Zef Simoni
Imzot Zef Simoni (Shkodër, 1 dhjetor 1928 - 21 shkurt 2009) ka qenë ndihmës-ipeshkëv i Arqipeshkvisë së Shkodrës. Ka qenë ndër të mbijetuarit e klerit katolik nga përndjekja që u bë diktatura komuniste.[1]
Jetëshkrimi
Bir i një familjeje të varfër, me shumë sakrifica iu përkushtua shkollimit dhe thirrjes për t'u bërë prift. U shugurua më 9 shkurt 1961. U arrestua më 1967 në kohën e Revolucionit Kulturor dhe shpallje së Shqipërisë shtet ateist, u burgos në Spaç. Raportoi në një simpozium ndërkombëtar në maj të vitit 2000 mbi shkallën e persekutimit, torturave dhe akteve të dhunës në Shqipëri. Ai e krahasoi kampin e burgut me kampin e përqendrimit në Mauthausen. Ai e dokumentoi periudhën e përndjekjes së klerit katolik nga viti 1944 deri më 1990 në librin Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare (1944-1990), i cili u përkthye edhe në italisht.
Më 1992 u caktua ipeshkëv titullar i ipeshkvisë së Bararus-it dhe ndihmës-ipeshkëv të Arqipeshkvisë së Shkodrës. Emërimi titullar iu dha më 25 prill 1993 nga vetë Papa Gjon Pali II. Qe ndër katër ipeshkvit e parë të periudhës pas-komuniste.[2] Më 20 janar 2004 iu lejua dorëheqja nga Papa Gjon Pali II. Ka qenë anëtar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.
Tituj veprash
- Martirizimi i Kishës Katolik Shqiptare (1944-1990), Shkodra 1993.
- La persecuzione della Chiesa cattolica in Albania dal 1944 al 1990, Shkodra, "Gjergj Fishta", 2000.
- Dritat në Errësine, Persekutimi i Kishës në Shqipni, Shkodra 1994
- Portrete Klerikësh Katolikë, Tirana 1998
Referime
- ^ cite_ref-1 Simoni, Zef (2000). La persecución de la Iglesia católica en Albania de 1944 a 1990 (në italisht). Ecclesia. Revista de cultura católica XIV. fq. 305–316.
- ^ cite_ref-2 "ALBANIEN FEIERT DAS ZEHNJÄHRIGE JUBILÄUM DES PAPSTBESUCHS" (në gjermanisht). Fidesdienst. 24 prill 2003. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2008. Marrë më 23 shkurt 2018.
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.