Google DeepMind

Google DeepMind, e quajtur fillimisht si DeepMind Technologies, është një laborator kërkimor britanik për inteligjencën artificiale që operon si një degë e Google. E themeluar në Mbretërinë e Bashkuar në 2010, ajo u ble nga Google në 2014,[1] dhe u bë një degë në pronësi të plotë të kompanisë mëmë të Google, Alphabet Inc., pas ristrukturimit të korporatës 2015 të Google. Kompania i ka zyrat qendore në Londër dhe ka qendra kërkimore në Kanada, Francë dhe Shtetet e Bashkuara.
Qëllimi i DeepMind ishte zgjidhja e problemit të inteligjencës dhe më pas të përdorte inteligjencën për të zgjidhur çdo gjë tjetër. Për këtë qëllim, kompania përdor njohuri nga fushat e neuroshkencës dhe të mësuarit makinerik së bashku me përparimet më të fundit në fuqinë kompjuterike për të ndërtuar algoritme jashtëzakonisht të fuqishme për detyra të përgjithshme që do të çojnë në krijimin e inteligjencës së përgjithshme artificiale. Si një standard vlerësimi, algoritmet testohen në lojërat kompjuterike.
Në vitin 2014, Google bleu DeepMind për 400 milionë funte, duke mbajtur stafin në objektet e tij ekzistuese në Londër.
Pas blerjes nga Google, DeepMind u dallua me një sërë arritjesh, ndër të cilat më e famshmja është aplikacioni i inteligjencës artificiale AlphaGo, i cili në vitin 2016 arriti të mposht kampionin e botës në lojën Go, Lee Sentol-in, në kohën kur konsiderohej se është shumë më e vështirë për një kompjuter të mundë njeriun kampion në Go, sesa në shah.[2] Aktivitetet e tjera të DeepMind përfshijnë ndërtimin e një makine Turing nervore, angazhimin në kërkimin e sigurisë së AI dhe punën me shërbimin shëndetësor kombëtar të Anglisë për të përmirësuar shërbimet mjekësore për sëmundjet degjenerative të syve.
Shiko edhe
Referime
- ^ cite_ref-1 Bray, Chad (27 janar 2014). "Google Acquires British Artificial Intelligence Developer". DealBook (në anglisht). Marrë më 2019-11-04.
- ^ cite_ref-2 Kohs, Greg (29 shtator 2017), AlphaGo (në anglisht), Ioannis Antonoglou, Lucas Baker, Nick Bostrom, marrë më 9 janar 2018
Content Disclaimer
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.
- The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
- There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
- It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
- Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
- Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.