Zootopia
| Logoja e filmit | |
|---|---|
| Regjia | Byron Howard Rich Moore |
| Shkruar nga | Jared Bush Phil Johnston |
| Producentë | Clark Spencer |
| Në role kryesore | Ginnifer Goodwin Jason Bateman Idris Elba Jenny Slate Nate Torrence Bonnie Hunt Don Lake Tommy Chong J. K. Simmons Octavia Spencer Alan Tudyk Shakira |
| Kinematografia | Nathan Warner (layout) Brian Leach (ndriçimi) |
| Montazhi | Fabienne Rawley Jeremy Milton |
| Muzika | Michael Giacchino |
| Prodhuar nga | |
| Shpërndarë nga | Walt Disney Studios Motion Pictures |
| Premiera | 13 shkurt 2016 (Belgjikë) 3 mars 2016 (Shqipëri) 4 mars 2016 (SHBA) |
| Kohëzgjatja | 108 minuta |
| Gjuha | Anglisht |
| Buxheti | 150 milionë dollarë |
| Fitimi | 1.024 milardë dollarë |
Zootopia (i njohur si Zootropolis në Europë) është një film i animuar 3D, zhanri komedi aventurë, prodhuar nga Walt Disney Animation Studios dhe shpërndarë nga Walt Disney Studios Motion Pictures. Është filmi i 55-të i animuar nga kompania e Walt Disney, me regji të Byron Howard dhe Rich Moore.[1] Filmi pati sukses mjaft të madh në shtete të ndryshme të botës duke fituar mbi 1 miliardë dollarë, që e bën filmin e dytë me fitime më të mëdha të vitit 2016 dhe të 24-tin të të gjitha kohërave.
Përmbajtja
Në një botë të populluar nga gjitarët, një lepurushe provinciale e quajtur Judy përmbush ëndrrën e saj të fëmijërisë për tu bërë policja e parë lepur në Zootopia, një qytet urban. Filmi përshkruan partneritetin midis një lepurusheje dhe një dhelpre mashtruese gjersa ata zbulojnë një komplot që ka të bëjë me zhdukjen e qytetarëve grabitqarë brenda një metropoli gjitarësh.
Zërat
- Ginnifer Goodwin – Judy Hopps, një lepurushe europiane nga Bunnyburrow e cila sapo është punësuar në Departamentin e Policisë në Zootopia.[2] E dubluar në shqip nga Suela Xhonuzi.
- Jason Bateman – Nick Wilde, një dhelpër e kuqe mashtruese.[3]
- Idris Elba – Chief Bogo, një buall i cili është shefi i Departamentit të Policisë në Zootopia.[4]
- Jenny Slate – Dawn Bellwether, një dele shtatshkurtër e cila është ndihmës kryebashkiake në Zootopia.
- Nate Torrence – Benjamin Clawhauser, një gatopard mbipeshë që punon në Departamentin e Policisë në Zootopia.
- Bonnie Hunt – Bonnie Hopps, një lepurushe europiane, e ëma e Judy Hopps.
- Don Lake – Stu Hopps, një lepur europian, i ati i Judy Hopps dhe një fermer i njohur karrotash.
- Tommy Chong – Yax, një jak i cili është pronari i klubit Mystic Springs Oasis.
- J. K. Simmons – Leodore Lionheart, një luan i cili është kryebashkiaku i Zootopia.
- Octavia Spencer – Mrs. Otterton, një vidër amerikane, e shqetësuar për bashkëshortin e saj të humbur.
- Alan Tudyk – Duke Weaselton, një nuselalë që është i njohur për shitjen e DVD-ve të piratuara.[5]
- Shakira – Gazelle, një gazelë nga sheshi Sahara e cila është një këngëtare e njohur.[6]
Referime
- ^ cite_ref-1 http://collider.com/zootopia-rich-moore-byron-howard-interview/
- ^ cite_ref-2 http://www.hollywoodreporter.com/heat-vision/ginnifer-goodwin-joins-jason-bateman-793927
- ^ cite_ref-3 http://www.hollywoodreporter.com/heat-vision/disney-tangled-director-plot-new-451665
- ^ cite_ref-4 http://deadline.com/2015/10/zootopia-cast-idris-elba-j-k-simmons-octavia-spencer-bonnie-hunt-tommy-chong-1201594498/
- ^ cite_ref-5 http://www.cinemablend.com/new/Walt-Disney-Animation-Has-Found-Its-Own-John-Ratzenberger-Style-Good-Luck-Charm-97347.html
- ^ cite_ref-6 http://www.hollywoodreporter.com/heat-vision/shakira-joins-voice-cast-disney-815586
Lidhje të jashtme
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.