ARN

Acidi ribonukleik (ARN) është një molekulë polimerike thelbësore në role të shumta biologjike si kodimi, dekodimi, rregullimi dhe montimi i ARN-së.

Molekula strukturale e ARN(Acidi Ribonukleik). Shenjat me të kaltër janë azoti, kurse ato me të kuqe janë oksigjeni.

Në qelizë ekzistojnë disa lloje të ARN-ës, të cilat dallohen në mes tyre për nga ndërtimi dhe funksioni. Gjenden në bërthamë të qelizës në sasi të vogël e më tepër në citoplazmë. ARN-ja është e ndërtuar prej dy bazave purine: adeninës dhe guaninës, dy bazave pirimidine: citozinës dhe uracilit, prej pentozës- ribozës dhe acidit fosforik. Uracili dhe riboza janë njësi specifike strukturore të ARN-ës, të cilat nuk gjenden në ADN. Molekula e ARN-ës është e përbërë vetëm prej një vargu nukleotidesh.

Llojet e ARN-ës

Në qelizë gjenden tri lloje të ARN-ës. Molekula e secilit lloj përbëhet vetëm prej një vargu polinukleotidik.

  • ARN-ja(Acidi Ribonukleik) informative (ARNi) gjendet në ribosom. Kjo ARN i kopjon informatat gjenetike nga ADN-ja e bërthamës, prej së cilës edhe vetë sintetizohet. ARNi, e krijuar në bërthamë prej ADN-ës, kalon mandej në ribosme dhe merr pjesë direkt në sintezën e proteinave.
  • ARN-ja transportuese ose solubile (ARNt dhe ARNs) gjendet në citoplazmë të qelizës. Ka për funksion transportimin e aminoacideve prej pjesëve të ndryshme të citoplazmës në vendin e sintezës së proteinave- në ribosome. Për çdo lloj të aminoacidit ekziston një ARNt e veçantë. Meqenëse në qelizë gjenden 20 lloje aminoacidesh, atëherë ka edhe 20 lloje të ARNt.
  • ARN-ja ribosomale (ARNr) gjenden bashkë me proteinat, hyn në ndërtimin e ribosomeve, prej nga edhe e ka marrë emrin. Funksioni i saj nuk dihet.

Ndërtimi dhe llojet e ARN. Te disa viruse bimore dhe shtazore p.sh. te virusii që shkakton poliomelitin, te virusi i SID-ës, te virusi i Rausit i cili shkakton kancerin etj, materiali trashëgues është ARN, kështu që gjenet e tyre janë segmente të ARN.

ARN është produkt parësor i gjeneve, d.m.th. i ADN dhe ka strukturë të ngjashme me ADN, mirëpo për dallim ARN është molekulë lineare njëzingjirore shumë më e vogël se molekula e ADN. Në vend të dezoksiribozës ka sheqerin-ribozë si dhe në vend të timinës (T) ka bazën uracilë (U). ARN është përbërës i kromozomeve i të gjithë organizmave të gjallë, ndërsa në përqindje më të madhe gjendet në bërthamëz dhe në ribozome. ARNi-informativ perben 5% te ARN ARNt-transportus perben 10% te ARN ARNr-ribozomal perben 85% te ARN

Roli biologjik Molekula e ARN-ës është e ndërtuar vetëm prej një vargu polinukleotidik. Ka peshë molekulare më të vogël se ADN-ja. Gjendet më tepër në citoplazmë. Roli i saj biologjik është te marre pjesë direkt në procesin e sintezës së proteinave. Biosinteza e proteinave kryhet në ribosome. Pra, ribosomet janë “fabrika” të qelizave në të cilat krijohen proteinat.

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.