Wikipedia
Lua error te Moduli:Arguments te rreshti 260: table index is nil.
Lloji i faqes | Enciklopedi në internet |
|---|---|
| Qasshëm në | 257 botime aktive (276 gjithsej)[1] gjuhë |
| Pronari/ja | Fondacioni Wikimedia (prej 2003) |
| Krijuar nga | Jimmy Wales, Larry Sanger |
| URL | www |
| Komercial | Jo |
| Regjistrimi | Sipas dëshirës |
| Lansuar | 15 janar 2001 |
| Gjendja e tashme | Aktive |
Content license | CC Attribution / Share-Alike 4.0 Shumica e tekstit është e licensuar edhe nën GFDL; licensimi i mediave dallon |
| Written in | [2] |
Wikipedia (sqt. Uikipedia; ose Vikipedia) është një enciklopedi online falas e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet i vullnetarëve, të quajtur si Wikipedianë, përmes bashkëpunimit të hapur dhe sistemit të redaktimit MediaWiki, që bazohet mbi modelin wiki. Wikipedia është vepra informative më e madhe dhe më e lexuar në histori,[3][4] dhe renditet vazhdimisht si një ndër dhjetë faqet më të vizituara në internet; që prej dhjetor 2024[përditëso][[Kategoria:Artikuj që përmbajnë deklarata potencialisht të vjetruara nga Gabim shprehjeje: Operator i papritur <]], u rendit i pesti nga Semrush dhe i shtati nga Similarweb.[5] and seventh by Similarweb.[6] Ai u themelua më 15 janar 2001 për gjuhën angleze nga Jimmy Wales dhe Larry Sanger, dhe që prej 2003-tës strehohet nga Fondacioni Wikimedia, një organizatë jofitimprurëse amerikane e financuar nga lexuesit, dhe kompania e saj mëmë.[7]
Ajo nisi vetëm në gjuhën angleze, e pastaj u rrit në më shumë se 300 gjuhë, duke përfshirë gjuhën shqipe. Wikipedia anglisht është më e madhja e të gjitha edicioneve, me afro 7 milionë artikuj. Gjithsej Wikipedia përmban mbi 64 milionë artikuj në të gjitha gjuhët, dhe tërheq mbi 1.5 miliardë vizita unike, si dhe 13 milionë redaktime në muaj (rreth 5 redaktime në sekondë) që prej muajit prill 2024[përditëso][[Kategoria:Artikuj që përmbajnë deklarata potencialisht të vjetruara nga Gabim shprehjeje: Operator i papritur <]].[W 1]
Gjithçka në Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse.
Wikipedia është lavdëruar për demokratizimin e dijes, gjerësinë e mbulimit të vet, strukturën si dhe kulturën e saj unike. Ajo është bllokuar prej disa qeverive kombëtare, duke filluar nga artikujt specifikë deri tek faqja e tërë.[8] Edhe pse redaktorët vullnetarë të Wikipedisë kanë shkruar hollësisht rreth një game të gjerë të temave, enciklopedia është kritikuar për paragjykime sistematike, siç është mosbarazia gjinore kundër grave dhe mosbarazia gjeografike kundër Jugut Global (Eurocentrizmi). Përderisa është kritikuar besueshmëria e Wikipedisë gjatë viteve 2000, ajo është përmirësuar ndër kohë dhe ka marrë lavdata me kalimin e kohës duke u bërë një faqe e rëndësishme për kontrollimin e fakteve. Artikujt rreth lajmeve të fundit qasen shpesh si burime për informatat e aktualizuara shpejt rreth asaj ngjarjeje.
Wikipedia shqip

Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 106.140 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 75-të në rangun Meta.[1]
Referime
- ^ a b Lista e Wikipedia-ve
- ^ cite_ref-2 "Developer hub". MediaWiki (në anglisht). Marrë më 9 shtator 2024.
- ^ cite_ref-Wiki20_3-0 "Wikipedia is 20, and its reputation has never been higher". The Economist (në anglisht). 9 janar 2021. Marrë më 25 shkurt 2021.
{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja) - ^ cite_ref-auto1_4-0 Anderson, Chris (8 maj 2006). "Jimmy Wales – The 2006 Time 100". Time (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2022. Marrë më 11 nëntor 2017.
- ^ cite_ref-5 "Most Visited Websites in Worldwide 2024" (në anglisht). Semrush. dhjetor 2024. Marrë më 15 janar 2025.
- ^ cite_ref-6 "Most viewed website" (në anglisht). Similarweb. Marrë më 15 janar 2025.
- ^ cite_ref-WF10.23.23_7-0 Seitz-Gruwell, Lisa (23 tetor 2023). "7 reasons you should donate to Wikipedia" (në anglishte amerikane). Wikimedia Foundation. Marrë më 27 dhjetor 2023.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja) - ^ cite_ref-9 Treisman, Rachel (1 prill 2022). "Russia threatens to fine Wikipedia if it doesn't remove some details about the war". NPR (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2022. Marrë më 22 janar 2023.
Lidhje të jashtme
| Projekte të Wikimedia Foundation |
|---|
| Wikibooks • Wikimedia Commons • Wiktionary • Wikinews • Wikipedia • Wikiquote • Wikisource • Wikispecies • Meta-Wiki |
| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Gabim citimi: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "W", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="W"/>
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.