Windows Phone
| Windows Phone | |
|---|---|
| Developer | Microsoft Corporation |
| Available in | 25 languages |
| Supported platforms | Qualcomm Snapdragon |
| Default user interface | Graphical (Metro-style) |
| License | Pronësi (Microsoft EULA) |
| Official website | www |
Windows Phone është sistem operativ mobil zhvilluar nga Microsoft, dhe eshte pasuesi i Windows Mobile platformes, edhe pse është komplet një sistem i ri.[1]. Ka dalë në treg në pjesën e dytë të vitit 2010. Në Windows Phone, Microsoft krijoi një ndërfaqe të re, duke përfshirë edhe gjuhën e dizajnit të quajtur Metro. Përveç kësaj, programi ka të integruar serviset e Microsoft-it, dhe kërkon një numër minimal specifikash hardverike në të cilat punon[2]
Historia
Zhvillimi
Puna për një ndryshim madhor të Windows Mobile ka filluar qysh nga viti 2004, por puna shkonte ngadalë dhe projekti ishte ndalur.[3] Në vitin 2008, Microsoft riorganizoj grupin e Windows Mobile dhe filloi të punoj në një sistem operativ mobil të ri. Produkti do të duhej të ishte lëshuar në vitin 2009 si Windows Phone, por disa vonesa e detyruan Microsoft-in me zhvillu Windows Mobile 6.5.[4] Windows Phone ishte zhvilluar shpejt. Si rezultat perfundimtar ishte se aplikacionet që punonin në Windows Mobile nuk do të punonin në Windows Phone. Microsoft po mundohet që telefoninë ta shikoj në një mënyrë tjeter, me shfrytëzuesin e fundit në qendër të vemendjes.
Versionet
Ndërfaqja
Windows Phone vjen me një ndërfaqe të re, bazuar në gjuhën e dizajnit të Windows Phone të quajtur Metro.[5] Faqja kryesore është e përbërë nga disa pllaka që shfaqin informacione gjatë tërë kohës. Këto pllaka janë lidhje të aplikacioneve, tipareve , funksioneve të ndryshme. Përdoruesit do të kenë mundësi me shtu ose me i largu këto pllaka sipas dëshirës. Këto pllaka janë dinamike dhe ndryshohen në kohë reale – për shembull pllaka për një postë elektronike shfaq numrin e mesazheve të palexuara.
Disa tipare të Windows Phone janë të organizuara në atë mënyrë që kombinojnë përmbajtjen lokale dhe nga Interneti integrohen me rrjete sociale si Facebook, Windows Live dhe Twitter. Për shembull tek Fotografitë shfaqen fotografitë e bëra nga përdoruesi dhe gjithashtu fotografitë nga albumet e rrjeteve sociale si Facebook. Përdoruesit mund të komentojnë nga një Windows Phone direkt në njërin nga rrjetet sociale. Tipare tjera të Windows Phone janë edhe Music and Video (Integrohet me Zune), Lojrat (që integrohen me XBOX Live), Marketplace (dycani zyrtar për të blerë aplikacione).
Windows Phone 7

Krijuar më 15 shkurt 2010. Ky ishte versioni i parë i Windows Phone.
Windows Phone 8

Krijuar më 14 shtator 2012.
Windows Phone 8.1

Krijuar më 2 prill 2014.
Çmimet
Windows Phone ishte prezentuar me totalin prej tri çmimeve në vitin 2011 duke marrur medaljen e Artë nInteractive Product Experience Interaktivitetin e Produktit, medaljen e Argjendë në Hulumtime dhe medaljen e Bronztë ne Dizajn.[6]
Referime
- ^ cite_ref-1 "Microsoft per Windows Phone 7" (në anglisht). Engadget.com. Marrë më 27 tetor 2011.
- ^ cite_ref-2 "Everything Is Different Now" (në anglisht).
- ^ cite_ref-3 "What Windows Phone 7 Could Have Been" (në anglisht). 25 shkurt 2010. Marrë më 5 qershor 2010.
- ^ cite_ref-MTW_Steve_4-0 "Steve Ballmer wishes Windows Mobile 7 had already launched, but they screwed up" (në anglisht). MobileTechWorld. 24 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2013. Marrë më 15 qershor 2012.
- ^ cite_ref-5 "Kopje e arkivuar" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 mars 2012. Marrë më 15 qershor 2012.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ cite_ref-6 "Windows Phone 7" (në anglisht). IDSA.org. 2011. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2013. Marrë më 15 qershor 2012.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.