth 850 banorë , ku 30% e banorëve kanë ardhur nga zonat përreth si : Ruzhdie , Berat , Siqece , Allambres etj. Numri i te papunëve prek rreth gjysmën e popullsisë, për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik . Ndodhet në qëndër të zonës naftëmbajtëse të Shqipërisë , por vetë fshati ka pak burime nafte dhe janë akoma të pashfrytëzuara.
Shtrihet në një zonë kryesisht fushore , ku edhe ato pak kodra nuk I kalojnë larteësinë 40 m. Rreshjet vjetore përllogariten rreth 600-800 mm.
Verbasi është një zonë relativisht e ngrohtë , ku temperaturat gjatë vitit luhaten
• Në dimër -2oC - 12oC
• Në pranverë 10oC – 25oC
• Në verë 23oC – 38oC
• Ne vjeshtë 20oC – 30oC
Këtu kalon edhe aksi rrugor Fier – Berat I rehabilituar në vitin 2015.
Bizneset në fshat janë : 2 Bar-Restorante , 4 markete, 1 dyqan elektroshtëpiakesh , 1 mobileri si edhe disa servise makinash
Blegtoria dhe Bujqësia
Fshati Verbas shtrihet në një zonë bujqësore e cila përbën më shumë se gjysmën e sipërfaqes së fshatit. Duke qënë se një pjesë e mirë e popullsisë është e papunë , blogtoria dhe bujqësia përbëjhnë të vetmin burim të ardhurash për banorët .Klima dhe pozicioni gjeografik ështe shumë i përshtatshëm për rritjen e shumë kulturave bujqësore si : gruri, misri, jonxha, pemë frutore etj.
Blegtoria përbëhet nga gjedhë si : lopë, dele, dhi, derra . Shpendë si : pula, pata ku dhe këto përbëjnë një burim tjetër të ardhurash . Por ka edhe kafshë pune si : gomerë dhe kuaj.
Sistemet ujitëse dhe kulluese janë akoma në gjëndje të këqija edhe pse vitet e fundit po bëhen përpjekje për përmirësimin e tyre .
Fermerët nuk janë të bashkuar në koperativa , por secili fermer ka pronën e vet. Vitet e fundit janë shtuar ne masë edhe kultura e serave.
Të dhëna historike
Fshati Verbas nuk ka një histori të pasur . Çka mund të përmendet është që fshati ka qënë shumë I pasur në pemë si: plepa , pisha, që përbënin mushkëritë e fshatit ,të cilat u rrafshuan me ardhjen e demokracisë dhe në ditët e sotme kanë mbetur pak prej tyre.
Në këtë kohë , u ndërtua në vitet 20 një shkollë 4 vjecare dhe u prishën në vitet 90.
Në këtë kohë u ndërtuan edhe dy cezma dhe një fushë futbolli , ku vetëm fusha e futbollit ka mbijetuar . Kryetarët e këshillave ndër vite kanë qënë : Z. Hysni Çepele (nga vitet 70-86) dhe Z. Lon Mëhilli (nga vitet 86-90). Nje nder figurat e ketij fshati qe kane bere histori eshte z.Novrus Toska i cili ka mbajtur manadatin e kryetarit te Komunes Zharrez per 8 vite dhe ka dhene kontributin e tij per zhvillimin e fshatit duke permiresuar infrastrukturen dhe hapjen e vendeve te reja te punes.
Ashtu si në ditët e sotme , bujqësia dhe blegtoria luante një rol të rëndësishëm në fshat , ku sipërfaqet bujqësore ishin të bashkuara në kooperativa.
Ka pasur një pulari , 3 stalla lopësh të mëdha dhe një stallë derrash.
| Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.
